Avokimi dhe diplomacia janë mjete thelbësore për fuqizimin e komuniteteve të diasporës, veçanërisht në adresimin e çështjeve shoqërore dhe sigurimin e zbatimit efektiv të legjislacionit që prek të drejtat e tyre. Germin përdorë iniciativa të ndryshme për të forcuar lidhjet midis diasporës dhe aktorëve vendorë, si OJQ-të dhe institucionet qeveritare.
Një nga projektet kryesore të Germin në kuadër të këtij programi është - Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave, e që synon të përfshijë kontributin e diasporës në politikëbërje dhe proceset e hartimit të politikave. Germin synon të avokojë për avancimin e zërave të Diasporës përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të këtij të fundit në proceset e krijimit të politikave dhe reagimeve duke përdorur teknologjitë e reja në dispozicion.
Përmes Konferencës Diaspora Flet, Germin ka krijuar një platformë unike për anëtarët e diasporës për të shprehur opinionet e tyre dhe për të kontribuar në vizionin për rolin e diasporës në dekadat e ardhshme. Kjo konferencë mbledh zëra të ndryshëm, duke nxitur dialog dhe bashkëpunim përtej kufijve.
Një tjetër projekt është - Bursat dhe Shkëmbimet rajonale për të Rinj, financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, të cilin Germin e zbatoi në partneritet me gjashtë bursistë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova, të cilët realizuan projekte kërkimore mbi tema të ndryshme që lidhen me migracionin dhe zhvillimin. Germin gjithashtu bashkëpunoi me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për të hetuar efektin e inflacionit në remitancat që vijnë nga diaspora në Kosovë.
Po ashtu, që nga viti 2017, Germin ka monitoruar zgjedhjet me fokus procesin e votimit nga diaspora dhe në vazhdimësi punon për të drejtën e votës dhe avancimin e përfaqësimit të diasporës në shtetet amë.
Përmes këtyre projekteve, Germin demonstron fuqinë e avokimit dhe diplomacisë për të nxitur ndryshime pozitive, duke angazhuar komunitetet e diasporës si qytetarë aktivë që ndikojnë si në vendet e tyre të origjinës ashtu edhe në ato të reja.
Brenda Programit
Projektet
Iniciativa që lidhin, angazhojnë dhe fuqizojnë diasporën.
Konferenca “Diaspora Flet” shërben si një platformë për të lidhur anëtarët e diasporës shqiptare me vendet e tyre të origjinës, duke i fuqizuar ata për të shprehur mendimet e tyre dhe për të formuar rolet e ardhshme. Duke bashkuar profesionistë, biznese, aktivistë dhe liderë nga më shumë se 26 shtete, konferenca pasqyron dy dekada angazhimi të diasporës dhe e parashikon kontributin e saj në të ardhmen.
Objektivi
Të forcohet lidhja mes diasporës shqiptare dhe vendeve të tyre të origjinës, duke nxitur dialogun, promovuar angazhimin dhe inkurajuar kontributet me ndikim në zhvillimin kombëtar.
Qëllimet
- Fuqizimi i anëtarëve të diasporës për të marrë pjesë aktivisht në formësimin e rolit të tyre në vendet e origjinës.
- Lehtësimi i diskutimeve mbi avokimin, diplomacinë, angazhimin ekonomik dhe transferimin e dijes.
- Ndërtimi i besimit dhe partneriteteve për të përmirësuar zhvillimin dhe investimet e udhëhoqura nga diaspora.
Edicionet e Diaspora Flet janë organizuar në partneritet me Global Albanians Foundation dhe mbështetur nga kontributet e palëve të ndryshme të interesuara.
Organizatashqiptare.org është një platformë interaktive dhe një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse që lidh organizatat, shoqatat dhe grupet shqiptare formale dhe informale në mbarë botën. Me 270 entitete të regjistruara nga 30 shtete, platforma nxit bashkëpunimin dhe dukshmërinë brenda komunitetit global shqiptar.
Qëllimet
- Të krijohet një rrjet online për organizatat dhe shoqatat shqiptare në mbarë botën.
- Të promovohen ngjarje, lajme dhe botime nga këto organizata brenda rrjetit.
- Të ofrohet një hartë interaktive të organizatave sipas shteteve dhe qyteteve për qasje dhe angazhim të lehtë.
Në prill 2022, GERMIN u bashkua me Western Balkans Fund në kuadër të programit IPA të BE-së për të zbatuar projektin "Përforcimi i Bashkëpunimit Rajonal të Hulumtuesve të Rinj në Migracion dhe Zhvillim."
Kjo iniciativë kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal duke ofruar hulumtuesve të rinj qasje në infrastrukturat e kërkimit të think tank-eve për migracionin, të dhënat dhe mentorimin nga GERMIN dhe partnerët në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Objektivat
- Të nxisë bashkëpunimin rajonal mes hulumtuesve të rinj.
- Të ofrojë mentorim dhe qasje në infrastrukturat e kërkimit.
- Të inkurajojë shkëmbimin e ideve dhe gjetjeve mbi migracionin dhe zhvillimin.
Financuar nga: Western Balkans Fund (të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes IPA).
Për Shqipërinë dhe Kosovën, angazhimi i diasporës në proceset politike shërben si një urë thelbësore për të ruajtur lidhjet me qytetarët jashtë vendit. Për anëtarët e diasporës, votimi forcon ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe identitetin etnik.
Në mes të formave të ndryshme të angazhimit, pjesëmarrja politike është një nga mënyrat më me ndikim për diasporën për të kontribuar në vendin e tyre të origjinës. Ofrimi i mundësive për votimin e diasporës jo vetëm që amplifikon zërin e saj, por gjithashtu pasqyron angazhimin e Shtetit për barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht vendndodhjes së tyre.
Qëllimet
- Të rritet pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e Kosovës duke përmirësuar aksesin dhe proceset për votuesit jashtë shtetit.
- Të mbështeten reformat zgjedhore në Shqipëri për të mundësuar votimin e anëtarëve të diasporës në zgjedhjet kombëtare.
- Të informohen anëtarët e diasporës për të drejtat dhe mundësitë e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje.
- Të avokohet për përfaqësim më të madh të diasporës në proceset e hartimit të politikave.
KosovoDiaspora.org (KD) është një platformë dinamike digjitale për angazhim dhe diplomaci që lidh Kosovën me botën dhe e kthen botën te kosovarët. Duke shfrytëzuar mediat sociale dhe ato online, KD evidenton dhe feston arritjet e individëve, grupeve dhe organizatave të lidhura me Kosovën, duke ushqyer lidhjet ndërmjet Kosovës dhe komunitetit të saj diasporik.
Platforma e njeh diasporën si një pasuri të rëndësishme për Kosovën. Jetues në mërgim, anëtarët e diasporës kanë pasionin, resurset financiare, rrjetet e gjera dhe një kuptim unik të kulturës së Kosovës dhe të kulturave të shteteve pritëse. Ky perspektivë dyfishe i pozicionon ata si ambasadorë natyralë, duke fosteruar marrëdhënie dhe promovuar Kosovën globalisht.
E themeluar në vitin 2012 si një iniciativë jo-qeveritare dhe të pavarur, KD ka buruar nga studimi “Beyond Remittances: Public Diplomacy and Kosovo’s Diaspora” i themeluesve të saj, Behar Xharrës dhe Martin Waehlisch.
Qëllimet
- Të prezantojë dhe festojë arritjet e individëve, grupeve dhe organizatave të lidhura me Kosovën.
- Të prezantojë këto arritje si modele dhe ambasadorë të Kosovës jashtë shtetit.
- Të forcojë lidhjet ndërmjet diasporës dhe Kosovës duke bashkëpunuar me komunitetet e diasporës, agjencitë qeveritare dhe jo-qeveritare, entitetet private dhe individët.
- Të përmirësojë imazhin global të Kosovës përmes partneriteteve strategjike dhe tregimit të ndikimit të arritjeve.
Në bashkëpunim me UNDP, GERMIN realizoi një hulumtim për të shqyrtuar ndikimin e inflacionit dhe luftës në Ukrainë mbi flukset e dërgesave nga diaspora e Kosovës.
Ky studim ishte në përputhje me misionin e GERMIN-it për të përdorur të dhëna empirike dhe analizë shkencore për një kuptim të thelluar të sfidave që lidhen me diasporën.
Iniciativa SDDR lehtëson bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe komuniteteve të diasporës përmes teknologjive moderne dhe avokimit të përbashkët. Duke krijuar platforma për komunikim dy-kahor, GERMIN ka forcuar angazhimin e diasporës në politikat publike, me fokus në të drejtat e votimit, reformat administrative dhe përfshirjen sociale. Iniciativa ka fuqizuar komunitetet e diasporës për të ndikuar në politikat kombëtare dhe ka siguruar përfaqësimin e zërit të tyre në proceset e vendimmarrjes.
Objektivat:
• Të përmirësohen të drejtat sociale dhe politike të anëtarëve të diasporës në Kosovë.
• Të forcohet përfaqësimi i diasporës në hartimin e politikave.
• Të përmirësohen procedurat e votimit, si mundësimi i votimit në ambasada dhe konsullata dhe dërgimi i votave përmes postës direkte në ambasadat e shtetit.
• Të thjeshtohen procedurat burokratike për anëtarët e diasporës.
• Të avokohet për heqjen e taksës "Green Card" për automjetet që hyjnë në Kosovë.
Aktivitete Kryesore:
Grupet e Fokusit (2016–2017): U realizuan dhjetë grupe fokusi në qendrat kryesore të diasporës (p.sh., Lozanë, Oslo, Vjenë, Nju Jork) për të identifikuar nevojat e diasporës dhe mundësitë për kontributet e saj.
Konferenca Diaspora Flet (2018): U organizua një konferencë katërditore me 150 pjesëmarrës nga 24 shtete për të fosteruar dialogun ndërmjet diasporës dhe institucioneve.
Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet (2019): U kontribua në një grup punues parlamentar për rishikimin e ligjeve zgjedhore, duke përfshirë reagimet e diasporës nga konferencat e mëparshme.
Grupi i Punës të Diasporës: Propozoi ndryshime kyçe në ligjet e votimit, si regjistrimi i votuesve përmes emailit dhe votimi në ambasada, shumë prej të cilave u miratuan në legjislacionin e mëvonshëm.
Arritjet Kryesore:
• U krijua një rrjet me mbi 250 organizata të diasporës dhe 25,000 anëtarë të komunitetit.
• U avokua për implementimin e sistemit të regjistrimit të votuesve përmes emailit, i përdorur për herë të parë në vitin 2017.
• U bene ndryshime politike që thjeshtuan proceset e votimit për diasporën dhe përmirësuan efikasitetin administrativ.
• U përmirësua përfaqësimi i diasporës në diskutimet publike dhe politikat e Kosovës.
Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë
Menaxhuar nga: Fondi për Shoqërinë Civile të Kosovës (KCSF)
Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Si duhet të votoni me postë nga Diaspora për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë?
Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë duhet të dërgojnë fletëvotimet në kutitë postare të KQZ-së në Kosovë ose jashtë saj, duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:
𝐇𝐚𝐩𝐢 𝟏: 𝐏𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 - e gjeni këtu.
1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik. Listën me emrat dhe numrat e kandidatëve e gjeni këtu.
3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:
Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
Mos shkruani asgjë mbi zarf!
𝐇𝐚𝐩𝐢 𝟐: 𝐃𝐞̈𝐫𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧
1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
2. Brenda zarfit të dytë, vendosni: ✉️📩
Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
Dëftesën e regjistrimit.
3. Mbi zarfin e dytë:
Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së - adresat e kutive postare të KQZ-së i gjeni ketu.
Vendosni një pullë postare.
4. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.
📍 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬! 𝐐𝐞̈ 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐥𝐞𝐟𝐬𝐡𝐞̈𝐦:
Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.
ℹ️ Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.
Date: 09/01/2025
0 Views
Përmbledhje nga Procesi i Regjistrimit të Votuesve nga Diaspora
Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka organizuar procesin e regjistrimit të votuesve nga diaspora, të cilët do të kenë mundësinë të votojnë në Kosovë për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Ky proces synon të përfshijë një numër të madh qytetarësh që jetojnë jashtë vendit, duke u ofruar atyre metoda të ndryshme për të shprehur të drejtën e tyre për të votuar, si dërgimi i votës me postë apo pjesëmarrja fizike në misionet diplomatike. Pritet që ky angazhim të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të diasporës në procesin zgjedhor.
Gjatë procesit të ardhshëm zgjedhor ne Kosovë, pritet të votojne gjithsej 104,924 votues, të cilët do të përdorin metoda të ndryshme për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Pjesa më e madhe e votuesve, 67,421, do të dërgojnë votat e tyre me postë në kutitë postare jashtë Kosovës. Ndërkohë, 17,104 votues pritet të dërgojnë votat me postë në kutitë postare në Kosovë, dhe 20,399 votues do të votojnë fizikisht në misionet diplomatike. Këto shifra të parashikuara pasqyrojnë përkushtimin e diasporës për t'u angazhuar në procesin zgjedhor, duke përdorur mundësitë dhe kanalet që u përshtaten më së miri.
Shtetet që prijnë me numrin më të lartë të të regjistruarve nga Diaspora:
Gjermania kryeson me numrin më të madh të votuesve të regjistruar, 44,774, që përfaqësojnë rreth 42.7% të numrit total të votuesve nga diaspora. Kjo tregon praninë e fortë të diasporës kosovare në Gjermani dhe përfshirjen e tyre aktive në procesin e votimit.
Zvicra ndjek me 27,248 votues të regjistruar (25.9%), duke dëshmuar gjithashtu përfshirjen e madhe të kosovarëve që jetojnë atje.
Franca, Suedia, Austria, dhe Italia radhiten më tej, me numra që variojnë nga 3,810 deri në 4,629, duke përbërë së bashku rreth 16.2% të totalit.
Përfaqësimi në Kontinente:
Evropa dominon, duke përfshirë shumicën e votuesve që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Francë dhe vende fqinje si Austria, Italia, dhe shtetet nordike.
Amerika kontribuon dukshëm, me 2,509 votues, dhe 1,045 në Kanada.
Rajone të tjera, si Australia (145 votues), Emiratet e Bashkuara Arabe (22 votues), dhe disa vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, tregojnë përfaqësim më të vogël, por të larmishëm.
Trendet sipas rajoneve:
Evropa Perëndimore ka përqendrimin më të lartë të votuesve, ku shtete si Gjermania, Zvicra dhe Austria udhëheqin.
Shtetet Skandinave (Suedi, Norvegji, Danimarkë) kontribuojnë mbi 5,000 votues, duke reflektuar përfshirjen aktive të diasporës në Evropën Veriore.
Evropa Juglindore, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, tregon përfshirje mesatare.
Edhe pse shumica e votuesve janë të përqendruar në shtete evropiane dhe Amerikën e Veriut, ka dëshmi të përfshirjes globale, me votues të regjistruar deri në Kazakistan (19 votues), Zelanda e Re (10 votues), dhe Sudani Jugor (7 votues).
Të dhënat tregojnë se diaspora kosovare luan një rol thelbësor në procesin zgjedhor, veçanërisht në shtete si Gjermania dhe Zvicra, që së bashku përbëjnë gati 70% të totalit të votuesve të regjistruar. Ky angazhim i fuqishëm nënvizon rëndësinë e diasporës në formësimin e proceseve demokratike të Kosovës dhe nevojën për të vazhduar qasjen dhe lehtësimin e mekanizmave të votimit për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
Të dhënat janë marrë nga Lista e Votuesve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Date: 06/01/2025
0 Views
Përmbledhje Infografike e Diaspora Flet 2020
Ky raport është një përmbledhje e diskutimeve dhe punës së konferencës Diaspora Flet 2020, e cila u organizua nga GERMIN nga 19 deri më 21 nëntor 2020 në mënyrë virtuale. Në shenjë vlerësimi për punën e përbashkët me anëtarët e diasporës, GERMIN organizoi këtë konferencë pune për të krijuar një hapësirë ku pjesëmarrësit e diasporës të lidhen dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt, përmes diskutimeve mbi tema të ndryshme me folës shqiptarë dhe të huaj, në riformësimin e marrëdhënieve të atdheut me diasporën.
Date: 24/12/2024
0 Views
Infografikë lidhur me gjetjet kryesore nga raporti “Remitancat në Kosovë: Shuma të mëdha, diskutim i vogël”
GERMIN ka realizuar një raport me titullin “Remitancat në Kosovë: Shuma të mëdha, diskutim i vogël”.
Gjetjet kryesore të këtij raporti mund t’i shihni në këtë infografikë