fbpx
Shtator 15, 2021

Qysh me votu nga Diaspora: Zgjedhjet Lokale 2021 – Kosovë

Nga Germin-5381 Shikime-Asnjë koment

Periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet lokale 2021 në Kosovë fillon me 15 Shtator dhe përfundon me 15 Tetor 2021.

Pasi të pranoni konfirmimin se aplikacioni juaj për regjistrim për të votuar përmes postës është aprovuar, ju duhet të përgatitni pakon me fletëvotime dhe të dërgoni atë me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:

Hapi 1 – Shkarko fletëvotimin

Nga faqja zyrtare e KQZ-së ju duhet të sharkoni fletëvotimin nga vegëzat (linqet e mëposhtme), të cilin duhet ta printoni.

Hapi 2 – Plotëso fletëvotimin

Në Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe Kuvende Komunale , ju duhet të votoni si në vijim:

a) Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

b) Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë së subjektit që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Hapi 3 – Vendos fletëvotimin në zarfin e pashënuar

–  Fletëvotimet e plotësuara vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.

–  Zarfin me fletëvotime dhe një kopje të dokumentit identifikues, vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet ta shkruani adresën e KQZ-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

–  Dhe kjo zarfë mundet të bashkohet me zarfat tjera të anëtarëve të familjes së ngushtë dhe të vendosen në një zarfë postar të përbashkët, sipas udhëzimeve më lartë.

Hapi 4 –  Vendos zarfin e pashënuar në zarfin që përmbanë adresën e KQZ-së

Vendosni zarfin e pashënuar në një zarf që duhet të përmbajë  adresën e KQZ-së. Përveq zarfit të pashënuar, në zarf vendosni edhe një kopje të dokumentit tuaj valid të identifikimit.

Zarfat e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numrimit dhe Rezultateve. Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajën fletëvotimin ose fletëvotimet mbrenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfat e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.   

Hapi 5 – Dërgoni zarfin me postë brenda afatit (duhet të arrijë deri me 15 tetor)
Adresa:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

Mëso: Procedurën e votimit përmes postës dhe votoni për komunën tuaj ⬇️