fbpx
Dhjetor 21, 2021

Remittances: a discussion with Kosovar Diaspora in the USA

Nga Germin-1357 Shikime-Asnjë koment

On the occasion of the International Migrants Day, we organizes a virtual discussion with the Kosovar Diaspora in the United States of America.

Të hënën, me 20 dhjetor 2021, GERMIN organizoi ligjëratën e fundit të këtij cikli me diasporën kosovare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të projektit Greenback 2.0. Ky takim realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore, SECO dhe BQK.

Ky bashkëbisedim u fokusua në remitancat dhe rolin e tyre, si dhe rolin dhe rëndësinë e vetë diasporës kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, ky bashkëbisedim shërbeu si udhërrëfyes mbi atë se si ky komunitet mund të ndikojë në zhvillimin e vendit të tyre amë.

Diskutimi nisi me Edlira Dashin e cila ofroi një hyrje të shkurtër dhe një prezantim të projektit dhe panelistëve.

Në vijim, Lirim Krasniqi, bashkë-drejtor i GERMIN po ashtu prezantoi më në detaje mbi komunitetin e diasporës dhe rolin e diasporës në zhvillimin e vendit amë. Ai foli për statistiska që lidhen me remitancat në baza vjetore dhe se sia to ndihmojnë në mirëmbajtjen e paqes shoqërore në Kosovë. Sidoqoftë, ai theksoi se remitancat kanë nevojë të studiohen tutje dhe të diskutohet më tepër si mënyrë për eksplorimin e remitancave individuale dhe kolektive, përdorimin e tyre e të tjera. Kësisoji, ai theksoi se së bashku mund të gjejmë forma të tjera të transferit të parave, kanalizimit të remitancave në vendin amë e të tjera.

në më të mëdha se shuma e buxhetit vjetor të Kosovës. Po ashtu ai tregoi edhe mbi trendet ekonomike në Kosovë dhe theksoi që remitancat përfshijnë vetëm ato remitanca që vijnë përmes agjencive të transaksioneve. Ai theksoi se ky fakt tregon që format informale të dërgimit të remitancave janë ende të theksuara në mesin e komunitetit të diasporës. Më tutje, Z. Kiçmari ofroi të dhëna që lidhen edhe me pandeminë COVID-19 dhe efektin që pandemia pati mbi remitencat dhe trendet e zakonshme.

Kaltrina Temaj, analiste e hulumtimeve ekonomike në fjalën e saj u fokusua në sfidat dhe mundësitë që komuniteti i diasporës së Kosovës në Amerikë ka. Ajo përvec që prezantoi të dhëna të kombinuara nga hulumtime të ndryshme, përfshiu edhe eksperiencat e saja personale si pjesë e këtij komuniteti, gjë që e bëri këtë diskutim edhe më të vlefshëm. Zn. Temaj theksoi se digjitalizimi dhe kohëzgjatja e dërgesës së mjeteve janë disa nga sfidat kryesore që komuniteti i diasporës ka kur flitet për dërgimin e remitencave, gjë që dërgon në gjetjen e formave informale për dërgimin e parave. Zn. Temaj po ashtu përmendi edhe rëndësinë e gjetjes së alternativave të tjera për angazhimin e diasporës përtej remitencave. Ajo theksoi se struktura e komunitetit të diasporës, duke përfshirë këtu edhe komunitetit në ShBA, tregon se kemi një diasporë të mirë edukuar dhe me përvoja të ndryshme që kanë vullnet të kontribuojnë.

Safet Gërxhaliu, ish-drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës po ashtu integroi eksperiencën e tij si ish anëtar i diasporës bashkë me përgatitjen e tij profesionale dhe ekspertizën lidhur me aspektin financiar të diasporës. Ai theksoi sikurse folësit e tjerë se diaspora kosovare ka përgatitje të lartë akademike dhe profesionale dhe posedon një dije të madhe që mund të ndikojë shumë në zhvillimin e vendit amë. Z. Gërxhaliu më tutje përmendi se Kosova duhet të ketë një strategji specifike që parasheh se si diaspora mund të kontribuojë në vendin amë dhe remitencat mund të kthehen në investime.

Diskutimit më tutje i’u bashkangjitën edhe shumë pjesëtarë të tjerë nga komuniteti i diapsorës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët ndanë eksperiencat e tyre lidhur me temën, shtruan pyetje për panelistët lidhur me remitencat, investimet, mundësitë për bashkëpunim dhe shfaqën një vullnet shumë të lartë për të kontribuar në forma të ndryshme.