fbpx
Nëntor 11, 2021

Remittances: A Footprint for Development – Kosovo Diaspora in Germany

Nga Germin-1522 Shikime-Asnjë koment

Bashkëbisedim me diasporën kosovare në Gjermani

 

Të mërkurën, me 10 nëntor 2021, GERMIN organizoi ligjëratën e parë me diasporën kosovare nga Gjermania në kuadër të projektit Greenback 2.0. Ky takim është pjese e një serie aktivitetesh në kuadër të projektit Greenback 2.0, nga Banka Botërore në bashkëpunim me Bankën Qëndrore te Republikës së Kosovës (BQK) dhe financim të Sekretariatit Zviceran për Cështjet Ekonomike (SECO).

Ligjërata e fokusuar mbi remitancat dhe që shërbej si një llojë udhërrëfyesi për zhvillim me qëllim që të shohim rolin dhe rëndësinë e Diasporës kosovare në Gjermani drejt vendit të tyre amë.

Ligjërata filloi nga z.Lirim Krasniqi me një hyrje të shkurtër të temës, projektit dhe panelistëve, si dhe me një sqarim të shkurtër të remitancave.

Eksperti i financave, z. Rafet Bojaj, foli për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre aseteve dhe rëndësinë e tyre në ekonominë e Kosovës. Z. Bojaj poashtu shpjegoji se si teknologjia mund të zvogëlojë koston e dërgimit të remitancave. Ai përmendi Open Banking, i cili në thelb ju ndihmon të lëvizni, menaxhoni dhe fitoni më shumë nga paratë tuaja. Një tjetër opsion që ai prezantoi ishte Blockchain, i cili mund të përdoret për të krijuar një sistem të përhershëm, publik, transparent për përpilimin e të dhënave mbi shitjet, ndjekjen e përdorimit dixhital dhe pagesat dixhitale.

Në mbështetje të Rafetit, eksperti dhe politiologu nga Gjermania z. Deli Balidemaj u pajtua mbi disa kategorizime të bëra nga z. Bojaj si dhe potencoi se remitancat janë të ardhurat më të mëdha ekonomike për Kosovën, por këto të ardhura pothuajse janë varfëruar duke pasur parasysh se Kosova mbështetet shumë në import. Z. Balidemaj sugjeroi krijimin e një strategjie të përgjithshme lidhur me situatën ekonomike në Kosovë dhe mënyrën se si po trajtohet ajo. Që kjo strategji të funksionojë, duhet të ketë një lloj garancie nga Banka Qendrore e Kosovës.

Bejtush Kiçmari, pjestar dhe ekspert i financave në Bankën Qendrore të Kosovës, ndau shumë statistika se si paratë e diasporës që shpenzohen në Kosovë në vit, janë më të mëdha se shuma e buxhetit vjetor të Kosovës. Po ashtu ai tregoi edhe mbi trendet ekonomike në Kosovë.

Këto informata dhe statistika të paraqitura nxitën një diskutim dhe pyetje nga audienca, me që rast tregoi shumë mbi interesin lidhur me temën, dhe ku u rekomanduan shumë sygjerime për zgjidhjen e problemeve të mundëshme lidhur me krijimin e politikave për kanalizimin e remitnacave që mundësojnë zhvillim.