Avokimi & Diplomacia
Roli i Diasporës së Kosovës në Hulumtime dhe Transferimin e Njohurive
Date: 25/01/2025
0 Views

Me një komunitet të gjerë profesionistësh dhe akademikësh të vendosur në qendrat universitare më të rëndësishme globale të kërkimit, si dhe Startups dhe Spin-offs të sukseshme  diaspora ka potencial për të ndihmuar në përballimin e sfidave që lidhen me kapacitetet e kufizuara kërkimore dhe mungesën e infrastrukturës moderne në Kosovë (Harnessing the Potential of the Kosovar Diaspora’s Economic Contributions/GERMIN)  Ekspertiza ndërkombëtare e diasporës ofron mundësi të shkëlqyera për transferimin e njohurive dhe teknologjive bashkëkohore, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe integrimin e tij në rrjetet globale të inovacionit nepërmjet projekteve të përbashkëta, duke krijuar vende pune dhe kapacitete të reja shkencore dhe duke krijuar nje ekosistem afatgjatë për transferimin e njohurive dhe integrimin e teknologjive inovative.

 

Përfshirja e diasporës në projekte kërkimore jo vetëm që ndihmon në rritjen e cilësisë së hulumtimeve vendase, por gjithashtu krijon mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar mes qendrave universitare ose ekspertëve të huaj me ato vendase dhe mobilizimin e fondeve deri në nivel ndërkombëtare (p.sh. Horizon Europe 2030), metej edhe akumulimi i Venture Capital për të mundesuar inovacionin në vend dhe me tej investime të reja.  Pra këtu Kosova mund të përfitoj në zhvillimin ekonomik përmes financimit të projekteve në teknologji, energji të gjelbër, transformim digjital dhe ndërmarrësi inovative. Përvoja e vendeve të tjera si Armenia, Izraeli etj.,  tregon se angazhimi strategjik i diasporës sjell përfitime të shumanshme, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror. Për Kosovën, kjo qasje është jetike për të kapërcyer hendekun mes aspiratave të saj akademike dhe realitetit të kufizimeve ekzistuese.

 

Për Kosovën, angazhimi i diasporës ose ndërmjetësimi i kontakteve në kërkime dhe transferimin e njohurive është jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit akademik dhe shkencor. Diaspora e Kosovës ka një potencial të madh për të ndihmuar në përmirësimin e kapaciteteve kërkimore të vendit dhe promovimin e ngritjes së një ekosistemi për realizimin e projekteve hulumtuese dhe zhvillimore (Research & Development), duke sjellë përvojën dhe njohuritë ndërkombëtare, përfshirë mundësinë për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për të rritur aksesin në burime financiare dhe kërkimore në nivel nacional dhe ndërkombetar deri në themelimin e Startups të reja në Kosovë. Ky angazhim mund të ndihmojë Kosovën të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të forcojë lidhjet e saj me rrjetet globale të hulumtimit, me rrjetet e biznesit duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor.

 

Përveç kësaj, hulumtimet dhe inovacionet që vijnë nga diaspora p.sh njw programi “Diaspora na mëson” program ky, i iniciuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me IOM dhe Associazione Italiana Coltivatori, ofrohet për fermerët shqiptarë asistencë dhe njohuri mbi kultivimin e produkteve bujqësore, duke përfshirë kultivimin e shegës (Diaspora na meson – IOM). Pra hulumtime tw tilla mund të ndihmojnë në adresimin e disa prej sfidave kryesore për një zhvillim të qëndrueshëm me të cilat përballet Kosova, si mangësitë në infrastrukturë kërkimore dhe mungesa e kapaciteteve për zhvillimin e teknologjive të reja. Angazhimi i diasporës në këto fusha mund të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në tregjet ndërkombëtare dhe përmirësimin e imazhit të tij si një vend të angazhuar për zhvillimin e teknologjive dhe njohurive me një markë të saj “Made in Kosova”.

 

Hapat që duhen ndërmarrë nga Institucionet e Kosovës për të krijuar një ekosistem te qendrueshem

 

1. Ngritja e fondeve institucionale për fusha të caktuara në Research & Development dhe krijimi i një platforme kombëtare për angazhimin e diasporës
Institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një platformë të centralizuar që mundëson bashkëpunimin mes akademikëve dhe kërkuesve të rinj në Kosovë dhe ekspertëve të diasporës nga qendrat universitare, Startups etj. ku ato janë të angazhuar. Kjo mund të përfshijë mundësi për mentorim, zhvillim të projekteve të përbashkëta në fusha të caktuara me rëndësi strategjike dhe krijimin e mundësive për pjesëmarrje në grante nacionale dhe ndërkombëtare deri në nivel europian (p.sh. Horizon Europe).

 

2. Mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore
Institucionet shtetërore duhet të ofrojnë mbështetje financiare dhe administrative për projekte vendase që krijojn një ekosistem më të volitshëm për  kërkimin akademik në Kosovë duke ngritur fonde/programe institucionale për kërkim dhe zhvillim në fusha të caktuara me peshë strategjike (p.sh. ICT). Kjo përfshin lehtësimin e mundësive për përfshirje të kërkuesve nga diaspora në studime të përbashkëta dhe mundësi për aplikimin për fonde ndërkombëtare dhe ngritjen e kapaciteteve shkencore ne vend.

 

3. Nxitja e partneriteteve ndërkombëtare dhe programeve të shkëmbimit akademik
Institucionet akademike dhe kërkimore në Kosovë, si dhe korpusi diplomatik duhet të inkurajojnë bashkëpunimin me universitete dhe institute kërkimore ndërkombëtare, përmes shkëmbimeve akademike dhe pjesëmarrjes në projekte të veçanta me rendesi strategjike , që mund të sjellin financime dhe mundësi të reja për zhvillimin e hulumtimeve në vend.

 

Disa prej këtyre hapave të lartpërmendura jane zbatuar edhe nga Organizata GERMIN e konkretisht përmes programeve: Angazhimi i Profesionistëve nga Diasporai cili organizon aktivitete ku profesionistët nga diaspora mund të bashkëpunojnë me kolegët e Kosovës për të zhvilluar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mundësive ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit. Ky program ka si synim angazhimin e profesionistëve të diasporës në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin dhe teknologjinë, me qëllim që ata të kontribuojnë me ekspertizën dhe rrjetet e tyre për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vend​.

 

Përveç kësaj, Germin ka organizuar Diaspora Flet Conference, një ngjarje e cila i ofron diasporës një platformë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me vendin e origjinës, si dhe për të identifikuar mundësi të reja për zhvillimin profesional dhe për transferimin e njohurive dhe burimeve nga diaspora drejt Kosovës​.

 

Këto iniciativa janë një hap i rëndësishëm për të fuqizuar ndikimin e diasporës në zhvillimin e Kosovës, duke ofruar mundësi për angazhimin dhe bashkëpunimin e profesionistëve të diasporës në zhvillimin e projekteve që nxisin rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë.

 

Konkluzion

 

Roli i diasporës së Kosovës është vendimtar në avancimin e kërkimit shkencor dhe transferimin e njohurive, duke krijuar një urë të fuqishme mes Kosovës dhe rrjeteve globale të inovacionit (Qarkullimi i Trurit, Rinia dhe Diaspora). Angazhimi i saj ofron mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor, duke ndihmuar në kapërcimin e sfidave si mungesa e infrastrukturës dhe kapaciteteve kërkimore vendase. Përfshirja strategjike e diasporës mundëson transferimin e ekspertizës ndërkombëtare, përmirësimin e cilësisë së hulumtimeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Institucionet e Kosovës luajnë një rol kyç në krijimin e një ekosistemi duke ngritur fonde/programe institurcionale për fusha të caktuara të nivelit Research & Development deri mundesine e komercializimit te produkteve te vecanta, njëplatforme të centralizuar për të lehtësuar bashkëpunimin mes akademikëve dhe profesionistëve por edhe qendrave shkencore dhe universitare, StartUps ku vepron diaspora, përmes mentorimit, projekteve të përbashkëta dhe qasjes në financime ndërkombëtare. Iniciativa si programet e organizatës GERMIN si konferenca “Diaspora Flet”, Angazhimi i Profesionistëve dhe OriginAL ofrojnë modele konkrete për angazhimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës, duke forcuar lidhjet e saj me vendin e origjinës dhe duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit. Këto përpjekje janë jetike për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të begatë për Kosovën.

 

Kjo analizë u realizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e kësaj analize është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
News
IBAS: Nga Një Ide Inovative në Një Lider të Tregut Financiar
Kur Gazmend Selmani nisi rrugëtimin për të themeluar IBAS, ai kishte një vizion të qartë: të krijojë një institucion financiar që jo vetëm do të modernizonte shërbimet e pagesave dhe investimeve, por do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit dhe bizneset i menaxhojnë financat e tyre. Si nevojë e kohës, duke parë boshllëqet në treg dhe potencialin e madh për inovacion, ai dhe ekipi i tij ndërtuan një platformë që sot ka rritjen më të madhe dhe të qëndrueshme në tregun e fintech.   IBAS SI ZGJIDHJE E NEVOJAVE TË TREGUT   Në një kohë kur tregu financiar në Kosovë kishte mungesë të zgjidhjeve digjitale të avancuara, IBAS u krijua për të ofruar një platformë gjithëpërfshirëse që i shërben individëve dhe bizneseve. Me shërbime që përfshijnë pagesat, transferet e parasë, kreditë, mbitërheqjet dhe modelin inovativ “Buy Now, Pay Later”, IBAS është platforma me ofertën më të llojllojshme në treg. Për më tepër, ofrimi i këshillimit për investime në instrumente financiare në tregjet e rregulluara e bën atë një opsion unik jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.   Megjithatë, sfidat e shumta për një institucion të tillë ekipi i IBAS i shndërruan në pasion për t’i zgjidhur shpejtë e me lehtësi.    NGA RRITJA LOKALE TEK AMBICIET NDËRKOMBËTARE   Në pak vite, IBAS u bë institucioni i parë i parasë elektronike në Kosovë dhe arriti të fitojë mbi 40,000 klientë në Kosovë. Përmes një kombinimi të teknologjisë së avancuar dhe përkushtimit ndaj shërbimit ndaj klientit, IBAS kontribuon në ekosistemin financiar me një qasje që i jep përdoruesve fleksibilitet dhe siguri.   Performanca e IBAS është mbresëlënëse: me një rritje mesatare të të ardhurave prej mbi 138% gjatë tre viteve të fundit, kompania ka tejkaluar shumë institucione financiare të ngjashme, madje edhe disa që vlerësohen në miliarda dollarë (Revolut, Monzo, Starling, N26, Klarna, etj.) duke shënuar rritje të jashtëzakonshme të vlerës, deri në mbi 400 herë më shumë se investimi i tyre fillestar. Rritja eksponenciale e IBAS, sidomos duke pasur parasysh fillimet në një treg relativisht të vogël, paraqet mundësi të jashtëzakonshme për investitorë.    Për këta të fundit, IBAS ka shkuar një hap më tej në krijimin e një lehtësie ligjore, duke u themeluar IBAS në Mbretërinë e Bashkuar, një nga vendet me infrastrukturën më të avancuar në botë në tregjet financiare.    ÇFARË PRITET NË VAZHDIM NGA IBAS?   Për të adresuar këtë kërkesë dhe për të zgjeruar më tej operacionet, IBAS vendosi të hapte një cikël fillestar investimesh përmes CrowdCube, platforma e njohur dhe e licencuar për investime në Mbretërinë e Bashkuar.    Fillimisht, IBAS synoi të siguronte 1 milion euro, por brenda një kohe të shkurtër, pa e publikuar thirrjen finale, arriti të mbyllë 61% të kësaj shume. Për shkak të interesit të lartë të publikut, kompania vendosi të rrisë shumën e synuar në 1.25 milion euro. Me këto fonde, IBAS planifikon të zgjerojë aktivitetet në Kosovë dhe të përgatitet për serinë A të investimeve, ku vlera e investimeve do të jetë dukshëm më e lartë. Objektivi kryesor është hyrja në tregun evropian (EEA) dhe përgatitja për IPO në bursën e Londrës ose Nasdaq.    HISTORI SUKSESI: NGA KLIENTËT TEK INVESTITORËT   Një nga treguesit më të mirë të suksesit të IBAS është ndikimi që ka pasur tek klientët dhe investitorët. IBAS filloi si një vizion në letër, por investitorët e hershëm besuan ne te dhe e trajtuan si një mundësi të sigurt për sukses. Tani, të gjithë investitorët aktualë shohin rritje të vazhdueshme të vlerës së kapitalit të tyre, një trend që me shumë gjasë do përcillet nga viti në vit. Grafikonët e performancës së IBAS vazhdojnë të jenë në rritje, duke e vendosur kompaninë në një pozicion të fortë për të arritur objektivat e saj të mëdha.    Një moment kyç për IBAS ka qenë konsolidimi i reputacionit si një institucion financiar inovativ dhe i besueshëm. Duke ofruar zgjidhje të personalizuara për nevojat e klientëve dhe duke siguruar që çdo shërbim të jetë transparent dhe i mbrojtur nga rregulloret ndërkombëtare, IBAS ka krijuar një bazë solide për suksesin e radhës.   IBAS nuk e sheh suksesin vetëm në terma të rritjes financiare, por edhe në ndikimin e tij në industrinë financiare, respekitivisht sektorin e FinTech. Pas këtij cikli fillestar të investimeve, kompania do të fokusohet në:   Zgjerimin e shërbimeve në tregun kosovar, duke forcuar pozicionin e tij si lider në këtë industri. Përgatitjen për serinë A të investimeve, që do të sigurojë kapital shtesë për zgjerim në tregjet ndërkombëtare. Rritjen e numrit të klientëve dhe profitabilitetit, për të garantuar IPO të suksesshme në Londër ose Nasdaq.   NJË MODEL PËR SUKSESIN NË FINTECH   Historia e IBAS është një dëshmi e fuqisë së vizionit, inovacionit dhe menaxhimit të duhur. Siç thekson vetë Gazmend Selmani: “IBAS është i përkushtuar të sigurojë që grafiku i kthimit të investimeve të ndjekë të njëjtën trajektore siç është ai i rritjes së të hyrave, duke u krahasuar me standardet e vendosura nga liderët e industrisë si Revolut, Monzo, Starling, N26 dhe Klarna.”    IBAS ka dëshmuar se, me strategjinë dhe përkushtimin e duhur, çdo synim mund të arrihet. Me hapa të qartë drejt zgjerimit dhe një plan të mirëpërcaktuar për listim në bursë, IBAS po ndërton të ardhmen e tij si një emër i fuqishëm në industrinë globale të FinTech.
Date: 27/03/2025
0 Views