Blerta ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka punuar në disa projekte në organizata joqeveritare ku ka fituar përvojë profesionale në komunikim, në fushën e drejtësisë dhe të drejtave te njeriut. Ajo me shumë pasion punon drejt projektve të cilat mund të sjellin ndryshim pozitiv në shoqëri.
Duke ditur rëndësinë që ka komuniteti i diasporës në zhvillimin e Kosovës, Blerta është e lumtur të kontribuojë drejt qëllimit të Germin për të forcuar lidhjen e diasporës me shtetin e origjinës.
Ajo do të angazhohet si Asistente në projektin “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - MARDI i cili financohet nga Caritas Switzerland.