Diana Morina është duke ndjekur studimet e nivelit master në Universitetin e Lundit në Suedi, në drejtimin Studime Shoqërore mbi Gjininë kurse studimet bachelor i ka përfunduar në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.
Morina ka një përvojë pune disa vjecare në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë dhe tani si pjesë e ekipit të GERMIN është e angazhuar si hulumtuese dhe analiste e politikave.
Më parë, Diana ka koordinuar programe të cilat kryesisht kanë synuar avancimin e barazisë gjinore në Kosovë dhe kësisoj ka punuar direkt me gra dhe të rinjë/reja. Ajo vazhdon angazhimin e saj si aktiviste feministe.