Donarta është në vitin e dytë të studimeve Bachelor në drejtimin "Ekonomi e Aplikuar dhe Menaxhment" në Universitetin e Prishtinës, pasi ka përfunduar shkollën e mesme në Gjimnazin "Sami Frashëri" në Prishtinë.
Megjithatë, pasioni i Donartës shtrihet përtej ekonomisë dhe financave. Ajo është aktive në shoqërinë civile që nga viti 2018, duke qenë vullnetare, mentore dhe koordinatore për organizata, evente dhe fushata të ndryshme.
Donarta ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm në organizata të përkushtuara për avancimin e arsimit dhe rinisë, si: TOKA, MANIFESTA, KYC, ANIBAR dhe CNP.
Pasioni i saj për aktivizmin e komunitetit, rininë dhe edukimin u përmbush përmes projekteve mbështetëse brenda departamentit të Financës dhe Administratës në GERMIN, ku Donarta fillimisht erdhi si praktikante në tetor të 2023-tës.