fbpx

Donika Gashi

Zyrtare për Komunikim

Donika Gashi ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës në vitin 2014. Ajo ka filluar karrierën si gazetare, producentë dhe moderatorë në vitin 2015 në Klan Kosova. Gjatë viteve në Klan Kosova, ajo ka realizuar më shumë se 400 emisione me tema të ndryshme sociale. Përgjatë viteve si gazetare, gjithashtu ka qenë përfituese e shumë fellowships brenda dhe jashtë Kosovës.

Nga janari deri në korrik 2021, Donika ka qenë një prej dy gazetareve përfituese nga Ballkani Perëndimor për “Jiri Dienstbier Fellowship” në Radio Evropa e Lirë në Pragë.

Ajo vazhdon të ushtrojë profesionin e gazetarisë për disa media në Kosovë dhe së fundmi fokusi i saj janë temat që lidhen me barazi gjinore. Në nëntor 2022, ajo filloi një videocast/podcast me ermin TOK në Nacionale. Donika iu bashkua ekipit të GERMIN-it në janar të vitit 2022 në pozitën Zyrtare për Komunikim.

Sihana Bejtullahu
Bashkë-Drejtore Ekzekutive
Arbnor Mjeku
Menaxher/e i/e Projekteve
Blerinë Ukshini
Menaxher/e i/e Projekteve
Naim Robelli
Menaxher/e i/e Projekteve
Donarta Fetahu
Asitente e Financave