Donjeta Krasniqi-Elezaj, ka të përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Ekonomik si dhe për Sociologji në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Më pas ajo ka përfunduar studimet të nivelit Master në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë.
Karriera e saj si financiere filloi menjëherë pas diplomimit në disa kompani private. Për më shumë se tetë vjet ajo ka punuar në OJQ si Menaxhere e Financave dhe Administratës.
Donjeta është një person tejet i shoqërueshëm dhe nëse do duhej të listonte pasionet e saj, padyshim që numrat do i prinin listën.
Donjeta ka filluar punë në GERMIN nga data 1 nëntor 2022.