fbpx

Drenusha Bujari

Research Assistant

Drenusha ka përfunduar studimet Bachelor për Psikologji në Universitetin e Prishtinës në vitin 2019. Pas studimeve, ajo ishte e angazhuar në organizatën jo-qeveritare ETEA si mentore për të rinjë në programin “Çka pas maturës?”, si dhe hulumtuese dhe autore e hulumtimit “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”.

Studimet Master, Drenusha sapo i ka mbaruar në Hungari, përkatësisht në Universitetin e Pécs-it në fushën Psikologji Shkollore dhe e Këshillimit, pasi ishte përfituese e bursës së studimit “Stipendium Hungaricum”.

Leximi i librave, hikingu, dhe udhëtimet janë vetëm disa nga aktivitetet që Drenusha parapëlqen t’i bëj. Ajo është e hapur në sfidimin e narrativave, andaj takimin me kultura të ndryshme, e sheh si mundësi për zhvillim individual dhe shoqëror duke i hequr kështu paragjykimet apo stereotipet që mund t’i kemi ndaj të tjerëve dhe njëkohësisht duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të komunikimit ndërkulturor.

Drenusha është e angazhuar në GERMIN si asistente e hulumtimeve në hulumtimin “Potenciali Ekonomik dhe Investues i Diasporës Kosovare” në kuadër të projektit MARDI të financuar nga CARITAS Switzerland in Kosovo.

Sihana Bejtullahu
Bashkë-Drejtore Ekzekutive
Arbnor Mjeku
Menaxher/e i/e Projekteve
Blerinë Ukshini
Menaxher/e i/e Projekteve
Naim Robelli
Menaxher/e i/e Projekteve
Deona Kamberaj
Asistente e Projektit