fbpx

Naim Robelli

Menaxher/e i/e Projekteve

Naim Robelli ka përfunduar studimet Bachelor në Agroekonomi në Universitetin e Prishtinës. Ai është një person që ka një interes për problemet mjedisore dhe qëndrueshmërinë ekologjike, prandaj, së fundmi është certifikuar si Dizajnues i Permakulturës dhe aktualisht është pjesëmarrës në Shkollën e Gjelbër.

Naimi ka një periudhë që është pjesë e shoqërisë civile. Në vitin 2016 deri më 2021 ka punuar në organizatën TOKA, si Menaxher i Projekteve. Ai ka një përvojë disavjeçare në fushën e edukimit jo-formal dhe vullnetarizimit edukativ me të rinj dhe mësimdhënës. Gjithashtu, Naimi ka punuar si Trajner Kombëtar në programin rajonal “Shkollat e Shekullit 21”, të implemtuar nga British Council. Viteve të fundit, ka dhënë kontribut në organizimin e OSHC-ve për mobilizim të resurseve (jo) financiare.

Meqë ka qenë edhe trajner i basketbollit në Klubin Basketbollistik “Sigal Prishtina” ai e adhuron këtë sport, por pëlqen gjithashtu edhe futbollin dhe tenisin.

Naimi iu është bashkuar GERMIN-it në janar të vitit 2023 në pozitën e Menaxherit të Projekteve.

Sihana Bejtullahu
Bashkë-Drejtore Ekzekutive
Arbnor Mjeku
Menaxher/e i/e Projekteve
Blerinë Ukshini
Menaxher/e i/e Projekteve
Deona Kamberaj
Asistente e Projektit
Donarta Fetahu
Asitente e Financave