fbpx
Nëntor 7, 2022

ToR: Aktiviteti “Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën” me tre Udhëheqës të Këshillëve Sektoriale për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore (Përpunimi i Drurit, Agribiznesi dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit)

Nga Germin-613 Shikime-Asnjë koment

Qëllimi i thirrjes

Qëllimi i këtij aktiviteti është përdorimi i sesioneve të mentorimit virtual për të takuar dhe shkëmbyer ide dhe përvoja dhe për të diskutuar mundësitë për rrjetëzim dhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet përfaqësuesve të sektorëve të biznesit, përkatësisht tre Drejtuesve të Këshillëve Sektoriale për zhvillimin e fuqisë punëtore, të sektorëve të Përpunimit të Drurit, Agribiznesit, I Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe mentorëve nga diaspora.

1. Sfondi dhe përshkrimi i shkurtër i aktivitetit:

Diaspora luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Kosovës. Kontributi i diasporës ka qenë vendimtar në të kaluarën, duke qenë kontribuesi kryesor ekonomik dhe avokuesi më i fuqishëm politik i betejave të vendit deri në fund të shekullit të 20-të. Dinamika e diasporës ka ndryshuar me gjeneratat e reja të emigrantëve të Kosovës, të rritur dhe të arsimuar në vendet më të zhvilluara perëndimore. Tashmë, ata përfaqësojnë një pasuri të vlefshme për vendin tonë. Megjithatë, ka shumë sfida për të krijuar një mjedis që inkurajon dhe mbështet diasporën kosovare për të ndarë dhe transferuar njohuritë, përvojat dhe talentet e tyre në Kosovë. 

Në gusht 2022, GERMIN nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me International Research & Exchanges Board (IREX) për të zbatuar aktivitetin “Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën" në kuadër të Aktivitetit pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD) të financuar nga USAID. USAID PSWD synon të shfrytëzojë udhëheqjen e sektorit privat për të ndërtuar modele të qëndrueshme dhe inovative për të zhvilluar fuqinë punëtore në Kosovë. Aktiviteti i USAID PSWD synon të adresojë kufizimet e sistemit dhe të shfrytëzojë mundësitë në tri fusha të ndërlidhura: kërkesa për shkathtësi; oferta për shkathtësie; dhe mjedisin mundësues.

Roli i GERMIN është të lidhë investitorët e diasporës, sipërmarrësit dhe të tjerët (dhe organizatat e tyre) me tre akterët eKëshillit Sektoriale të Fuqisë Punëtore dhe përfituesit e skemës së granteve në sektorët e Përpunimit të Drurit, Agribiznesit dhe TIK-ut. GERMIN do të punojë në bashkëpunim me Aktivitetin e PSWD të financuar nga USAID-it për të lidhur Këshillat dhe për të shfrytëzuar rrjetin e tyre të gjerë të organizatave të diasporës në mënyrë që të avancojnë qëllimet e Aktivitetit PSWD. Për këtë thirrje specifike, synimi është që profesionistët e diasporës të shërbejnë si mentorë dhe të ndihmojnë udhëheqësit e tre Këshillëve që të mësojnë nga njëri-tjetri përmes përvojave të përbashkëta dhe pyetjeve dhe mësimeve të nxjerra. Aktiviteti“Mentorimi Peer-to-peer me Diasporën” pritet të ofrojë mentorim, asistencë teknike virtuale, të mbajë praktika (virtuale) 

dhe të promovojë investimet e diasporës, duke përfshirë fondet e përgjegjësisë sociale të korporatave, dhe investime në iniciativat e trajnimit për tre aktorë të Këshillëve Sektoriale të Fuqisë Punëtore dhe përfituesit e skemës së grantëve për sektorëve të Përpunimit të Drurit, Agribiznesit dhe TIK-ut 

Duke iu përgjigjur mungesës së ekspertizës profesionale në fusha specifike tematike të lartpërmendura, si dhe duke shfrytëzuar potencialin e ekspozimit ndaj ideve të reja dhe metodologjive të punës të ofruara nga diaspora, GERMIN do të ofrojë mundësi për bashkëpunim dhe ndërveprim ndërmjet tre Këshillëve Sektoriale të Fuqisë Punëtore në Kosovë dhe profesionistëve të diasporës. 

2. Kohëzgjatja e angazhimit dhe kushtet:

Angazhimi i ekspertëve/profesionistëve nga diaspora, të cilët do të shërbejnë si mentorë për tre Drejtuesit e Këshillëve Sektoriale të Fuqisë Punëtore, është planifikuar të jetë virtual, ndërsa natyra e angazhimit është vullnetar dhe sipas planit të dakorduar mes dy palëve. Formati i punës do të përcaktohet gjatë periudhës së përgatitjes së angazhimit, e cila do të bartet edhe në marrëveshjen me shkrim. Angazhimi i profesionistëve të diasporës është planifikuar për periudhën që fillon nga fundi i muajit nëntori 2022 dhe zgjatë deri në muajin maj 2023, gjatë së cilës do të mbahen 8 sesione mentorimi. 

3. Detyrat që do të kryhen në kuadër të këtij angazhimi:

  • Në koordinim me GERMIN, eksperti/ja pritet të angazhohet në aktivitetin “Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën” me Drejtuesit e Këshillëve Sektoriale të Fuqisë Punëtore, bazuar në nevojat e tyre të shprehura për ekspertizë dhe preferencat e mentorimit; 
  • Mënyra e dhënies së ekspertizës përcaktohet me ndërmjetësimin e GERMIN dhe atë ndërmjet ekspertit dhe përfituesit të mentorimit (Drejtuesit e Këshillëve Sektoriale të Fuqisë Punëtore);
  • Eksperti/ja pritet të ndjekë dhe përmbushë qëllimet e planifikuara, të cilat janë përcaktuar në një marrëveshje të përbashkët të nënshkruar ndërmjet ekspertit/es dhe përfituesit/es të mentorimit. 

4. Dokumentet e nevojshme për aplikim: 

  • Letër motivimi;
  • CV/Rezume;
  • Dokumente shtesë.

5. Kërkesa shtesë:

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, kërkesat shtesë që pritet të zbatohen nga palët janë: 

  • Të punojë ngushtë me GERMIN, Aktivitetin PSWD të financuar nga USAID-it dhe Udhëheqësit e Këshillëve Sektoriale të Fuqisë Punëtore në Kosovë; 
  • Raportet e punës dhe ndikimit në GERMIN të dërgohen në baza javore ose mujore, sipas afateve të dakorduara; 
  • Aktiviteti USAID PSWD dhe GERMIN duhet të miratojë çdo postim publik në lidhje me angazhimin e projektit. 

6. Kriteret që duhet të përmbushen nga eksperti/ja:

  • Të ketë të paktën një diplomë të fituar në një nga universitetet e shteteve anëtare të OECD (ose në universitete të tjera të rangut të lartë) me nivelin e preferuar të arsimit - Diplomë Master ose ekuivalent - (lloje të tjera specifike të arsimit universitar të nivelit të parë, në kombinim me përvojën përkatëse, nuk do perjashtohen. 
  • Përvojë e mëparshme në aktivitetet e mentorimit, mundësisht në zhvillimin e fuqisë punëtore;
  • Preferohet përvoja në ngritjen e kapaciteteve të Këshillëve apo organeve të ngjashme; 
  • Motivimi personal dhe kontributi në ofrimin e mbështetjes profesionale për fushat ku ka mungesë të njohurive dhe ekspertizës në mesin e sektorëve të përcaktuar në Kosovë;
  • Plani konkret i aktiviteteve që do të kryhen gjatë periudhës së angazhimit;
  • Tre vite jetësë dhe punë në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). 

7. Afati i aplikimit:

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në GERMIN në mënyrë elektronike në [email protected] me subjektin: Aplikimi Aktiviteti Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën. Data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 25 nëntor 2022.