News
Vazhdojnë ligjëratat virtuale në kuadër të projektit Diaspora ED
Date: 20/05/2020
0 Views

Pas përfundimit me shumë sukses të ligjeratave interaktive në 4 shkolla të ndryshme nëpër komuna të Kosovës, me përhapjen e pandemisë dhe mbylljes së shkollave, Germin vazhdon organizimin alternativ të ligjëratave në kuadër të projektit Diaspora ED, në mënyrë virtuale në platformën Zoom.

Diaspora ED ka filluar në muajin Mars 2020, me qëllim që të ju mundësojë nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë, në veçanti maturantëve që të ligjërohen nga profesionistë shqiptarë nga Diaspora. Profesionistët nga Diaspora zhvillojnë një formë interaktive të ligjëratës me nxënësit, duke shpalosur përvojat dhe njohuritë e tyre më të mira që të ndihmojnë nxënësit në aspekte të ndryshme si: orientim në karrierë dhe zhvillim të aftësive të buta.

ligjëratën tonë të parë të organizuar virtualisht, ligjëruesi Mentor Dida, një menaxher i ndryshimit tek organizata e njohur ndërkombëtare Ashoka dhe në të njëjtën kohë udhëheqës i kampanjës #PërTëMirën, e cila fokusohet në aktivizmin e komunitetit në të mirë të vendit ku jetojmë. Mentori ka , shtjelloi  këto tema: Përgatitja e nxënësve për jetën studentore; dhe Mundësinë e të qenurit ndryshimtar në komunitetin ku ata jetojnë. Në këtë ligjëratë, u regjistruan mbi 160 nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe pati një interesim të madh në përfshirje tek ligjërata.

Ligjërata jonë e dytë virtuale solli para nxënësve z. Zymryte Hoxhaj, një dizajnere e cila jeton në Gjermani. Zymi është bashkë-themeluese e kompanisë Bureau Stabil, ka bashkë-krijuar filmin ‘Smajl’ që është shfaqur në Dokufest, dhe poashtu ka zhvilluar projektin Tung emoji. Tematika e kësaj ligjërate ishte ” Nuk është kurrë vonë që të studiosh”, ku Zymi përpos që shpaloi rrugëtimin e saj personal dhe akademik, poashtu i këshilloi nxënësit që të ndjekin atë se çfarë me të vërtetë dëshirojnë të studiojnë e të mos bien pre e presioneve nga të tjerët. Në këtë ligjëratë morrën pjesë mbi 30 nxënës, të cilët mësuan më shumë rreth një perspektive ndryshe dhe më detajisht për sa i përket botës së dizajnit.

Ilira Aliaj ishte ligjëruesja jonë e tretë virtuale në kuadër të projektit Diaspora ED. Aktiviteti i saj shtrihet në fushën e edukimit politik dhe shkëmbimit rinor ndërkombëtar. Ajo punon si eksperte edukimi në Shkëmbimin e Rinisë midis Gjermanisë dhe Izraelit. Tematikat e kësaj ligjërate do të jenë: Shkëmbimi rinor ndërkombëtar; Aftësitë e buta dhe të forta; dhe Mundësitë për shkëmbime ndërkombëtare për rininë në Kosovë. Ilira në këtë ligjëratë tregoi rrugëtimin e saj në jetë dhe të mirat që ajo ka përfituar nga shkëmbimet e këtilla rinore. Shumica e pjesëmarrësve nuk kishin njohuri ose përvoja të mëparshme me shkëmbime rinore andaj në përfundim të kësaj ligjërate shumë nga ta u ndanë të kënaqur që tanimë kishin më shumë informacione të cilat do t’u shërbejnë në të ardhmen.

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, fondacioni Friedrich Ebert Stiftung dhe Global Albanians Foundation.

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views