fbpx
February 15, 2019

Vota e Diasporës

By Germin-20951 Views-No Comment

[vc_row bg_color=””][vc_column][vc_column_text]Për të matur perceptimet e komunitetit të Diasporës në lidhje me të drejtën e votës, OJQ Germin ka zhvilluar një anketë me 232 pjesëtarë të këtij komuniteti. Kjo anketë është zhvilluar nga data 6 deri 22 mars të vitit 2018, dhe është shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe ueb faqes së organizatës. Shumica e të anketuarve kanë vend amë Kosovën, Maqedoninë, dhe Shqipërinë. Shumica e të anketuarve kanë vend amë Kosovën, Maqedoninë, dhe Shqipërinë. Ndërsa, pjesa më e madhe të anketuarve janë rezidentë të SHBA-ve, Suedisë, Kanadasë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

REZULTATET E ANKETËS


Pjesa e parë e pyetësorit ka përfshirë pyetje në lidhje me nivelin e informimit të komunitetit të Diasporës për procesin e votimit, metodat që ata kanë përdorur për të votuar në zgjedhjet e kaluara, si dhe në rastet kur nuk kanë votuar, cilat kanë qenë arsyet për këtë vendim. Siç shihet në figurën e mëposhtme, më shumë se gjysma e të anketuarve (57%) raportuan se janë në dijeni që për të votuar në vendin amë, duhet bërë kërkesë paraprake. Gjithashtu, një përqindje pothuajse identike e të anketuarve (56%) deklaruan se kanë votuar në zgjedhjet e zhvilluara në vendet e origjinës në të kaluarën. Të dhënat e kësaj ankete gjithashtu tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje është relativisht më e lartë për anëtarët e Diasporës nga Maqedonia dhe Shqipëria, në krahasim me ata që si vend amë kanë Kosovën. Figurat më poshtë tregojnë se përderisa rreth 66% e të anketuarve nga Maqedonia dhe Shqipëria deklaruan se kanë votuar, kjo përqindje ishte rreth 32% për ata që vend origjine kanë Kosovën. Sa i përket mënyrës së votimit, pjesa dërrmuese e të anketuarve thanë se kanë ardhur në vendlindje për të votuar (73%). Rreth 13% e të anketuarve kishin votuar me postë, dhe 11% e tyre kishin votuar ne ambasadë apo konsullatë.

Për më shumë shihni infografikën, e përgatitur nga Rrotull.com.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]