News
Germin arrin partneritet me Komunën e Kamenicës
Date: 06/08/2019
0 Views

Germin dhe Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi për angazhim të diasporës në nivelin lokal. Ofrimi i alternativave të reja dhe një qasjeje më ndryshe për angazhimin e diasporës në nivelin lokal janë synimet e këtij memoradumi, që u nënshkrua më datë 1 gusht 2019, në Kamenicë. Germin dhe Komuna e Kamenicës kanë vendosur të bashkëpunojnë në identifikimin e potencialit investues të Komunës së Kamenicës, dhe promovimin e të gjitha mundësive që  ofron ky lokalitet tek investitorët e huaj dhe nga diaspora. Objektivat e këtij partneriteti janë: tërheqja e investimeve nga Diaspora, transferi i dijes, lidhja e tregut vendor me atë të jashtëm dhe promovimi i mundësive të nivelit lokal, përkatësisht Komunës së Kamenicës.

Në kuadër të programeve për angazhimin ekonomik të diasporës  në nivel lokal, Germin synon që formatin për tërheqje të investimeve nga Diaspora ta përshtatë dhe realizojë edhe në Komunën e Kamenicës. Objektivat nga kjo marrëveshje do të arrihen fillimisht përmes analizimit dhe identifikimit të sektorëve kyç të ekonomisë dhe zhvillimin e një platforme që promovon mundësitë e Komunës së Kamenicës, të qasshme për palët e interesuara brenda dhe jashtë vendit. Të gjeturat e hulumtimit do të publikohen në një raport të veçantë, ku të gjitha palët  apo grupet e interesit do të mund të kenë të dhëna të hollësishme rreth potencialit investues të Kamenicës.

Përfitues të këtij projekti do të jenë qytetarët, forumet/shoqatat e bizneseve lokale, organizatat dhe institucionet e Komunës së Kamenicës të mandatuara për zhvillim ekonomik, si dhe kompanitë me potencial investues nga jashtë dhe nga Diaspora. Kjo marrëveshje u nënshkru gjatë “Ditëve të Diasporës”, duke dhënë edhe një mesazh për gatishmërinë dhe vullnetin për të realizuar projekte konkrete që lidhin diasporën me vendin amë.

 

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views