OJQ: GERMIN
Pozita: Praktikant/e
Data e fundit e aplikimit: 19 Gusht 2020
Data e preferuar e fillimit të angazhimit: 24 Gusht 2020
Lokacioni: Prishtina, Kosova
Germin është një organizatë jo-qeveritare, vlerat dhe idealet e së cilës janë të bazuara në
besimin që Diaspora shqiptare duhet të luajë një rol proaktiv dhe të gjerë në zhvillimin pozitiv të
shteteve të Ballkanit ku Shqiptarët jetojnë.
Organizata Germin hap konkurs për praktikantë (pa pagesë) me gjysëm orari, të cilët do të
mund angazhohen virtualisht si përkthyes të Gjuhës Gjermane.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të praktikantit/es do të jenë:
● Përkthimi i përmbajtjes së artikujve dhe materialeve të Germin nga Gjuha Shqipe
dhe/ose Angleze në Gjuhën Gjermane
● Përpilimi i përmbajtjes së artikujve sipas kërkesës
● Shpërndarja e lajmeve dhe njoftimeve të Germin në rrjetin e të rinjve Shqiptar në
Diasporë
● Detyra të tjera të deleguara sipas nevojës nga mbikëqyrësit
Kriteret që praktikantët duhet t’i plotësojnë:
● Studentë ose të rinj Shqiptar të cilët jetojnë në Diasporë
● Mosha – 19-25 vjec
● Njohuri të mira të gjuhës Gjermane dhe Shqipe janë të domosdoshme
● Njohuri të Gjuhës Angleze janë përparësi
Për këto detyra dhe përgjegjësi, praktikanti/ja do të ju raportojë Zyrtarëve të Projekteve ose
Bashkë-Drejtorëve Ekzekutiv të Germin.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese në gjuhën shqipe, jo
më të gjatë se 300 fjalë – në email adresën: [email protected] me titullin “Aplikim për
praktikë” deri të mërkurën më 19.08.2020 jo më vonë se ora 17:00.
Kandidatët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistim.