fbpx
Juli 15, 2021

Buletini Informativ | Newsletter 2

By Germin-15061 Views-No Comment

Gjatë muajve Prill – Qershor, Organizata GERMIN ka realizuar një sëri aktivitetesh. Mëposhtë mund të lexoni një përmbledhje të ngjarjeve kryesore gjatë kësaj periudhe kohore.

ITP Prizren prezantohet tek komuniteti i biznesit të Diasporës në Düsseldorf, Gjermani

Me 26 qershor, në Düsseldorf të Gjermanisë është mbajtur takimi informues me komunitetin e biznesit të diasporës, ku është prezantuar Parku i Inovacioinit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren. z. Wolfgang Leidig, drejtor menaxherial i ITP Prizren, ka prezantuar mundësitë që ofron ky vend për investitorët dhe profesionistët nga Diaspora. Pas prezantimit u vizitua kompania ‘Kelmendi GmbH.  Lexo më shumë

 


Planifiko aventurën tënde në atdhe!

GERMIN dhe Klubi Alpin Prishtina lansuan fushatën “Lëshohu në Kosovë”, me lëshime (rappelling) nga ndërtesa e KESCO, me dedikim diasporën, duke i bërë thirrje që të kalojnë pushimet verore në Kosovë përmes eskplorimit të bukurive të atdheut. Lexo më shumë

Eja n’Sharr Fest | 16-18 korrik

Kemi kënaqësinë të jemi partner i edicionit të parë të festivalit Eja n’Sharr Fest / GoTo Sharr Fest, i cili synon të promovoj bukuritë e maleve të Sharrit tek turistët dhe entuziastët e natyrës. Lexo më shumë


Tryezë – Publikim i Raportit: Votimi nga Jashtë Vendit në Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë

Me 12 maj 2021, pas një angazhimi rreth 5 mujor me aktivitete të ndryshme dhe në përcjellje nga afër të procesit të votimit nga jashtë, GERMIN organizoi tryezë të rrumbullakët, me ç’rast u publikua “Analiza e Votimit nga Jashtë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës – 2021”.

Në këtë tryezë morrën pjesë: z. Naim Qelaj – Avokat i Popullit, z. Burim Ahmetaj – Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), z. Taulant Hodaj – jurist dhe poashtu përkrahës i përpjekjeve për votën e diasporës, znj. Pauline Menthonnex – zv. Shefe e misionit të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, z. Taulant Hoxha – Drejtor Ekzekutiv i KCSF, znj. Mejreme Asllani nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office, përfaqësues të partive politike pranë KQZ-së, deputetë të Kuvendit të Kosovës, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, pjesëtarë nga diaspora si dhe përfaqësues të mediave. Në lidhje të drejpërdrejt në platformën Zoom e kishim prezent edhe z. Ilirjan Celibashi, drejtues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri si dhe znj. Blerta Lulaj specialiste e sektorit të Votimit të Emigrantëve atje.

Gjatë diskutimeve u ri-theksuan pengesat në procesin e votimit nga jashtë si dhe u dhanë rekomandime konkrete për institucionet relevante për ndryshimet që duhen bërë për tejkalimin e tyre dhe zgjidhjes së problemeve në këtë proces, me qëllim të zgjerimit të mundësive për votim nga jashtë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për zgjidhjen e këtyre pengesave, GERMIN jep rekomandimet përmes kësaj analize, të cilen mund ta gjeni në këtë vegëz (për gjuhën shqipe dhe angleze).

Mbështet përpjekjet e GERMIN për VOTËN E DIASPORËS


Dështimi i votës së diasporës në Shqipëri

Organizata GERMIN ka reaguar ndaj dështimit të procesit të mundësimit të Votimit nga Jashtë Vendit për Diasporën Shqiptare në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri. Lexo më shumë

 


Lansohet ShqipShop.org  – ShqipShop synon të bashkojë produktet artizanale dhe ato shtëpiake, të krijuara nga prodhuesit vendorë të Shqipërisë dhe Kosovës. Duke pasë parasysh që pandemia ka rënduar shumë tregun vendor, sidomos krijuesit/prodhuesit e vegjël, kemi krijuar një platformë, e cila ka për qellim t’ju ofrojë atyre një treg më të madh për të shitur produktet e tyre. Diaspora tani ka mundesi të blej/porosisë online punime të cilat nuk i gjen në vendet rezidente. Lexo më shumë

 


Mbahet mbledhja e dytë e 2021 e bordit drejtues të GERMIN

Më 15.06.2021, u mbajtë takimi i radhës me bordin drejtues të GERMIN, me anëtarë pjesëmarrës: Anila Hyka, Anita Gjidoda, Avni Mustafaj, Mark Kosmo, Hilmi Gashi, Gazmend Salihi, Gaspër Sopi. Në këtë takim u bisedua për aktivitetet gjatë këtyre 3 muajve të fundit dhe për projektet dhe aktivitetet e GERMIN në vazhdim, me theks vizitat e diasporës në atdhe gjatë sezonit veror.


Shënohet dita ndërkombëtare e remitancave të familjes

GERMIN në bashkëpunim me Bankën Botërore organizoi një seri ngjarjesh me Diasporën Shqiptare në të gjithë botën dhe ekspertë të sektorit financiar në Shqipëri për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në lidhje me remitancat, si një katalizator i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Kjo seri u përmbyll me diskutimin që u zhvillua me 16 qershor 2021 – ditën ndërkombëtare të remitancave të familjes. Ky bashkëpunim ishte pjesë e projektit Greenback 2.0, përbërësi i edukimit financiar të Programit të Remitancave dhe Pagesave (RPP), financuar nga Sekretariati Zviceran i Çështjeve Ekonomike (SECO) dhe implementuar nga Banka Botërore në partneritet me Bankën e Shqipërisë


GERMIN në media

Gjatë kuartalit të dytë të 2021, GERMIN u shfaq në mbi 50 platforma të ndryshme mediatike lokale, diaspora dhe ndërkombëtare. Mëposhtë gjeni vegëzat e disa prej paraqitjeve/publikimeve tona.

  • Lansohet fushata #LëshohunëKosovë, Sihana Bejtullahu, Emisioni i Mëngjesit – RTK ()
  • Takim ndryshe: Global Albanians Foundation, Amarildo Ceka dhe Mark Kosmo ()
  • Shpresa Loshaj, aktivistja nga diaspora e nominuar nga GERMIN fiton çmimin për demokraci në Kosovë nga KCSF ()
  • Dorëzohet ankesë tek Avokati i Popullit në Kosovë lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit (…)
  • GERMIN: A Kosovo Voice for a Brighter Tomorrow – Youth Time Magazine ()
  • Dështimi me votën e diasporës në Shqipëri, Lirim Krasniqi: Mungesë e plotë vullneti nga partitë politike dhe KQZ ()