fbpx
November 5, 2018

Diskutim me komunitetin në Mynih | Përmbledhja e rekomandimeve

By Germin-17611 Views-No Comment

Takimi me diasporën shqiptare u organizua në Mynih të Gjermanisë nga Germin, organizatë joqeveritare e përqëndruar në Kosovë me fokus në hulumtime rreth diasporës. Ky takimi ishte pjesë e projektit ​Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave​. Qëllimi gjithëpërfshirës i këtij projekti është që të lehtësojë kontributin e Diasporës në Kosovë gjatë procesit të hartimit të politikave dhe strategjive, në veçanti të ​Strategjisë për Diasporën (2019-2023), Planit të Veprimit (2019-2021) dhe Projektligjit për Diasporën.

Ky raport paraqet sfidat, kërkesat dhe rekomandimet kryesore të nxjerra nga takimi me anëtarët e diasporës të mbajtur me datën 13 tetor 2018 në Mynih.

Në këtë takim prezent ishin 27 pjesëmarrës (16 burra dhe 11 gra) që përfqësonin shoqata, organizata dhe biznese të ndryshme në Republikën e Bavarisë. Bashkëbisedimi u organizua në tre pjesë. Në pjesën e parë u diskutua përProjektligjin për Diasporën, në pjesën e dytë diskutimi u përqendrua nëProjekt-Strategjinë (2019-2023)​, për të vazhduar pjesën e tretë në ​Planin e Veprimit (2019-2021).​ Pjesëmarrësit në këto tri pjesë të takimit patën mundësinë që drejtëpërdrejtë të kalojnë rekomandimet e tyre në këto dokumente ​ku bëhet fjalë për zbatimin e të drejtave të tyre politike, socio-ekonomike dhe kulturore ​në vendin e origjinës.

Gjuha e përdorur përgjatë takimit ishte gjuha shqipe dhe të gjithë pjesëmarrësit identifikohen si shqiptarë, mirëpo diversiteti i tyre përfaqëson një sërë opinionesh, prespektivash dhe temash të identifikuara në këtë raport. Pjesëmarrësit vinin nga fusha dhe profesione të ndryshme (p.sh. arsim, inxhinieri, studentë, përfaqësues shoqatave kulturore, politikan, përfaqësues biznesesh, etj.) dhe prejardhja e tyre varionte nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Për të lexuar rekomandimet e plota nga ana e Germin, ju lutem klikoni KËTU.