fbpx
Februar 3, 2021

Qysh me votu nga Diaspora? #DiasporaVoton2021

By Germin-354661 Views-No Comment

Më 14 shkurt 2021 do të mbahen Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mirëpo qysh me votu nga Diaspora? Si shtetas i Republikës së Kosovës ju keni të drejtë të votoni. Mirëpo këtë mund ta bëni vetëm nëse jeni regjistruar si votues nga Diaspora.

Pasi të pranoni konfirmimin se aplikacioni juaj për regjistrim për të votuar përmes postës është aprovuar, ju duhet të përgatitni pakon me fletëvotime dhe të dërgoni atë me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:

Hapi 1 – Shkarko fletëvotimin

Nga faqja zyrtare e KQZ-së ju duhet të sharkoni fletëvotimin të cilin duhet ta printoni. Klikoni KËTU.

Hapi 2 – Plotëso fletëvotimin

Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë së subjektit që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Hapi 3 – Vendos fletëvotimin në zarfin e pashënuar

Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf, i cili nuk duhet të ketë asnjë shënim.

Hapi 4 – Pastaj vendoseni në zarfin përfundimtar

Vendos zarfin e pashënuar në zarfin që përmbanë adresën e KQZ-së. Vendosni zarfin e pashënuar në një zarf që duhet të përmbajë adresën e KQZ-së. Përveq zarfit të pashënuar, në zarf vendosni edhe një kopje të dokumentit tuaj valid të identifikimit.

Zarfat e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numrimit dhe Rezultateve. Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajën fletëvotimin ose fletëvotimet mbrenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfat e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.

Hapi 5 – Dërgoni zarfin me postë brenda afatit
Adresa:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

Këshillë për ju si votues nga Diaspora
Nëse jeni disa anëtarë të një famlijeje me drejt vote mos vendosni më shumë se 5 fletëvotime në një zarf. Mirëpo deri në 5 vota njëherësh mund t’i vendosni lirisht. Secili veçmas futeni fletëvotimin në një zarf. Pastaj në një zarf tjetër futeni kopjen e një dokumenti identifikimi, si dhe zarfin e flëtëvotimit. Në fund, në një zarf të madh mund t’i fusni gjithë zarfat e famlijes tuaj. Në mënyrë që vota juaja të arrijë në kohë dërgoni zarfin sa më shpejt, ose me postë urgjente.