News
Diskutim me komunitetin në Graz | Përmbledhja e rekomandimeve
Date: 05/11/2018
0 Views

Takimi me diasporën shqiptare u organizua në Graz të Austrisë nga Germin, një organizatë joqeveritare e përqëndruar në Kosovë me fokus në hulumtimin e diasporës. Ky bashkëbisedim u organizua si pjesë e projektit ​Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave​. Qëllimi gjithëpërfshirës i këtij projekti është që të lehtësojë kontributin e Diasporës në Kosovë gjatë procesit të hartimit të politikave dhe strategjive, në veçanti të ​Strategjisë së Diasporës (2019 -2023), Planit të Veprimit (2019-2021) dhe Projektligjit për Diasporën.

Ky raport në nxjerrë në pah sfidat, kërkesat dhe rekomandimet kryesore të anëtarëve të diasporës në Graz dhe vendet të tjera të Austrisë. Takimi në Graz u mbajt me datë 20 tetor 2018, si pjesë e aktivteteve të Germin në Diasporë në kuadër të projektit A​ ngazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave.

Pjesë e këtij takimi ishin 21 anëtar të diasporës (15 burra dhe 6 gra) që përfqësonin shoqata, grupe të profesionistëve, studentë, dhe biznese të ndryshme nga Viena, Graz, Sank P​ölten, Salzburg, Knittelfeld dhe Kapfenberg.​ Takimi u organizua në tre pjesë: Projekt – Stratgjia për Diasporën (2019-2023), ishte dokumenti që u diskutua në pjesën e parë, për të vazhduar punën me Planin e Veprimit (2019-2021) dhe në pjesën e tretë të takimit u diskutua për Projektligjin për Diasporën. Pjesëmarrësit në këto tre pjesë të takimit patën mundësinë që drejtëpërdrejt të kalojnë rekomandimet e tyre në këto dokumente ku bëhet fjalë për zbatimin e të drejtave të tyre politike, socio-ekonomike dhe kulturore ​në vendin e origjinës.

Gjuha e përdorur përgjatë takimit ishte gjuha shqipe dhe të gjithë pjesëmarrësit identifikohen si shqiptarë, por diversiteti i tyre përfaqëson një sërë opinionesh, perspektivash dhe temash të identifikuara në këtë raport. Pjesëmarrësit në këtë takim përfaqësonin fusha dhe profesione të ndryshme (p.sh. arsim, studentë, ekonomist, gazetar, përfaqësues shoqatave kulturore, politikan, përfaqësues biznesesh, etj.) me prejardhje nga Kosova dhe Shqipëria.

Për të lexuar rekomandimet e plota nga ana e Germin, ju lutem klikoni KËTU.

 

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views