Uncategorized
Germin nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit në fushën e Diasporës
Date: 30/01/2019
0 Views

Me datë 29.01.2019, organizata Germin dhe Komuna e Prizrenit nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të “Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit”. Përmes këtij partneriteti, Germin dhe Komuna e Prizrenit synojnë tërheqjen e investimeve të huaja nga Diaspora në qytetin e Prizrenit, përmirësimin e ambientit e të bërit biznes dhe ndërmarrësisë si dhe  lidhjen e bizneseve lokale me bashkëpunëtorë potencial në tregun e jashtëm.

Objektivat nga kjo marrëveshje do të arrihen përmes organizimit të “Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit”, analizimit dhe identifikimit të sektorëve kyç të ekonomisë prizrenase, identifikimit dhe trajnimit të ndërmarrësve të rinj, zhvillimit të një platforme për ngritje të fondeve si dhe organizimit të takimeve të formatit B2B në mes të bizneseve lokale dhe partnerëve potencial nga jashtë dhe diaspora.

Për realizmin sa më të mirë të këtyre aktiviteteve, Germin do të bashkëpunojë me forumet ekonomike lokale, organizatat dhe institucionet tjera me qëllim të gjenerimit të të ardhurave si dhe rritjes së punësimit në qytetin e Prizrenit. Ekipi i Germin do të shfrytëzojë të gjitha kapacitetet për avokim dhe rrjetëzim sa më të suksesshëm për të gjitha grupet me interes në këtë projekt.

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
Uncategorized
Udhëzime për Votim në Përfaqësi Diplomatike
Germin ju sjell udhëzimet e nevojshme për të realizuar votën tuaj në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Si pjesë e të drejtës suaj demokratike, ju mund të votoni një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, duke ndjekur hapat e thjeshtë dhe duke siguruar që vota juaj të numërohet. Më poshtë gjeni të gjitha informacionet mbi procesin e votimit, orarin dhe dokumentet e nevojshme për të votuar në përfaqësitë diplomatike. Sigurohuni që të votoni në kohën e duhur dhe të shfrytëzoni këtë mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit tuaj! 📅 Data: 8 Shkurt 2025 ⏰ Orari: 07:00 – 19:00 (sipas orës lokale) ✅ Kush ka të drejtë të votojë? ✔️ Vetëm personat e regjistruar me sukses për votim në përfaqësitë diplomatike. ✅ Çfarë duhet të keni me vete? ✔️ Letërnjoftim të Kosovës ✔️ Pasaportë të vlefshme ✔️ Leje të vozitjes (e lëshuar nga Republika e Kosovës) ✅ Si të votoni? 🔹 Shkoni në konsullatën ku jeni regjistruar 🔹 Verifikoni identitetin me dokument të vlefshëm 🔹 Merrni fletën e votimit dhe votoni në mënyrë të fshehtë 🔹 Vendoseni fletën e votimit në kutinë përkatëse 📢 Votimi është një e drejtë dhe përgjegjësi! Sigurohuni që të votoni në kohën e duhur! Adresarin e përfaqësive diplomatike – sapo të klikoni, do t'ju dërgojë direkt në Google Maps e gjeni këtu.  
Date: 06/02/2025
0 Views