fbpx
October 31, 2020

GERMIN zhvilloi një takim me Komisionerin e Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilirjan Celibashi

By Germin-21991 Views-No Comment

GERMIN zhvilloi një takim me Komisionerin e Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilirjan Celibashi, ku u diskutua për votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

GERMIN prezantoi përvojën dhe ekspertizën në procesin e votimit nga jashtë në Republikën e Kosovës dhe mundësitë për të kontribuar në realizimin e kësaj të drejte për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Po ashtu, kërkuam që përfaqësuesit tanë në Tiranë të jenë pjesë e grupit punues që do të hartojë rregullat dhe procedurat e votimit nga jashtë në Shqipëri.

Z. Celibashi njoftoi për ecurinë e punës dhe fazën në të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet në këtë proces. Ai falenderoi përfaqësuesit e GERMIN për vizitën dhe gatishmërinë për të kontribuar dhe ofroi hapësirën për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve drejt realizimit të votës për diasporën.