News
Lansohet fushata “Lëshohu në Kosovë!”
Date: 24/05/2021
0 Views
Me 22 maj, GERMIN dhe Klubi Alpin Prishtina lansuan fushatën “Lëshohu në Kosovë”, me lëshime (rappelling) nga ndërtesa e KESCO në Prishtinë.
Kjo fushatë i dedikohet diasporës sonë, të cilës i bëjmë thirrje të kalojnë pushimet verore në Kosovë përmes eskplorimit të bukurive të atdheut. Vizitat e diasporës sidomos gjatë sezonit veror kanë qenë gjithmonë të rëndësishme, jo vetëm për mirëmbajtjen dhe forcimin e lidhjeve të diasporës me Kosovën, por edhe për ndikimin ekonomik që ato kanë për vendin. Raporte të ndryshme theksojnë se “turizmi i diasporës” përbën një lloj infuzioni ekonomik për shumë ndërmarrje në Kosovë, sidomos atyre të ndërlidhura me sektorin e turizmit dhe gastronomisë. Por në vitin 2020, pandemia ndikoi ndjeshëm që numri të vizitave nga diaspora të bie për rreth 60%.
 
Ndërkohë, në Kosovë vërehet një trend në rritje i turizmit malor dhe alpin. Duke pasur parasysh se diaspora (me theks gjeneratat e reja) janë më pak të njohura me bukuritë natyrore të Kosovës, GERMIN dhe Klubi Alpin Prishtina përmes kësaj fushatë synojnë të ofrojnë mundësi dhe arsye shtesë që diaspora të kaloj pushimet verore 2021 në Kosovë.
#LeshohuneKosove do të përcillet me një kalendar aktivitetesh të ndryshme rekreative gjatë gjithë verës 2021, të cilat do të publikohen në kanalet tona në rrjete sociale.

Ju ftojmë ju që ta shperndani këtë informacion me qëllim të masovizimit të fushatës.

Leshimi nga KESCO 2 Leshimi nga KESCO 2 Leshimi nga KESCO

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
Inclusion and Empowerment of Women in the Diaspora: Priorities and Opportunities
GERMIN publishes a new policy brief exploring the role and contributions of Albanian women in the diaspora, the challenges they face, and opportunities for their empowerment. This policy brief provides recommendations for improving policies and encouraging the active participation of women in economic, social, and political development—both in their host countries and their countries of origin. To read and download the full analysis, click HERE.  
Date: 03/02/2025
0 Views