fbpx
December 13, 2022

Moda ndërron, xhinset mbesin

By Germin-10771 Views-No Comment

Moda është njëra ndër industritë më dinamike në tregun e sotëm mirëpo xhinset janë ato që i përshtaten çdo kohe. Ato kombinohen me çdo veshje, duken bukur në çdo stinë e çdo ngjarje. Wear&Go është koncept i nisur në Gjakovë më 1992. Qysh prej ati viti koncepti i tyre ka qenë prodhimi i veshjeve “të shpejta” – nuk duhet menduar shumë për xhinse, vishen dhe nisesh. 

Wear&Go filloi si një punëtori e vogël qepëse nga familja Bokshi gjatë vitit 1992 në Gjakovë. Më vonë u bënë investime në kantierin e prodhimit, teknologjitë e qepjes dhe makinerive për t’u bërë sot ndër prodhuesit kryesor të xhinseve në Kosovë dhe për të arritur deri në tregjet evropiane dhe në atë të Amerikës së Veriut.

Kjo kompani hapat e para i morri me prodhimin e xhinseve por me rritjen e kërkesës Wear&Go filloi zgjerimin e gamës dhe stafit prodhues ku tash kanë 30 puntorë. Tani t nuk prodhohen vetëm xhinse por edhe xhaketa, tuta, bluza, bluza sportive e veshje të brendshme.Çdo gjë është gati për ju veshu dhe shko drejt aventurave të reja!

Altini Bokshi menaxheri më i ri i familjes, dikur nuk e kuptonte se sa sfiduese është udhëheqja e një biznesi.“

“Kur nuk isha i inkuadruar, biznesi familjar më është dukë diqka e lehtë, më shumë avantazhe e benefite. Kur u inkuadrova në kompani, pash që biznesi familjar ishte gjithçka pos e lehtë”, shprehet Altini.

Menaxhimin e biznesit aii e shesh si një sfidë që tradita e familjare të vazhdojë edhe për gjeneratat e ardhshme.

“Përkundër vështirësive dhe sfidave që ka menaxhimi i një biznesi familjar, duke ditur që jam duke ndërtuar një të ardhme për brezat e ri është ajo që më mbanë të motivuar. Menaxhimi i një biznesi familjar dhe synimi për zhvillimin e tij do të thotë që do duhen shumë orë shtesë dhe përpjekje per te arritur qëllimet e synuara. Në këtë rast është familja ajo që të kupton më së miri për punën dhe përpjekjet shtesë.”

Në vitin 2017,  Italia ishte shteti i parë në të cilën Wear&Go filloj të eksportoë xhinset e xhaketat e tyre. Gatë asaj kohe kaluan dhe oqeanin për të deportuar edhe në tregun e SHBA-së. ualiteti dhe çmimet e përballueshme për çdo person me status të ndryshë financiar,  e bën Wear&Go të jetë konkuruese në çdo treg. 

Procesin se si arrin produkti i tyre deri te klienti e karakterizon një harmoni mes makinave dhe dorës së njeriut, logjikës dhe kreativitetit, nga të cilat krijohet një punë unike me detaje të vogla që i veçojnë ato dhe e bën produktin “fashionable”.

Pas shumë e shumë sfidash ndër vite me staf të pa kualifikuar, mungesë të automatizimit të punës, burokraci ne institucionet publike, pengesa me energji elektrike, politikat e pafavorshme për prodhues, Wear&Go sipas Atlinitm  nuk do të ndalet por o të tentoj të eksportojë produkte në një pjesë të madhe të vendeve në Europë dhe vendeve të tjera të botës. rritjen e kapaciteteve të prodhimit e zhvillimin e aftësive profesionale të punonjësve me anë të trajnimeve dhe shkëmbimeve të njohurive nga ana e profesionistëve evropian. 

Vishu dhe nisu, aventurat po ju presin.

*Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë -MARDI” që zbatohet nga  Caritas Switzerland in Kosovo në partneritet me GERMIN.