News
Në ditën e Diasporës, Germin rikujton kërkesat e Diasporës karshi institucioneve të Kosovës
Date: 02/08/2018
0 Views

Në ditën kombëtare të Diasporës në Kosovë (2 gusht 2018), organizata jo-qeveritare Germin rikujton kërkesat e Diasporës tek institucionet politikëbërëse për të përmirësuar dhe avancuar të drejtat politike, socio-ekonomike dhe kulturore të pjesëtarëve të Diasporës. Me themelin e Ministrisë së Diasporës (2011)  u bë një hap shumë i rëndësishëm për të njohur rëndësinë dhe kontributin e bashkatdhetarëve, mirëpo, mundësitë e angazhimit të Diasporës në vendin amë janë të limituara dhe duhet akoma punë në lehtësimin e dialogut të dyanshëm mes Institucioneve Publike dhe Diasporës.

Gjatë konferencës Diaspora Flet, organizuar nga Germin, komunitetet e diasporës kanë paraqitur disa nga kërkesat dhe sfidat, të cilat kërkojmë që të trajtohen më me seriozitet nga ana e institucioneve për grupin më të madh social që jeton jashtë vendit:

  1. Avancimi i të drejtës së votës, e drejtë e garantuar me Kushtetutë, do të lehtësonte pjesëmarrje më të madhe në zgjedhje. Zgjatja e afatit për pranimin e fletëvotimeve nga diaspora dhe transparenca gjatë numërimit do të përmirësonte votimin me postë. Në planin afatmesëm, duhet të merren hapa për lansimin e votimit në misionet diplomatike, kurse në atë afatgjatë të shikohen mundësitë për votim online;
  2. E drejta e përfaqësimit në institucione është e domosdoshme për shkak të kontributit të tyre dhe sjellë në politikën e Kosovës përvojën e demokracive në vendet perëndimore. Për këtë të inicohet krijimi i Këshillit Global të Diasporës Shqiptare që do të jetë jo-politik dhe do të shërbejë si një urë zyrtare institucionale ndërmjet shqiptarëve brenda dhe jashtë vendeve të tyre;
  3. Mësimi plotësues i gjuhës amtare në Diasporë, ka ende probleme serioze për aplikimin e kritereve të larta. Një nga rekomandimet e Germin është që të saktësohet me ligjin e ri të Diasporës financimi i mësimit plotësues duke përfshirë kualifikimin e mësimdhënësve shqiptarë në Diasporë;
  4. Angazhimi i ekspertëve të Diasporës në Kosovë përmes programeve për angazhim në atdhe dhe kthimin e trurit;
  5. Të rregullohet sistemi aktual për sigurimin kufitar dhe të paguhen në përputhje dëmet e shkaktuara nga aksidentet. Vetëm në vitin 2014 janë shitur 488 mijë polica kufitare, në vlerë 14 milionë e 600 mijë, kurse dëmet e paguara janë vetëm 1 milionë e 300 mijë. Një nga rekomandimet është që Byroja e Sigurimeve Kufitare të ndjek rrugën e anëtarësimit  të Kosovës në organizata e tjera, të cilat kishin kriter anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe të pranohemi në Kartonin e Gjelbër. P.sh Banka Qendrore e Kosovës, apo anëtarësimi në FIFA.

Në anën tjetër, edhe diaspora duhet të organizohet me angazhim dhe avokim që të ndikojë nëse dëshiron të shohë ndryshimet e bëra realitet.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views