fbpx
December 8, 2020

Përmbledhje e ngjarjeve të ditës së 2-të – Konferenca Diaspora Flet 20|20

By Germin-27051 Views-No Comment

INVESTIMET LOKALE DHE LIDHJET E TREGJEVE

Në përgjithësi, ekonomia kombëtare konsiderohet e qëndrueshme nëse është e aftë të shfrytëzojë burimet dhe kapacitetet e saj njerëzore, financiare dhe kapitale, për gjenerimin e rritjes së vazhdueshme ekonomike dhe për sigurimin e mirëqenies së gjithë banorëve të saj. Rëndësia e resurseve (njerëzore, financiare dhe natyrore) është e pakontestueshme, mirëpo vetëm shfrytëzimi efektiv i tyre siguron një rritje të vazhdueshme ekonomike dhe mirëqenie shoqërore. Procesi i rritjes ekonomike shoqërohet me një spektër të gjerë të politikave: financimin e zhvillimit, infrastrukturën publike, kornizën rregullative, politikat industriale, intervenimet qeveritare dhe investimet e huaja. Kur jemi tek investimet e huaja, si një komponent e rëndësishme sa kemi bërë si vendeshqip folëse të tërheqim izneset e diasporës për të investuar në portofole më të mëdhaja? Si i zgjidhim çështjet e sigurisë? Cili është potenciali i bizneseve lokale?

Këto ishin disa nga pyetjet e ngrituara në panelin e organizuar në ditën e dytë të konferencës, me titullin Investimet lokale dhe lidhjet e tregjeve. Paneli i moderuar nga z.Skender Rama (USAID KOSOVO COMPETE), kishte të pranishëm panelistë: z.Halit Avdijaj (Agroproduckt sh.p.k), z.Agim Rysha (Sektori i përpunimit të ushqimit, USAID KOSOVO COMPETE, z.Arben Kelmendi (PSA, Gjermani), z.Bardh Kadiu (CODA.TECH), z.Rexhep Iliazin (Sektori i përpunimit të drurit, USAID KOSOVO COMPETE) dhe z.Driton Hapçiu (Sektori i teknologjisë, USAID KOSOVO COMPETE).

Z.Rama nga projekti Compete i financuar nga USAID tregoi qëllimet e këtij programi, që sipas tij synojnë që të ndihmojë investimet dhe lidhjen në mes të diasporës dhe investitorëve lokalë si dhe të ofrojë mundësi për bizneset lokale që të rrisin produktivitetin e tyre dhe t’i eksportojnë jashtë vendi. Duke analizuar sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora kosovare për të investuar më shumë në bizneset kosovare, u përmenden 3 fushat ku do të fokusohet ky program: 1. Identifikimi i agjentëve në diasporë të cilët janë blerës, për t’i blerë produktet kosovare; 2. Idenfitimi i personave me ndikim që kanë pozita në koorporata të fuqishme – lobimi për t’i prezantuar dhe integruar produktet e lokale; dhe 3. Krjimi i ndonjë fondi nga Diaspora ose edhe ndonjë iniciative për rritjen e investimeve direkte të diasporës në Kosovë. Në këtë panel u përmend edhe industria e drurit, si një potencial i jashtëzakonshëm në lidhjen e tregjeve.

Sipas z.Rexhep Ilazi, në bazë të analizave, industria e drurit në Kosovë ka rreth 6 mijë punëtorë dhe mbetet një sektor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës. Sa i përket eksportit, u tha se produktet e drurit dhe mobilerisë kapin shifrën prej 22.5 milionë eurove, të cilat kryesisht blehen nga konsumatorët gjermanë dhe zviceran. “Sfida kryesore ka qenë produkti kualitativ, por me avancimin e teknologjisë së re dhe investimeve të reja është arritur që të kemi produkte më kualitative e cila ka ndikuar edhe në rritjen e punësimit. Me liberalizimin e vizave besojmë që intenziieti i bashkëpunimit dhe interfenimi në mes të blerësve dhe prodhuesve të Kosovës do të jetë shumë më i madh”, shtoi ai

Por si ka kontribuar diaspora në këtë drejtim? Sipas panelistëve prania e diasporës shqiptare në Europë ka mundësuar që shumë kompani të Kosovës të krijojnë lidhje me tregun e jashtëm, duke krijuar interes në të dy palët. Dizajnerët dhe arkitektët nga Kosova, falë këtyre lidhjeve kanë dizajnuar shumë projekte të cilat më pas janë ndërtuar nga kompanitë vendore të Kosovës dhe janë eksportuar jashtë.

Si përfundim, mund të konstatojmë se rritja ekonomike ngrihet me përmirësimin e edukimit, tregtinë e hapur, bashkëpunimin me diasporën dhe infrastrukturën e mirë publike.

NDIKIMI SOCIO-EKONOMIK I COVID 19

COVID-19 u ka shkaktuar shumë probleme ekonomike shqiptarëve në vendet e origjinës, por gjithashtu edhe në komunitetet e diasporës në të gjithë botën. Megjithëse komunitetet e diasporës kanë qenë të ndikuar nga pandemia në shtetin e tyre rezident, ata kanë vazhduar që të dërgojnë shumë më shumë remitanca në vendin e origjinës gjatë kësaj kohe. Çfarë është bërë për të adresuar shtresën e popullit në nevojë? Cilat janë çështjet më të ngutshme që duhet të adresojmë? Kjo ishte tema e trajtuar në një bashkëbisedim me ekspertë të ndryshëm nga fusha ekonomike dhe shoqërore. Paneli u moderua nga z.Hilmi Gashi (Anëtarë i Bordit të Germin, Zvicër), znj.Indira Kartallozi (themeluese e Sustainability Leadership Kosova, Belgjikë), z.Artan Ajazaj (Banka Botërore, ShBA), znj.Luljeta Minxhozi (Zëvendës Guvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë), z.Maksim Caslli (përgjegjës për biznesin e Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë).

Sipas znj.Kartallozi, bazuar në punën dhe përvojën e saj në qëndrueshmëri në vende të ndryshme në Afrikë, Azi, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine, së pari duhet t’i analizojmë dhe kuptojmë problemet shoqërore, ndikimin personal dhe mendor të shkaktuara nga kjo krizë dhe jo vetëm problemet teknike. Në bazë të pikëpamjes së saj, pandemia ka treguar që shumë qytetarë në Kosovë kanë mungesë të qasjes në sistemin shëndetësor – siç tha ajo – frikë për të shkuar në spital apo për të kërkuar shërbim mjekësor përshkak të kushteve jo të mira në to. Sa i përket trendeve botërore, e pyetur nga z.Gashi se cilat janë praktikat më të mira që i kanë ndërmarrë vendet tjera në këtë periudhe ajo tha se pandemitë janë paralajmëruar shumë më herët.

Sipas saj me globalizim, për fat të keq përveç integrimit të botës në një qarkullim tregtar ka pasur edhe ndikim negativ, sikurse edhe tash. Globalizimi u tha se është në gjendje që të sjellë pandemi nga tregu në Wuhan e deri në Kosovë, sepse ka lidhur vendet si kurrë më parë.

“Për të qenë të përgatitur ndaj pandemive sikurse edhe kjo është e rëndësishme që industria të ndryshohet dhe strukturat e reja ekonomike të fuqizohen si p.sh ekonomia qarkore. Përvec rimëkëmbjes duhet edhe të fuqizojmë bizneset se si t’u rezistojnë rreziqeve të reja sikurse pandemia, ndryshimet klimatike etj.”, tha ajo.

Sipas një analize të bërë në Kosovë, ekonomia e vendit thuhet se është konsumuese, por me shfaqjen e pandemisë kanë dalë në pah edhe disa probleme. Por, cilat veprime duhet të ndërrmirren nga bankat dhe ndërmarrjet që të rruhet fuqia konsumuese, apo duhet diaspora në formë të remitancave të mbaj gjallë ekonominë?

Sipas z.Caslli, koncepti i konsumimit duhet të ndryshojë. Ai paraqiti një narrativ se si shqiptarët lënë tokën e tyre pa punuar, dhe shkojnë të punojnë në Greqi. Më pas i i sjellin parat në Shqipëri dhe blejnë produkte greke. Prandaj, sipas tij ka ardhur koha që kontributi i diasporës më shumë se sa sjellja e parave duhet të strukturohet dhe diaspora të jetë zëri i saj brenda vendit të origjinës. Ai e sheh rolin e diasporës në kthimin e trurit duke ndihmuar bizneset apo çfarëdo sektori për të përsosur punën e tyre dhe të jenë të krahasueshme dhe konkurente me tregun e Evropës.

“Ne më shumë kemi zhvillim individual se të organizuar dhe ka ardhur koha kjo të ndryshojë. Problemi që sjellë Covid-19 duhet të shërbëjë si thirrje se si duhet të ndryshojmë dhe riorganizojmë ekonominë tonë dhe të dalim sa më të shëndetshëm”, tha ai.

Se është e nevojshme të mendohet ri-organizimi i projekteve e theksoi edhe z.Ajazaj. Sipas tij, viteve të fundit vërehet një tendencë e Bankës Botërore por edhe kompanive të tjera që të financojnë projekte të cilat kanë aspektin e qëndrueshmërisë dhe vlerat sociale. Ai rekomandoi që kompanitë në vendet tona duhet të kenë parasysysh dy gjëra: E para është ri-strukturim i kompanive/organizatave dhe qasja në tregun ndërkombëtarë dhe e dyta është përshpjetimi i adaptimit të zgjidhjeve digjitale sikurse ulja e kosotove të transferimit të remitancave.

Por, pavarësisht nevojë dhe thirrjes për t’u organizuar a ka në aspektin institucional gatishmëri për të ndryshuar pas krizës? Znj.Minxhozi beson që po, dhe sugjeron që vendet si Kosova dhe Shqipëria t’i përshtaten trendeve të reja. Sipas saj bota sot është drejt digjitalizimit dhe vendet tona kanë nevojë për moderinizimin e sistemeve tona bankare dhe financiare. Nevoja e inovacionit sipas saj është shumë e rëndësishme për t’i bërë ndryshimet. Sipas analizave të bëra në Shiqpëri, 96% e veprimeve të konsumatorit përdorin paranë e gatshme ndërsa 60% kompanive përdorin paranë e gatshme dhe kjo sipas saj ndikon në GDP-në e vendit, duke e bërë që të humb rreth 1.7% përshkak të përdorimit të parasë së gatshme.

Në fund të diskutimit u potencua që diaspora do të vazhdojë të kontribuojë duke e zbutur varfërinë, por është nevojë urgjente që vendet si Kosova dhe Shqipëria patjetër që të dalin nga varësia sistemike sepse kemi një ekonomi e cila varet nga investimet e huaja dhe një popullatë e cila varet nga remitancat.

QASJA NË INVESTIMET DHE TRAGJET NDËRKOMBËTARE PËRMES ANGAZHIMIT TË DIASPORËS

Krijimi i një strukture të suksesshme është një betejë e vështirë. Tetëdhjetë orë pune në javë, natë të tëra duke koduar apo duke krijuar seanca strategjie, muajt dhe vite pasigurie, të gjitha këto marrin vlerë kur kompania shndërrohet në një biznes të suksesshëm. Nëntë nga dhjetë iniciativa te tilla dështojnë, prandaj që të arrish të bëhesh pjesë e 10% që ja doli, duhet festuar. Për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm dhe për të prekur të gjitha shkallët e këtij suksesi, zgjerimi drejt hapsirës ndërkombëtare mbetet pikësynimi! Pyetja shtrohet se si mundet dikush të arrijë të dalë suksesshëm jashtë vendit të origjinës? Për të diskutuar më shumë, paneli diskutues i përbërë nga: Arjeta Haskaj (Menaxhere e Produktit dhe themeluese e Easly.Space) , Erjon Skora (Drejtor i Sigurimeve në Covee Genius), Gerti Buta (Këshilltar për inovacion në Scaling Solutions) dhe u moderua nga Erkens Gjini (Diaspora Mentoring Programme).

Diskutimi filloi me një përshkrim të shkurtë për programin Diaspora Mentoring Programme, që synon të lidhë mentorë nga Diaspora me sipërmarrës të rinj shqiptarë. Gjithsej janë 15 të tillë nga Diaspora të angazhuar në këtë drejtim. Njëri nga mentorët e angazhuar në këtë program është edhe znj.Haskaj e rritur në Itali por me vendbanim aktual në Portugali. Start-up që ajo e ka themeluar ka të bëjë me gjetjen e personave për t’i angazhuar për pastrimin e shtëpive. Ajo thotë që angazhimi me vendin amë e ka bërë të kuptojë që ka shumë inovacion dhe kreativitet nga rinia shqiptare. Edhe historia e Erjonit është e ngjashme me të Arjetës, i rritur në Itali dhe duke analizuar tregun ai ka lëvizur nëpër Evropë. Njëlloj edhe Gerti përshkak të punës ka lëvizar nga Afrika në Azi dhe në pas në Europë, por gjithmonë sytë i ka pasur të kthyer edhe nga Shqipëria duke ofruar këshillat për të zgjeruar dhe rritur start-up të ndryshëm. 

Arsyeja e zgjedhjes së një teme të tillë në kuadër të Konferencës Diaspora Flet sipas moderatorit z.Gjini është sepse qasja në tregjet ndërkombëtare përmes angazhimit të diasporës është e pashtjelluar dhe një utopi. Shumë start-up lokale sipas tij e shohin të pamundur qasjen në tregjet ndërkombëtare dhe gjithmonë synojnë lansimin e produktit në tregun shqiptar. 

Pyetja e parë për panelin ishte se cilat janë faktorët që dikush duhet të marrë parasysh për t’u shtrirë jashtë Shqipërisë? Nga këndvështrimi i znj. Haskaj është e rëndësishme që një start-up të kuptojë vëllimin e tregut jo-shqiptar duke e hulumtuar atë. Kurse z.Buta përveç hulumtimit të tregut këshilloi që të angazhohen dhe të njoftohen për rrjetet e diasporës të cilat do t’i hapin rrugë të njoftohen me tregun dhe start-up ndërkombëtare. 

Në pytjen se çfarë duhet të bëjë një start-up nga Shqipëria që mendon që produkti mund të pëlqehet nga tregu ndërkombëtarë, z.Gjini tha që duhet fillimisht të jesh i sigurt dhe të mos fillosh me supozime që produkti mund të adaptohet lehtë në tregun ndërkombëtar. Por a duhet të vërtetohet produkti në tregun që është (atë shqiptar) apo aty ku synon të adaptohet/shitet? Z.Buta mendon që përveç validimit duhet edhe përshtatja e produktit ngase jo secilin produktet mund të shitet njëlloj në secilin treg përshkak të karakteristikave të ndryshme të një vendi. Poashtu është shumë e rëndësishme ekspertiza lokale – përfundoi ai. 

Panelistët poashtu u shprehën që në rast se produkti është inovativ dhe ka të ardhme, fondet do të vijnë pavarësisht konkurrencës. Por, pavarësisht fondeve, a është kultura dhe gjuha sfidë për tregun e jashtëm? Të tre panelistët u shprehën që këto nuk paraqesin ngecje përshkak të adaptimit të lehtë si popull, përshkak të qasjes në internet për të kuptuar më shumë për vendin që synon të integrohesh. 

Diskutimi u përmbyll me pyetjen se si duhet një start-up t’i qaset një investitori të huaj dhe nëse duhet të jesh pjesë e një akselatori? Z. Buta tha se akselatorërt ndihmojnë në fasilitimin dhe prezantimin e produktit tek investitorët e huaj, por mënyra më interesante është të kesh një partner të distribuimit i cili e njeh produktin dhe e prezanton. Znj.Haskaj mendon që në fillim para se një start-up të bashkohet në qendra/rrjetet inkubatorësh, duhet të ketë mentorim fillestar. Një mendim ndryshe kishte z.Gjini ngase ai punon në një zyre akselatori që nga përvoja e tij këto zyre janë një përkrahje e fuqishme për start-up përshkak të fondeve që japin dhe gjetjen e lidhjeve me investitorët e jahtëm.

Ky panel u mundësua nga EU for Innovation.

FJALIME INSPIRUESE

Në kuadër të Konferencës Diaspora Flet, njerëz me ide kreative dhe histori suksesi përmes prezantimeve të tyre jetësore synuan të inspironin pjesëmarrësit duke i stimuluar për të punuar më shumë në promovimin e diasporës si dhe për të gjetur forma për të kontribuar në vendin e origjinës. Rrëfimet e ditës së dytë janë si më poshtë:

MIKE BAILEY

Me 22 vjet përvojë praktike në mbledhjen e fondeve të diasporës globale, Mike Bailey ka një perspektivë unike për atë që nevojitet për të drejtuar një fushatë të suksesshme globale filantropike.

Si pjesë e menaxhmentit të lartë të njërës prej organizatave më të mëdha për mbledhjen e fondeve nga diaspora në botë, Keren Hayesod United Israel Appeal, i cili mbledh mbi 200 milion dollarë amerikanë në vit nga komunitetet hebraike në 50 vende të ndryshme të botës, Mike ka udhëhequr fushata për mbledhjen e fondeve dhe ekipe profesionale në të gjithë botën.

Pas kësaj, si Drejtor Rajonal Ndërkombëtar, ai ishte përgjegjës për fushatat e mbledhjes së fondeve në Kanada, Australi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut me ekipet profesionale në këto vende, duke gjeneruar mbi 46 milion dollarë amerikanë në vit.

Si pjesë e përgjegjësisë së tij për marketing, Mike zhvilloi dhe zbatoi një strategji të re të markës, krijoi një strategji të re për marketing dixhital, dhe mbikëqyri prodhimin e qindra videove të marketingut dhe materialeve të tjerë. Ai gjithashtu shpiku dhe prodhoi për 15 vjet konferencat prestigjioze ILR (International Leadership Reunion) për filantropët më bujarë të botës hebraike.

Sot ai është një këshilltar senior në ndikimin e investimeve dhe një mentor për organizatat që mbledhin fonde. Mike ka një diplomë juridik në Universitetin Hebraik në Jeruzalem dhe ka punuar si avokat në sektorin e biznesit. Ai mban Master (me Nderime) në zhvillimin organizativ, i specializuar në organizatat e Sektorit të Tretë (jofitimprurëse)

Në videon e tij prezantuese, ai tregoi për rëndësinë e lidhjes shpirtërore me atdheun dhe se si ky element mund të përdoret në zhvillimin e filantropisë. Ai si shembull konkret morri situatën e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të vitit të kaluar, dhe mobilizimin dhe solidaritetin e treguar nga diaspora shqiptare. Si një faktor shumë jetik në sigurimin e kampanjave të suksesshme të mbledhjes së fondeve ai përmend edhe zhvillimin e ekipeve të “shitjes” të cilët duhet të zhvillojnë strategjitë dhe implementimin e suksesshëm të kampanjave të tilla.

VISAR MORINA

Kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, regjisori kosovar Visar Morina – që i dha jehonë edhe Kosovës nëpërmjet filmave të tij – u njoh për herë të parë me teatrin. Ky moment ishte vendimtar që ai të niste rrugëtimin e tij si regjisor.

“Jam shumë i ndikuar nga teatri dhe më pëlqen puna që bëhet në teatër jashtë mase, si dhe ka regjisorë që janë shumë, shumë të mirë. Për mua ka qenë pak a shumë si një lloj ëndrre të punoj në teatër dhe është një punë që e dua tepër”, ka thënë regjisori i cili në moshën 15-vjeçare ishte larguar nga Kosova dhe ishte vendosur në Gjermani.

Në videon e tij në konferencën Diaspora Flet ai foli pak edhe për ndjenjat e tij ndaj Kosovës. Sipas tij, Kosova është jashtë mase interesante në aspektin e tmerrit dhe të mirës. “Kur e shoh varfërinë dhe racizmin/dallimi në mes klasave të shoqërisë më duket shumë interesant gjendja e spitalit dhe patriotizimit që shitet nëpër media, dhe e pyes veten se ku përfundon ajo dashuri ndaj atdheut”, tha ai.

Regjisori dhe skenaristi Visar Morina, ka spikatur qysh me filmin e tij të parë “Babai”. Sipas rrëfimit të tij, për të gjetur një fëmijë që të luajë në këtë film, ekipit realizues u janë dashur të bëjnë 3 mije intervista më fëmijë nëpër gjithë Kosovën.
“Vetë fakti se cka kanë treguar fëmijët, a kanë shkuar vetë në shkollë apo i kanë marrë prindërit, tregonte shumë për jetesën në Kosovë dhe e mendoja nëse në Gjermani do të ishte një dokumentarin në vitet e 50-ta duke tregu për luftën do të ishte shumë i vlefshëm”, tha ai. Përveç filmit “Babai”, filmi i dytë që synonte “Oscarin” është “Exile”, i cili premierën botërore e kishte në janar të këtij viti në festivalin e filmit “Sundance” në SHBA, kurse premierën Evropiane në shkurt, në “Berlinale”. Në fund të gushtit, filmi “Exil” i regjisorit Morina ka fituar “Zemrën e Sarajevës”, më të madhin çmim në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Kështu me trofeun kryesor në edicionin e 26-të, Morina u bë i pari kineast nga Kosova të cilit iu akordua një çmim i tillë në këtë ngjarje.

ERILA HASKA

Erila Haska është manaxhere programi pranë organizatës Partnerët Shqipëri dhe mbulon programin e Sipërmarrjes & Inovacionit Social. Ka më shumë se 6 vjet në sektorin jofitimprurës dhe gëzon një eksperiencë në ideimin dhe manaxhimin e shumë projekteve me fokus kërkimor apo zhvillimor në fushën e sipërmarrjes, filantropisë korporative, punësimit dhe fuqizimit të të rinjve. Gjatë eksperiencës së saj ka trajnuar të rinj, organizata dhe sipërmarrje si pjesë e disa programeve të edukimit joformal.

Prej më shumë se 5 vitesh, është lektore e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndët Manaxhim Strategjik dhe Vendimmarrje Manaxheriale. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash dhe eventesh ndërkombëtare si dhe është pjesë e disa rrjeteve rajonale dhe Evropiane. Ka shkruar një sërë artikujsh shkencorë apo studime lidhur me të rinjtë, sipërmarrjen, ngritjen e fondeve nga organizatat jofitimprurëse. Erila ka një bachelor dhe master në Administrim Biznes nga Universiteti i Tiranës.

Prezantimi i saj brenda komponentës së fjalimeve inspiruese ishte: Krijimi i urave midis sektorëve me qëllim sjelljen e një vlere të shtuar në ekonomi dhe shoqëri.

Fokusi i prezantimit ishte puna e realizuar nga Partnerët Shqipëri dhe platforma më e re Dua Partner Invest që ka për qëllim bërjen bashkë të komunitetit të startupeve, investitorëve dhe konsulentëve. Qëllimi është aksesi në financim dhe ekspertizë i startupeve në Shqipëri. Përmes këtij trekëndëshi brenda një platforme ata dëshirojnë të sjellin një zhvillim në ekonomi duke rritur numrin e startupeve, punësimin dhe impaktin social të gjeneruar nga këto sipërmarrje që përcjellin një mendësi ndryshe.

KRENAR KOMONI

Krenar Komoni ka zhvilluar ide përparimtare në dizajnin elektronik, logjistikë dhe analiza të të dhënave për gati 20 vjet. Idetë e parë për dizajnin elektronik i ka filluar qysh në shkollë të mesme, kur ishte nxënës në Gjimnazin Xhevdet Doda në Prishtinë. I ulur gjithmonë, siç rrëfen ai në bankën e fundit, i kishin filluar ndjenjat për të krijuar startup dhe kështu me shokët e tij e formuan Science Logic me qëllim të ndërtonin webfaqe apo të krijonin dizajne të ndryshme. Por më fillimin e luftës shumë ëndrra iu shuan Krenarit, ashtu si shumë të rinjve në Kosovë. Pas përfundimit të luftës, si një 16 vjeçar filloi punën e tij të parë në Kohavision, një television privat në Prishtinë. Nga aty, mësoi se si të fillohej një start – up, por edhe fitoi përvojë dhe vetëbesim. Ai e kujton që përveç punës së rregullt, kishte filluar të punonte për një grup komedianësh mjaftë të njohur në Kosovë që quhen “STUPCAT”. “Unë si i ri, deri në 4-5 mëngjesit punoja me STUPCAT për të montuar “Ditarin e Stupcave”. Dhe këto përvojat në Kosovë më kanë shtyer përpara dhe më pas vendosa të vij në Amerikë për të studiuar”, tha ai në video-mesazhin e tij inspirues.

Si një inovator dhe udhëheqës tregu, ai ka zhvilluar dhe udhëhequr me sukses ekipe ndër-funksionale ndërsa rrit performancën e biznesit në shitje, financa, logjistikë të zinxhirit të furnizimit, shpërndarje dhe prodhim. Kohët e fundit Krenari themeloi kompaninë globale të furnizimit me zinxhir Tive, Inc. ku mban rolin e drejtorit ekzekutiv. Tive është një cloud platformë e re, që përdor sensorë IoT për të kapur të dhëna kritike të sensorit në kohë reale ndërsa produktet transportohen në të gjithë botën.

Më parë në karrierën e tij, Krenar punoi në Bitwave Semiconductor duke zhvilluar radion e parë në botë të përcaktuar nga softueri (SDR), Eta Devices, një startup i bazuar në MIT që zhvillon stacione bazë celulare shumë efikase dhe ka ofruar shërbime këshillimi për kompani të ndryshme të Fortune 500 në çip dhe nivel sistemi me dizajn pa kabllo.

BISEDË E PËRQENDRUAR | ELVIN GURI – ANGAZHIMI EKONOMIK I DIASPORËS DHE FILANTROPIA

Një vendim i momentit e dërgoi Elvin Gurin në Bullgari, në vitin 1992 ku ai përfundoi duke qëndruar për tre dekadat e ardhshme, duke u bërë një sipërmarrës i suksesshëm dhe një nga investitorët më të mëdhenj individualë për arsimin në Bullgari. Por, kush është Elvin Guri?

Një një bisedë të përqendruar gazetarja e njohur Ilva Tare fillon bashkëbisedën duke numëruar sukseset e tij të njëpasnjëshme. Kush është Elvin Guri dhe çfarë ka bërë ai që e bën atë një emër të sukseshëm?

Mbështetja e tij për Teach for Bulgaria, Junior Achievement Bulgaria dhe Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) ka ndihmuar qindra të rinj të përparojnë qëllimet e tyre arsimore. Si investitor, ai ka mundësuar më shumë se 15 ndërmarrje të zgjerojnë aktivitetet e tyre në të gjithë vendin (Bullgari) dhe më gjerë. Sot, këto kompani kanë një qarkullim të kombinuar prej më shumë se 250 milionë euro dhe punësojnë mbi 5,000 njerëz. Pasi u diplomua nga AUBG në 1996, Elvin punoi në zhvillimin ndërkombëtar për më shumë se pesë vite, një vit e gjysmë në selinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në Londër dhe katër vite në zyrën e saj në Sofje. Ai filloi biznesin e tij të parë, JetFinance, në fillimin e viteve 2000, duke e shndërruar atë, gjatë disa viteve të ardhshme, në një nga kompanitë më të suksesshme të kredisë konsumatore në rajon. Shitja e suksesshme e biznesit në 2008 te BNP Paribas e nisi atë në rrugën e investimit. Sot, ai investon përmes Empower Capital, një fond që mbështet bizneset në rritje.

Sipas Ilva Tares, Elvini ishte një ndër shqiptarët e vetëm që komuniteti në Londër bënte me gisht duke e spikatur si një storje e suksesi, siç thotë ajo, pa ndonjë xhelozi, ndonëse jemi të prirur të kemi xhelozi dhe të minimizojmë sukseset e shqiptarëvë jashtë vendit.

Në nëntor të vitit 2019 ai zgjodhi të ndërtonte jetën dhe bizneset e tij në vendin e tij të lindjes, në Shqipëri. Por pse kaq vonë?

“Nuk isha i gatshëm dhe nuk e kisha gjetur momentin e duhur. Kur m’u dha mundësia kam lëvizur gjithë gurët e mundshëm që ta shfrytëzoja”, tha ai. E zgjodhi fushën e telekomunikacionit, siç tregon sepse ishte mundësia që ju dha.

Kur ju merrni një vendim, si e merrni atë? Në bazë të llogaritjes apo instiktit të zemrës? – “Nisem nga një analizë, përpiqem të shoh tendecat e tregut në një periudhë afatgjate. E shoh nëse ka të ardhme kjo industri. Kur filloj të thellohem, shikoj instiktin nëse unë përputhem në atë industri. Dhe më pas bëj lidhjet emonciale – dhe të ndihmon të kuptosh se ku janë. Të mbash një ndarje në mes të llogaritjeve të ftohta dhe të balancoj emocionet është mjaftë e vështirë” – thotë ai.

Por si është të investosh në një vend problematik dhe me shumë probleme? Ndryshe nga sipërmarrësit e tjerë që marrin përsipër rrezikun, Elvini thotë që ka frikë nga rreziqet. Si gjithmonë bën vlerësimin e rreziqeve dhe shikon mundësitë nesë është i gatshëm të paguajë çmimin.

“Nëse një vend ka reputacion negativ/problematik nuk më shqetëson. Disa herë lidhet me mosukseset dhe disa herë me historinë e rajonit. Në rastin e popullit tonë dhe hapësirës ekonomike shqiptare ne vuajmë nga problemet objektive si: ekonomike, kriza politike, mungesë e infrastrukturës, por edhe mos-pozicionimi i duhur i vendit dhe kombit për si destinacion për investime”.

Z. Guri poashtu theksoi se siguria e investimeve në atdhe lë për të dëshiruar dhe kjo rritë rrezikun (rriskun) për investitorë nga diaspora, gjë që i bën ata të hezitojnë të investojnë. Shtetet amë duhet të trajtojnë investitorët nga diaspora me prioritet në aspektin insititucional përtej fjalëve. Si një filantrop i sukeshëm duke dhuruar resurset e tija në edukim, tha se diaspora duhet të investojë në vendin amë përtej ideve romantike dhe patriotike ngase ato përplasen me realitetin aktual.

Përtej angazhimit si një investitorë i sukseshëm, ai në heshtje është edhe një filantrop mjaft i suksesshëm. Siç thotë ai, shqiptarët si komb kanë dhënë prova që në momente emergjente ne mund të mobilizohemi dhe t’i gjindemi njëri tjetrit pranë. Por rithekson nevojën që bazat e filantropisë duhet t’i bëjmë më të qëndrusheme dhe më afatgjate. “Ne duhet të krijojmë një sistem që të ngrejmë nivelin e popullisë dhe unë e zgjodha arsimin për të investuar forcat dhe resursat e mija”.

Në fund, i pyetur se cilat janë sfidat e diasporës, ai tha se sfida kryesore mbetet ekuilbri i ideve romantike me aspektet ndonjëherë brutale në atdhe e sidomos në investime. Për këtë sugjeron që politikëbërja ta kuptojë që investimet nga diaspora janë ato “ first entrance – hyrjet e para” që i hapin rrugët edhe për investitorët e jashtëm. Nëse diaspora s’ka besim, ne nuk mund të presim që të vijnë të tjerët. – Por edhe njëherë barra është e diasporës që të mblidhet, organizohet dhe të ketë fuqi të imponohet.

GRATË SHQIPTARE NË TEKNOLOGJI

E ardhmja po duket e shndrritshme! Duke pasur këtë në mendje, në panelin: Gratë në Teknologji, u potencua që gratë kanë potencial të lartë zhvillimi për teknologji. Gjatë këtij bashkëbisedimi u fol për rolin e vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë së informacionit, punës së tyre të përditshme, dhe poashtu për sfidat dhe ambiciet e tyre. Paneli u moderua nga znj.Anila Hyka Smørgrav (Orange Business Service, Francë, anëtare e Bordit të Germin), me panelistet: znj.Klorenta Janushi (Eksperte e sigurisë kibernetike), znj.Kozeta Sevrani (pedagoge e informatikës), znj.Anila Nauni (Doktore shkence), znj.Ilda Turhani, znj.Blerta Thaçi (Open Drejtoreshë e Data Kosova, dhe znj.Abetare Gojani (Drejtoreshë e IPKO Foundation).

Për Blerta Thaçin, drejtoreshë ekzekutive në Data Kosova, një grua e suksesshme në botën e teknologjisë, gjithçka filloi në mënyrë të paplanifikuar kur ajo vendosi që të kalojë nga bota e biznesit në botën e shoqërisë civile me dëshirën që të jetë aktive në shoqëri dhe t’i ndihmojë vajzat e reja në teknologji. Për aspektin e sfidave, në fjalën e saj ajo u shpreh se ishte shumë me fat që afër vetës kishte një komunitet shumë ndihmues.

“Sfidat kanë qenë të shumëta, mirëpo për bashkë-koleget dhe shoqet e mija nga vendet tjera, ato kanë qenë shumëfish më të vështira. Për këtë, unë gjithmonë jam munduar me forcat e mija që të ju ofroj ndihmën dhe përvojën time”, tha ajo.

Znj.Klorenta Janushi, një eksperte e sigurisë kibernetike me përvojë prej më shumë se 5 vitesh në fushën kibernetike ishte poashtu paneliste në këtë diskutim. “Në Shqipëri me kënaqësi konstatojmë se ka një numër në rritje të grave që kontribuojnë në sektorin e sigurisë kibernetike, duke thyer stereotipet gjinore për këtë sektor. Nga përvoja jonë si Women in Cyber, gratë kanë sfida se si të arrijnë aksesin tek siguria kibernetike, por përmes programit të mentorimit, ne ju ofrojmë atyre qasje më të lehtë”– tha ajo.

Sipas saj, sektori po përballet me një hendek të madh midis nevojave të sektorit privat për punëtorë të aftë dhe përmbajtjes së kurrikulave që ofrojnë institucionet e edukimit për të rinjtë. Risi mbështeti realizimin e një studimi mbi kërkesat e tregut dhe ofertën për profesionistët e sigurisë kibernetike.

Të njejtën gjë e sugjeroi edhe Prof. Dr. Kozeta Sevrani. Gjatë prezantimit të saj në këtë panel ajo rekomandoi përmirësimin e kurrikulave aktuale në universitetet shqiptare dhe integrimin e programeve universitare ose programeve master për sigurinë kibernetike rreth përgatitjes së brezave të ardhshëm. Për të përmbushur nevojat e menjëhershme të specialistëve në këtë sektor, nevojitet promovimi i kurseve afatshkurtra dhe specializime në sigurinë kibernetike për ata që kanë mbaruar studimet në fushën e IT.

Znj.Ilda Turhani, e cila ka dhënë kontributin e saj si Network Director prej disa muajsh është tek Women in Technology Albania (WiT) tha se kompanitë nga sektorët e sigurimeve, telekomunikacionit, energjisë, shëndetësisë dhe sektorë të tjerë në Shqipëri kanë nevojë, më shumë se kurrë për ekspertë të sigurisë kibernetike dhe se gratë mund të kenë një rol më të madh në këtë aspekt!

Se gratë duhet të kenë një rol më të madh në teknologji pajtohet edhe znj.Abetare Gojani nga Ipko Foundation. Me fondacionin e tyre në Kosovë kanë pasur impakt tek 3 mijë vajza të reja në gjithë Kosovën. Por, pavarësisht kësaj, numri i gravë në TIK është ende relativisht i ulët. Vetëm 20% tyre janë të punësuara në këtë sektor. Një problem tjetër i potencuar nga panelistet ishte edhe mungesa e vetëbesimit dhe kurajos tek gratë dhe ndarja e ideve dhe ambiceve për herë të parë. “Secila nga ne gratë duhet të kemi një shembull (role model) që të inspirohemi dhe në cdo konferencë duhet të kemi tregime inspiruese për t’u treguar vajzave të reja që jo vetëm burrat mund të jenë të aftë të fushën e teknologjisë, por edhe gratë mund të jenë të po aq të afta për të zhvilluar uebsite etj”, u shpreh Abetare Gojani.

Përkunder faktit se kemi gra që kanë role udhëheqëse në shumë kompani/start-ups, publiku i gjerë shumë pak dëgjon për to. Sipas znj.Anila Nauni, është shumë me rëndësi integrimi i grave në proceset e investimeve brenda kompanieve dhe kampanjat për t’i paraqitur sukset e tyre.

TEKNOLOGJIA, INOVACIONI DHE KONTRAKTIMI I JASHTËM

Teknologjia informative (TI) është duke e përshkuar dhe transformuar ekonominë në tërë globin, si sektorin publik ashtu edhe shoqërinë në përgjithësi. Ky trend drejt transformimit dixhital e ka vendosur promovimin e sektorit të TI-së si prioritet kryesor në agjendat e shumë qeverive. Kur e kemi parasysh rëndësinë e industrisë së TI-së si motor i zhvillimit ekonomik, inovacionin dhe konkurrueshmërinë ndërkombëtare, akterët e industrisë së TI-së në një panel të moderuar nga znj.Fabiola Duro u diskutua për potencialin e vërtetë të kësaj industrie dhe kontraktimin e jashtëm. Në panel ishin të ftuar: znj.Artiona Bogo (Google), znj.Arta Shehu (jCodders & Labbox), z.Albi Zhulali (Softmogul), z.Çelik Nimani (Frakton), z.Bledi Çeliku (Banka Botërore) dhe z.Edi Demaj (KODE Labs).

Shumica e kompanive të TI-së në Kosovë dhe Shqipëri të janë aktive në fushën e softuerit dhe shërbimeve të TI-së. Bashkëbisedimi me akterë të kyç në kuadër të konferencës potencoi edhe njëherë rëndësinë e trajnimeve të vazhdueshme për rritjen e shkathtësive/teknologjive për profesionistët e rrjetit kompjuterik. Por, përkundër këtyre fakteve, profesionistët e kësaj fushe hasin në shumë sfida.

Sipas Çelik Nimanit, kompanitë kosovare kanë filluar një ri-organizim të brendshëm dhe është një trend i cili përveç shërbimeve të IT-së, 50% e të hyrave të kompanisë synohet që t’i fitojnë përmes produkteve. Sipas tij është nevoja që të afrohemi me vendet e tjera që ofrojnë kontraktim të jashtëm, por gjithmonë duke marrë parasysh pozicionin dhe duke i kapërcyer sfidat nga më të thjeshtat, sikurse ato të pagesave online.

“Ne përveç punës, bëjmë edhe diplomaci për të promovuar Kosovën. Si popull kur ballafqaohemi më këto sfida, mundohemi që të gjejmë zgjidhje të ndryshme, por është kohë dhe proces deri sa e mësojmë njëri tjetrin. Në ekosistemin e Kosovës e kemi vrejtur që ka një bashkëpunim në mes të kompanive, gjë që nuk ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Sipas panelit diskutues, kompanitë e tyre hasin në vështirësi në gjetjen e punëtorëve si dhe nuk ka numër të përshtatshëm të programerëve të trajnuar mirë apo as të diplomuarve me aftësi themelore të TI. Mirëpo sipas z.Edi Demaj, ideja e kontraktimit të jashtëm po i frikëson shumë kompani përshkak të mos-gjetjes së talentëve. Por, sipas tij është gjithmonë një mundësi që punëtorët të aftësohen atëherë kur e kërkon tregu. Një tjetër pikëpamje e shprehu nga ai është se sektori i teknologjisë në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka arritur në këtë pikë përshkak të politikëbërjes.“ personat e kanë marr vetë në dorë të tyre këtë sistem, por them që politikë-bërja në Kosovë dhe Shqipëri duhet t’i japë prioritet për t’i lehtësuar kryerjen e punës sepse ka shumë potencial”, tha ai.

Megjithatë, kompanitë lokale janë duke u perballur me shumë probleme për të tërhequr dhe mbajtur talentet brenda kompanitive të tyre në vendet amë? Çfarë duhet të bëhet për të adresuar këtë çeshtje?

Sipas znj.Bogo, është shumë e rëndësishme atmosfera e punës e cila duhet të krijohet nga kompania. Sipas saj, ndonëse politikë-bërja mund të paraqet shumë sfida në ndërtimin e një jetë të dinjiteshme, kompanitë duhet të luajnë rolin e tyre që të motiviojnë punëtorët duke themeluar një ambient sa më inpsirues. Një tjetër gjë, sipas z. Zhulali, është përqimi i mesazhit tek stafi për vizionin dhe qëllimet e përbashkëta. Por, sipas tij kur kompanitë janë më të vogla athëherë edhe egot janë më të mëdha dhe puna është shumë vetjake.

Një arsyje tjetër sipas Bledi Celikut është edhe mungesa e roleve të suksesit. “Shqipëria nuk ka modele të rinjsh të sukeshëm në politikë – që kanë hyrë në politikë dhe kanë pasur sukses. Por fëmijët që po rriten sot është me rëndësi të marrin shembuj nga persona të cilët kanë krijuar kompani nga hiqgjë. Ne vuajmë për rastet e suksesit reale”, tha ai. Por, për Artën si profesioniste, në këtë drejtim talenti jo vetëm në Kosovë por gjithkund në botë është i tërhequr nga kompanitë e mëdha dhe në radhë të parë mundohen që të rrisin vetën e tyre profesionalisht. “Ne jemi zhvilluar si brum profesional vetëm me atë që na ka ofruar tregu – por sot me globalizëm tregu ofron më shumë. Ndjenja e komunitetit dhe bashkëpunimit është diçka e re dhe shumë e mirë dhe besoj që do të na ndihmojë shumë në rritje”, tha ajo.
Një rekomandim se si ta mbajmë talentin brenda kompanisë dhe vendit tonë, Edi propozoi që të krijohet mentaliteti i bashkë-pronarit dhe jo i punëtorit klasik. Sipas tij, një metodë që ka funksionuar tek kompanitë e tij është ndryshimi i të bërit biznes, duke e krijuar këtë mentalitet.

Në fund të gjithë panelistët u pajtuan që në këtë fushë pa rolin dhe kontributin e diasporës do të ishte e pamundur. Sipas tyre, ndonëse shqiptarët jashtë vendit shumë herë janë zhgënjyer me punën e bërë në këto rajone, përsëri kanë insistuar për të ofruar projektet e tyre në vendin amë.

FILANTROPIA DHE ROLI I OJQ-VE

Midis shqiptarëve, gatishmëria për të dhuruar para, kohë dhe ekspertizë për vendet e origjinës dhe të tjerët nuk ka munguar asnjëherë. Në kohë të ndryshme, shumë njerëz në diasporë u janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë në vendin e origjinës. Por, me kalimin e viteve, dinamika e komuniteteve të diasporës ka ndryshuar. Në këtë drejtim, filantropia ndaj vendeve të origjinës po riformësohet. Në një kohë kur ka shumë shkaqe dhe raste në të gjithë botën për të dhuruar, ka nevojë për besim dhe një lidhje më të fortë për të përqëndruar donacionet në vendet e origjinës. Në mënyrë që të rrisim këtë të fundit duhet të flasim jo vetëm për donacionet, por edhe për qëndrueshmërinë e parave të dhëna dhe ndikimin e dhënë. Dita e dytë e konferencës përmbyll kështu me këtë sesionin me temë “Filantropia dhe roli i OJQ-ve”, i cili u moderua nga znj.Dajana Berisha (FIQ), me panelistë: znj.Shpresa Xhakli (Filantrope), znj.Laura Ivezaj (Ivezaj Foundation), z.Mark Kosmo (Global Albanians Foundation), z.Riçard Lukaj (Lukaj Foundation), dhe z.Taulant Hoxha (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).

Në këtë panel u theksua se nevojitet të kalojmë nga lloji humanitar / urgjent i donacioneve dhe projekteve në donacione për projekte me objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm. Z.Riçard Lukaj tha se, nga perspektiva e një donatori, organizatat që implementojnë projekte duhet të dërgojnë më shumë raporte dhe fakte mbi impaktin e projekteve, karshi fotove dhe vizibilitetit të punëve në terren.
Sipas tij filantropia është një mekanizëm i duhur, së bashku me organizatat për të punuar aty ku qeveritë “dështojnë”, dhe janë të pa-afta të kryejnë detyrat e tyre.

Z.Mark Kosmo, një aktivist i njohur në komunitetin shqiptar në Amerikë tha se diaspora shqiptare që ka vend amë Shqipërinë, nuk ishte e organizuar deri në dekadat e fundit, për dallim nga ajo e Kosovës apo e Malit të Zi. Një tjetër veçanti janë dallimet në mes të gjeneratave dhe si e shohin ata rëndësinë e filantropisë. Sipas tij, duhet kuptuar që donacionet nga donatorët ndërkombëtarë në të ardhmen do të zvogëlohen apo ndërpriten të gjitha dhe përmes filantropisë mund të përmbushim nevojat e shoqërisë dhe komunitetit. “Ne duhet të krijojmë institucione që të fuqizojmë filantropinë dhe të strukturojmë kontributin e tyre” , tha ai.

Për znj.Laura Ivezaj, e cila shërben si Koordinatore e Përhapjes së Komunitetit në Bordin e Drejtorëve të Bursave të Fondit Gjergj Kastrioti, tregoi rëndësinë e filantropisë në fuqizmin e rinisë së vendeve amë përmes edukimit. Sipas saj janë kryesisht gjeneratat e dyta dhe të treta të cilat financojnë edukimin e të rinjve nga Kosova, Shqipëria apo Mali i Zi në ShBA.

“Unë mendoj që diaspora është duke ndryshuar, por në një formë them që kontributi duhet të jetë më i organizuar.

Drejtori i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile, z.Taulant Hoxha, tha që: “Shumicën e gjërave që do të flas për Kosovën, korrespodojnë edhe për diasporën shqiptare. Kontributi i diasporës ka qenë shumë i rëndësishëm për mbijetesën e shumë gjeneratave në Kosovë. Tani jemi në një moment historik dhe duhet të kalojmë këtë mentalitet të kontributit të pakushtëzuar të diasporës duke menduar që ata janë të obliguar të japin për vendin. Sipas tij, përtej identitetit kombëtar, pjesëtarët e diasporës janë edhe qytetarë global. Mirëpo, ai thekson që gjithcka ndryshon në momentin që diaspora viziton Kosovën dhe vihet në pah kontributi tradicional – pra financim për mbijetesë dhe jo për zhvilim”

Znj.Shpresa Xhakli në fund tha që është një rrugë e gjatë për të arritur në majat e filantropisë, por në këtë fazë është e rëndësishme të përfshihen sa më shumë njerëz në aktivitete duke ndarë një përqindje për kauza të ndryshme shoqërore.