October 30, 2017

Projektligji për Diasporën: Çfarë sjellë?

By Germin-134 Views-No Comment

Rekomandimet rreth Projektligjit për Diasporën, dërguar z.Dardan Gashit, Ministër i Diasporës në Republikën e Kosovës.

Më 14 tetor 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (www.diasporaflet.org) ka mbajtur takimin virtual (Google Hangout) me temën Projektligji i Diasporës: Çfarë sjellë?

Ligji aktual për diasporën, i miratuar në vitin 2012 që ka për qëllim të ruaj dhe të kultivojë identitetin gjuhësor, kulturor dhe arsimor të diasporës, pritet që në përbërjen e saj të ketë ndryshime përmbajtësore. Për dallim nga projektligji i kaluar, në këtë projektligj presim nga ana juaj që të punohet më shumë, dhe se për ndryshimet në draftligjin për Diasporën të merren për bazë sugjerimet dhe vërejtjet të cilat vijnë nga mërgata shqiptare në diasporë, si shqetësime të cilat ata preken direkt edhe nga rregullimi ligjor të cilin do ta ofrojë ky projektligji. Prandaj, bashkëbisedimi me pjesëtarët nga diaspora për Projektligjin e Diasporës kishte siqëllim realizimin e një diskutimi të frytshëm, ku ata mund t’i kalonin kritikat dhe sugjerimet etyre për një projektligj më gjithëpërfshirës, më përmbajtësor dhe më të aplikueshëm.

Për të lexuar rekomandimet e plota, ju lutem klikonKËTU.