News
Publikohet hulumtimi mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe Shqipëri
Date: 31/10/2020
0 Views

Dje më 28 tetor 2020, organizata jo-qeveritare GERMIN publikoi hulumtimin mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe Shqipëri për ekspertizë nga Diaspora. Ky hulumtim vjen si pjesë e projektit “Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës” i cili është duke u implementuar nga organizata GERMIN me mbështetjen e Agjencisë Gjermane për Zhvillim (GIZ) dhe synon të lidhë profesionistët e Diasporës me institucionet në vendet amë me qëllim që të përputh ekspertizën e tyre me nevojat institucionale.

Në ambientet e Hotel Tirana International u prezantuan rezultatet dhe të gjeturat kryesore të hulumtimit nga Profesori Ilir Gëdeshi ku më pas u zhvillua një bashkëbisedim me pjesëmarrësit mbi sfidat që janë në lidhje me angazhimin e Diasporës.

Nga hulumtimi kuptojmë se institucionet publike në Kosovë dhe Shqipëri kanë nivel të ulët të bashkëpunimit me diasporën, dhe edhe bashkëpunimi aktual vjen si rrjedhojë e nismave nga profesionistët e diasporës. Institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet qeveritare (ministrië) shprehin nevojë të lartë për ekspertizë nga diaspora në fusha si: hartimi dhe zbatimi i projekteve, prakticienë dhe mentorë, mirëpo nuk kanë apo nuk kanë zhvilluar programe deri më tani për terheqjen e profesionistëve në këto fusha. Gjithashtu, përfaqësuesit e universiteteve hezitojnë të shafqin nevojën për lektorë apo ligjerues, edhe pse kapacitetet e tyre lënë për të dëshiruar në këtë pjesë.

Ndërkohë, Bashkitë dhe Komunat (niveli lokal) në Shqipëri shprehen të kenë nevojë për hartues projektesh dhe zbatues në fushat e Turizmit, Bujqësisë, Mbrojtje të Mjedisit dhe Përpunim të mbetjeve. Në Kosovë shprehet e njejta nevojë, duke shtuar sektorët e urbanistikës dhe projekteve të zhvillimit të qendrueshëm. Vlerësimi i nevojave është bërë në një formë të poentimit nga 1 deri në 5, ku 5 shpreh nevojën më të madhe dhe 1 nevojën më të vogël.

 

Prezantimi u pasua me një sesion pyetjesh/përgjigjesh me pjesëmarrësit në këtë ngjarje. Konkluzionet e dala përmblidhen në këto pika:

  • Ekziston nevoja për ekspertizë nga diaspora në institucionet publike në Kosovë dhe Shqipëri në fusha specifike;
  • Nuk ka programe apo mekanizma tjerë që tërheqin profesionistët nga diaspora për t’u angazhuar në institucione në vendet e origjinës; Shumica e nismave apo bashkëpunimit të deritanishëm ka ardhë si rrjedhojë e nismave nga pjesëtarët e diasporës;
  • Institucionet publike shprehen të gatshme të pranojnë ekspertë nga diaspora në fusha të ndryshme (kryesit për hartim dhe zbatim të suksesshëm të projekteve), por vërehet një hezitim tek institucionet e arsimit të lartë për të pranuar lektorë/ligjërues brenda departamenteve.

Në këtë ngjarje u shënua gjithashtu lansimi zyrtar i organizatës në Shqipëri. Organizata GERMIN është regjistruar qysh në 2014-ën në Kosovë dhe përgjatë gjashtë viteve të fundit nuk ka munguar bashkëpunimi me Shqipëri si dhe përfshirja e anëtarëve të Diasporës së Shqipërisë pasi qasja e GERMIN është pan-shqiptare.  Germin është një organizatë joqeveritare që përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale për të lidhur dhe angazhuar Diasporën në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre. Ne përpiqemi të eksplorojmë dhe sjellim kanale alternative për të lehtësuar dhe forcuar lidhjet midis diasporës, qytetarëve dhe qeverive në Ballkanin Perendimor. Germin drejtohet nga një grup profesionistësh të Diasporës duke filluar nga fusha e politikave publike, financave, informacionit dhe teknologjisë, ligjit dhe arsimit, sigurisë dhe mbrojtjes, energjisë dhe ambientit. Germin ka një rrjet profesionistësh dhe bashkëpunëtorësh, që aktualisht jetojnë në 24 vende përfshirë Ballkanin, Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut. Germin gjithashtu ka një rrjet prej 250+ organizatash partnere në Diasporë, me bazë në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Azi dhe Australi.

Tani me regjistrimin në Shqipëri pritet të zhvillohen dhe programe të tjera, veç atij të Angazhimit së Profesionistëve të Diasporës që është duke u zhvilluar qysh nga dhjetori i vitit të kaluar.

Bashkë-drejtoret e GERMIN, Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu gjithashtu informuan pjesëmarrësit për konferencën Diaspora Flet 2020, edicioni i dytë që kësaj radhe vjen në formën virtuale me gjitha elementet që ka një konferencë reale. Konferenca synon të lidhë profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme. Për më shumë informata lidhur me konferencën, luteni të vizitoni këtë VEGËZ.

Për informacione të tjera, luteni të kontaktoni në:

GERMIN (Albania)
Rr. Ibrahim Rugova, Sky Tower, 1019, floor 8/3, Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax: E-mail: [email protected] | www.germin.org | +355 (0) 69 576 1939

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
The second edition of the OriginAL program is officially launched
On August 4th, the second edition of the OriginAL program was officially launched. Participants had the opportunity to see the program's insights, its inaugural edition, and its ambitious goals. This event opened with a surprise performance by Arbër Selmani, journalist and poet from Pristina. He moved the audience with a rendition of his poem called "Kur vdiq baba." The co-director of GERMIN, Lirim Krasniqi, spoke about the importance and impact that this program has had and expressed that he is proud to be part of an initiative of historical importance and thanked all the supporters of this project. Deputy Prime Minister and Minister of the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora, Donika Gërvalla-Schwarz, said that she is very proud of last year's result and of the group of the second edition of the OriginAL program. Acting President at RIT Kosovo (A.U.K), Michael Hess, talked about the important connection that the American University in Kosovo has with the diaspora. We also had supporters of the OriginAL program among us. Investor, entrepreneur, and philanthropist from the Diaspora in Bulgaria, Elvin Guri. He talked about how this program helps the youth of the diaspora to understand not only their roots but also their parents and their sacrifices. One of the main pillars of this program is the founder and Chairman of the Board of the Global Albanian Foundation (GAF), Mark Kosmo. Unable to come from Boston, USA, through a video message, he once again expressed his support and told the participants that he really looks forward to starting this journey. From Paris, we also had GERMIN's co-chair of the board, Anila Smørgrav, who greeted and thanked the participants, supporters, and partners of OriginAL. At the event, seven esteemed alumni of the OriginAL program graced the gathering. Among them, Diellza and Elsa Vejseli, who once participated and now volunteered for the second edition, took the stage to recount their enriching experiences, the enduring friendships forged, and offered valuable insights into the program's overarching objectives and impact.
Date: 24/12/2024
0 Views