Uncategorized
Pyetësori për Profesionistët nga Diaspora / Diaspora Professionals Survey
Date: 15/01/2020
0 Views

Thirrje për profesionistët e Diasporës!

A dëshironi të bëheni pjesë e hulumtimit për të shprehur perceptimet tuaja rreth migrimit qarkor dhe mundësive të angazhimit profesional në vendet e origjinës?

Atëherë, ju ftojmë të plotësoni këtë pyetësor(kliko këtu) i cili administrohet nga GERMIN dhe merr vetëm 10 minuta kohë për t’u përgjigjur. Përgjigjet tuaja do të mbeten plotësisht konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e këtij studimi. Gjetjet përfundimtare do të publikohen në një raport të detajuar, si pjesë e projektit “Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës”. 

Nëse keni pyetje ose komente rreth këtij pyetësori, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected] 

Faleminderit për bashkëpunimin!

 

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
Uncategorized
Udhëzime për Votim në Përfaqësi Diplomatike
Germin ju sjell udhëzimet e nevojshme për të realizuar votën tuaj në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Si pjesë e të drejtës suaj demokratike, ju mund të votoni një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, duke ndjekur hapat e thjeshtë dhe duke siguruar që vota juaj të numërohet. Më poshtë gjeni të gjitha informacionet mbi procesin e votimit, orarin dhe dokumentet e nevojshme për të votuar në përfaqësitë diplomatike. Sigurohuni që të votoni në kohën e duhur dhe të shfrytëzoni këtë mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit tuaj! 📅 Data: 8 Shkurt 2025 ⏰ Orari: 07:00 – 19:00 (sipas orës lokale) ✅ Kush ka të drejtë të votojë? ✔️ Vetëm personat e regjistruar me sukses për votim në përfaqësitë diplomatike. ✅ Çfarë duhet të keni me vete? ✔️ Letërnjoftim të Kosovës ✔️ Pasaportë të vlefshme ✔️ Leje të vozitjes (e lëshuar nga Republika e Kosovës) ✅ Si të votoni? 🔹 Shkoni në konsullatën ku jeni regjistruar 🔹 Verifikoni identitetin me dokument të vlefshëm 🔹 Merrni fletën e votimit dhe votoni në mënyrë të fshehtë 🔹 Vendoseni fletën e votimit në kutinë përkatëse 📢 Votimi është një e drejtë dhe përgjegjësi! Sigurohuni që të votoni në kohën e duhur! Adresarin e përfaqësive diplomatike – sapo të klikoni, do t'ju dërgojë direkt në Google Maps e gjeni këtu.  
Date: 06/02/2025
0 Views