News
Rëndësia e Diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës
Date: 26/06/2019
0 Views

Kosovën po e presin ditë më të mira. Diaspora përditë e më e interesuar për të investuar në Kosovë, në një klimë e cila po shkon drejt përmirësimit si për investitorët e brendshëm, ata nga diaspora por edhe për investitorët e jashtëm

Shkruan: Bekim Brestovci

Diaspora kosovare është produkt i një dhune sistematike të ushtruar nga pushtuesi serb i cili përveq përndjekjeve politike ndaj popullit shqiptar të Kosovës, ushtroi sistematikisht edhe represion ekonomik me të vetmin qëllim, varfërimin dhe gjunjëzimin e popullit shqiptar dhe vuarjen në kontroll të të gjitha segmenteve jetësore.

Kujtojmë vetëm largimin masiv të të gjithë shqiptarëve mbas grevës së organizuar nga sindikata e pavarur e Kosovës me datë 03 Shtator 1990, kur shumica dërmuese e të punësuarve shqiptarë u larguan dhunshëm nga mardhënia e punës, duke u shoqëruar e gjithë kjo edhe me mbylljen e të gjitha institucioneve publike siç ishin shkollat, universitetet, mediat e çdo gjë tjetër që frymonte shqip.

Ishin këto vetëm disa nga arsyet e një vale të madhe ikjesh të fillim viteve 90- ta, në drejtim të shteteve të ndyshme të Evropës por edhe të vendeve përtej Atlantikut.

Gjendja politike por edhe ajo ekonomike po rëndohej dita ditës në vend. Armiku karshi dhunës policore po ushtronte një politikë të qëllimshme varfëruese për popullin shqiptar të Kosovës, andaj edhe mërgatës sonë të ikur dhunshëm nga trevat e tyre shekullore po i imponohej një prioritet i jetës së tyre në shtetet strehuese anë e mbanë botës.

Sigurimi i egzistencës dhe i mirëqenies ekonomike për familjet e tyre në Kosovë u bënë me automatizëm prioritet i çdo mërgimtari por jo vetëm kaq. Prioritet i mërgimtarëve u bënë edhe financimi i qeverisë së Kosovës në egzil, krijimi i mundësive për sistemin arsimor paralel, mbështetja materiale e luftës çlirimtare në Kosovë e shumë e shumë gjërave të tjera të cilat drejt për së drejti lidheshin me ndihmën dhe krijimin e mundësive për t’i përballuar planit të një spastrimi etnik që shteti i Serbisë kishte përgatitur për shqiptarët e Kosovës.

Diaspora në të gjitha fazat e saj, si para lufe por edhe gjatë dhe pas luftës me kontributin e saj material u bë bartëse e proceseve zhvillimore të vendit.

Ishte Diaspora, ajo e cila dhe kontribut të pakontestueshëm në rindërtimin e vendit pas shkatërrimit që pësoi në luftën e fundit. Eshtë diaspora ajo që për vite të tëra përmes remitancave radhiten në vendin e parë për sjelljen e parasë në vend.

Eshtë diaspora ajo e cila me konsumin  gjatë qëndrimit në vendlindje radhitet në konsumatorin më të madh në vend e sidomos në sezonin verorë.

Janë pjesëtarët e diasporës ata të cilët tash e dy decenie e gjysmë po sjellin kapitalin e tyre të kursyer nga vendet ku ata jetojnë duke u bërë kështu  investitorët kryesor në Kosovë.

Krejt kjo dhe shumë gjëra tjera të pathëna janë një tregues i mirë i rëndësisë së madhe që diaspora kishte dhe ende ka në zhvillimin ekonomik të vendit.

Tani së fundmi shoqata të ndryshme të afaristëve shqiptarë në diasporë, siç është Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, po sjellin edhe një format të ri të kontributit për ngritjen e kapaciteteve prodhuese në vend, për shëndrrimin e diasporës në konsumatorë si dhe për krijimin e shoqërive të përbashkëta  aksionare.

Janë të rregullta takimet e bizneseve nga diaspora me bizneset nga Kosova dhe e gjithë kjo me qëllim të krijimit të mundësive për eksportimin e prodhimeve nga firmat  kosovare drejt tregut evropian. Janë të shumta kontratat e lidhura si për furnizim me rroba pune e po ashtu edhe për furnizim me dyer, dritare e mobile por edhe për marrjen e shëbimeve të ndryshme si në fushën e IT e po ashtu edhe në fushën e shërbimeve të kontabilitetit.

Marrëveshja e lidhur mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Unionit të Bizneseve Shqiptaro Gjermane, për ndërtimin e një zone ekonomike për bizneset nga diaspora në një hapsirë prej 40 hektarëve, flet jo vetëm për një gatishmëri të madhe të diasporës për të investuar ne vendet e origjinës, por flet edhe për një gatishmëri të madhe të afaristëve shqiptar nga diaspora për t’u bërë edhe më fuqishëm bartës të një procesi i cili qon në zhvillimin ekonomik të vendit.

Iniciative e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, e cila pritet të konkretizohet gjatë këti viti, për krijimin e një shoqërie aksionare me aksionarë numerikisht të shumtë, me qëllim të investimeve të përbashkëta në industrinë ushqimore, blegtori dhe turizmin malorë, është po ashtu një tregues i mirë i rëndëisë dhe primatit që  diaspora përditë e më tepër po merr në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kosovën po e presin ditë më të mira. Diaspora përditë e më e interesuar për të investuar në Kosovë, në një klimë e cila po shkon drejt përmirësimit si për investitorët e brendshëm, ata nga diaspora por edhe për investitorët e jashtëm.

Bekim Brestovci – është me profesion jurist dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare-ekonomike dhe Udhëheqës i zyrës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë.

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
The second edition of the OriginAL program is officially launched
On August 4th, the second edition of the OriginAL program was officially launched. Participants had the opportunity to see the program's insights, its inaugural edition, and its ambitious goals. This event opened with a surprise performance by Arbër Selmani, journalist and poet from Pristina. He moved the audience with a rendition of his poem called "Kur vdiq baba." The co-director of GERMIN, Lirim Krasniqi, spoke about the importance and impact that this program has had and expressed that he is proud to be part of an initiative of historical importance and thanked all the supporters of this project. Deputy Prime Minister and Minister of the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora, Donika Gërvalla-Schwarz, said that she is very proud of last year's result and of the group of the second edition of the OriginAL program. Acting President at RIT Kosovo (A.U.K), Michael Hess, talked about the important connection that the American University in Kosovo has with the diaspora. We also had supporters of the OriginAL program among us. Investor, entrepreneur, and philanthropist from the Diaspora in Bulgaria, Elvin Guri. He talked about how this program helps the youth of the diaspora to understand not only their roots but also their parents and their sacrifices. One of the main pillars of this program is the founder and Chairman of the Board of the Global Albanian Foundation (GAF), Mark Kosmo. Unable to come from Boston, USA, through a video message, he once again expressed his support and told the participants that he really looks forward to starting this journey. From Paris, we also had GERMIN's co-chair of the board, Anila Smørgrav, who greeted and thanked the participants, supporters, and partners of OriginAL. At the event, seven esteemed alumni of the OriginAL program graced the gathering. Among them, Diellza and Elsa Vejseli, who once participated and now volunteered for the second edition, took the stage to recount their enriching experiences, the enduring friendships forged, and offered valuable insights into the program's overarching objectives and impact.
Date: 24/12/2024
0 Views