fbpx
Mars 18, 2021

1 Policy Analyst and Researcher – Vacancy

Nga Germin-2529 Shikime-Asnjë koment

OJQ: GERMIN
Pozita: 1 Analist/e i/e politikave dhe Hulumtues/e 
Data e fundit e aplikimit: 22 Mars 2021
Data e preferuar e fillimit të angazhimit: 01 Prill 2021
Lokacioni: Prishtina, Kosova


GERMIN është një organizatë jo-qeveritare, vlerat dhe idealet e së cilës janë të bazuara në besimin që diaspora shqiptare duhet të luajë një rol proaktiv dhe të gjerë në zhvillimin pozitiv të shteteve të Ballkanit ku shqiptarët jetojnë.

Organizata GERMIN hap konkurs për 1 Analist/e i/e politikave dhe Hulumtues/e me gjysëm orari, i cili/a do të mund angazhohen në zyrat e GERMIN.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Analist/es e politikave dhe Hulumtues/es  do të jenë:

  • Hulumtimin dhe analizimin e politikave të ndryshme
  • Përpilimin dhe udhëheqjen e hulumtimeve kualitative dhe kuantitative
  • Asistim në shkrimin e projekt propozime
  • Rishikim i raporteve dhe analizave të përgatitura nga pjesa tjetër e stafit;
  • Kontribuon ne aktivitete te ndryshme te projektit
  • Detyra të tjera të deleguara sipas nevojës nga mbikëqyrësit

Kriteret që Analist/ja e politikave dhe Hulumtues/ja duhet t’i plotësojë

  • Të ketë studiuar në fushat e shkencave sociale
  • Të ketë aftësi shumë të mira në shkrim në gjithën shqipe dhe angleze
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në përmbajtje të afateve të caktuara

Për këto detyra dhe përgjegjësi, Analist/e i/e politikave dhe Hulumtues/e  do të ju raportojë Menaxherit/es së projekteve apo Bashkë-Drejtorëve Ekzekutiv të GERMIN.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën: [email protected] deri të hanën më 22.03.2021. Kur të dorëzoni emailin, ju lutemi që tek pjesa e titullit (Subject) të shënoni “Aplikim për pozitën Analist/e e politikave dhe Hulumtues/e” in the subject line. 

Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistim.