Muhamet Idrizi – Kryetar i ODA e.V. Hamburg

Muhamet Idrizi është studiues dhe aktivist i përkushtuar për çështjet e diasporës. Me master në menaxhimin e arsimit për të rritur dhe si doktorant në Gjermani, ai fokusohet në mësimin e shqipes dhe ruajtjen e identitetit kulturor tek komunitetet shqiptare jashtë vendit.