fbpx
Tetor 18, 2020

Takimi Virtual- Edukimi dhe Menaxhimi gjatë COVID-19

Nga Germin-3027 Shikime-Asnjë koment

Në takimin virtual “Edukimi dhe Menaxhimi gjatë COVID-19 morrën pjesë 100 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania dhe vende të ndryshme të Europes dhe botës. Ky takim trajtoi mundësitë, sfidat e bashkëpunimit dhe angazhimin profesional në vendet e origjinës për menaxhimin e situatës së Edukimit gjatë COVID-19 dhe minimizimin e dëmeve arsimore.

Fillimisht takimi u hap nga bashkë-drejtoresha ekzekutive e Germin znj. Sihana Bejtullahu, e cila prezantoi panelistët si dhe shkurt foli rreth programeve, misionit dhe vizionit të GERMIN. 

Znj. Adriana Bejko, ishte panelistja e parë që ndau eksperiencat e saj në aspektin e mësimdhënies në Shqipëri dhe tani së fundi si pedagoge në Universitetin Calgary në Kanada. Fokusi saj kryesor gjatë bisedes ishte lidhje me menaxhimin e edukimit në Kanada në kohën pandemike, ku theksoj se edhe pse shteti se ku jeton dhe vepron është i zhvilluar, situata me covid-19 i ka zënë të pa përgatitur dhe se kanë pasur sfida të mëdha. Mirëpo fati i mirë është që Kanada ka kapacitete për mbulimin material në lidhje me teknologji dhe se mësimi online nuk ka pasur shumë pengesa apo humbje të madhe. Përveq kësaj u theksua edhe pjesa e rëndësisë që të punohet më shumë për kurrikulat mësimore për diasporën.

Z. Dukagjin Pupovci, si folësi i dytë në takim theksoj që edhe ne si vend i pa zhvilluar dhe 91% të nxënësve në botë jemi zënë në befasi. Në këtë rast Kosova nuk ka qenë sui-generis, ku theksoj se në ditën kur është shpall pandemia konkretisht me datën 12 mars, gjatë një hulumtimi në faqën e UNESCOS-s ka shpresuar se do të gjente ndonjë udhëzim për organizimin e mësimit online, mirëpo nuk kishte, me këtë tregoj se si e gjithë bota ishte zënë në befasi nga situata e tillë. Se si ka qenë mësimi online, tregon se nuk ka pasur efektivitet siq është mësimi në prezenc në klasë, pasi që mësimi online është për një moshë më tepër për arsimin e lartë, andaj gjatë këtij procesi ka pasur humbje mësimore.

Znj Mimoza Hysa, si drejtoresh e Qendrës për  për botime të diaspores tregoj se gjatë kohës së covid-19, sa është mbajtur mësimi online, kanë pasur mundësinë të përdorin një platformë online që i zhvillon lëndët mësimore sipas kurrikulës së Shqipërisë. Kurse sa i përketë kurrikulave dhe platformave për diasporën, theksoi se janë në proces të hartimit të një platforme vetëm për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Lidhur me situatën e Covi-19, vë në pikëpytje të madhe mënyrën se si do të vijohet mësimi i gjuhës shqipe, në këtë rast qendra kishte parashikuar që të ofronte njëfar lloj platforme në ndihmës të mësuesve dhe bëri të m undur qasjen e mësusesve në platformë. Platforma e hartuar është ‘ School me’ një platform e hartuar, dhe tashmë e testuar, mirëpo nuk është posaqerisht për diasporën. Pra është një platformë, e cila zhvillon lendët mësimore sipas kurrikules së Shqipërisë që përfshin klasat nga 1 deri në 9.

Znj. Feime Llapashtica udhëheqëse e divizionit për plan-programe dhe kurrikula në MASHT, ka theksuar që platforma online nuk ka qenë e mirëfilltë. 

“ Edhe Kosova sikurrse vendet e tjera të rajonit dhe botës u gjend në një situatë të pa përgatitur, sa i përketë situatës me pandemin. Ministria në kohë shumë të shkurtër ka organizuar dhe filluar mësimin online. Se a ka qenë përgatitje e mirëfillt nuk mundë të themi se po pasi ishte përvojë e parë dhe mësimdhënësit kanë qenë në pozitë jashtzakonisht të vështirë. Me kalimin e kohës këto sfida të vështira janë përmirësuar dhe lehtësuar duke ndjekur trajnimet nga stafi i Ministrisë në lidhje me zhvillimin e mësimit online. Sfidë tjetër ka qenë edhe që  një shumicë e nxënësve nga Kosova nuk kishin qasje në internet dhe pasije teknologjike”.

Z. Muhamet Idrizi, mësimdhënës nga Gjermania, konkretisht nga qyteti i Hamburg, në Universitetin Ushtarak, theksoj që gjatë kësaj pandemia kanë punuar rreth 6 muaj që të bëjnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe si mësim i gjuhës së dytë zyrtare të huaj. Kurse sa i përketë menaxhimit të edukimit arsimor gjatë kohës së pandemisë potencoi, se edhe Gjermania si vend i zhvilluar dhe shembull për organizim kishte vështirësitë e saj. Mirëpo për ta plotësuar më shumë humbjen mësimore, shumica e landeve në Gjermani kanë shfrytëzuar pushimet verore për të mësuar online nga shtëpija në mënyrë që t’i shmangin humbjet mësimore.

Përveq panelistëve kishte edhe shumë pjesëmarrës që shfaqen shqetësimet e tyre lidhur me menaxhimin e sistemit arsimor gjatë kohës së pandemisë, ku theksuan që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, po vonohet në aplikimet mësimore online dhe në organizimin e tyre, si dhe një mësim 30 min nuk po shfaq sukses tek nxënësit. Përveq kësaj edhe shteti duhet të krijojë mundësi për donacione apo edhe vet blerjen e paisjeve teknologjike për nxënësit të cilët nuk i kanë mundësitë për ti ndjekur online mësimet.