fbpx
Dhjetor 8, 2020

Përmbledhje e ditës së 3-të – Konferenca Diaspora Flet 20|20

Nga Germin-3188 Shikime-Asnjë koment

PANEL DISKUTUES: INVESTIMI DHE FINANCIMI NE PATUNDSHMERI

Ekspertët e tregut të patundshmërisë thonë se kërkesa por edhe investimet në ndërtimin e patundshmërive akoma janë në nivel të lartë. Vlerësohet se investimet në Kosovë arritën vlerën prej 272 milionë eurove, ku rreth 90 për qind e tyre u evidentuan në sektorin e patundshmërive. Për të diskutuar më shumë për këtë temë, në ditën e tretë të Konferencës Diaspora Flet u organizua paneli diskutues me temën “Investimi dhe financimi në patundshmëri”, ku u trajtuan aspekte të ndryshme për investimet në patundshmëri dhe praktikat më të mira të kësaj industrie në Kosovë. Ky sesion u realizua nga Raiffeisen Leasing Kosovë, dhe në të prezantuan: z.Gjon Gjonlleshaj dhe z.Driton Nikaj – Raiffeisen Bank, z.Arif Dermishi – 4A Shpk, Fatoni Sinani – Art Construction, Rron Lluka – Dukagjini Invest, Besnik Murati –  Prime Group Construction.

Duke marrë parasysh kërkesat e diasporës për të blerë banesa në vendin amë, diskutimi filloi me pyetjen se cilat janë këshillat për bashkëatdhetarët që blerja e tyre të jetë e sigurt. Sipas investitorëve janë disa parametra që duhet të shikohen para se të investohet. Sipas z.Murati kur dikush fillon të investojë, ai/ajo planifikojnë që të jenë kënaqur me investimin, por edhe të kenë mundësinë të lirohen nga investimi. Ai, përmendi lokacionin, investitorin dhe kualitetin e ndërtimit si faktorë të rëndësishëm për të investuar. Kurse z.Sinani theksoi rëndësinë e dokumentacionit, certifikatën dhe pranimin teknik, dhe z.Dermishi potencoi që tregu i Kosovës është i mbushur me investitorë jo-korrektë prandaj duhet hulumtuar shumë në këtë drejtim. 

Për t’u adaptuar largësisë, kompanitë ata kanë përsosur metodat e komunikimit. Z.Lluka nga Duagjini Invest tregoi që ata kanë krijuar një website ku shfaqen banesat në formën 3 D. Ai poashtu tha që kjo kompani krijon një showroom ku tregohen të gjitha elementet me të cilat ndërtohet ndërtesa. Pas përfundimit të vrazhdë, kjo kompani por edhe tjerat e kompletojnë një banesë për të parë klienti nga diaspora se si do të duket. Kompanitë vendore në Kosovë gjithashtu ofrojnë mundësinë e nënshkrimit të kontratës nga pala tjetër, që do të thotë duhet të jetë e autorizuar nga noteri dhe blerësi. 

Një tjetër temë e ngritur ishte pyetja nga diaspora se në rast se ata duhet të paguajnë për mirëmbajtje ndonëse nuk jetojnë aty. Të gjithë investitorët theksuan se politika e kompanive është unifrome dhe të gjithë duhet të paguajnë mirëmbajtje pavarësisht kohës sa qëndrojnë aty.

Në fund të këtij paneli shumë interaktiv u përmenden edhe investimet nga diaspora në këtë fushë. Të gjithë rekomanduan nevojën e bashkëpunimit me ekspertë lokal për shkak të sfidave të ndryshme si procedurat administrative, njohja më e mirë e tregut dhe kontekstit lokal, etj.

Gjetja e lokacionit nuk është fare e lehtë, dhe më pas kontraktimi i punëve mungon, por ne kemi fuqi punëtore, por jo të specializuar. Më pas, leja e ndërtimit merr kohë deri në 2 vite më pas. Deri në 24 muaj të mbërrijë finalizimin është sukses i madh”, tha z.Durmishi.

Investitorët në fund falënderuan bankën Raiffeisen Leasing Kosovë për efikasitetin duke ia lehtësuar të bërit biznes. 

PANEL DISKUTUES: E ARDHMJA E REMITANCAVE

Remitancat përbëjnë prurjen më të madhe në ekonominë shqiptare dhe kosovare, duke lënë pas investime të huaja direkte dhe eksportet. Ato kanë qenë një fluks financiar i qëndrueshëm dhe i sigurt në ekonominë shqiptare për vite me rradhë dhe janë një burim i të ardhurave për më shumë se 1/4 e familjeve shqiptare. Sidoqoftë, shumica e këtyre parave shkojnë për konsum dhe kanë një ndikim shumë të ulët në zhvillimin social-ekonomik. Gjithashtu, duke pasur parasysh dinamikën e komuniteteve të diasporës është normale të presim një rënie të dërgesave të parave gjatë viteve të ardhshme. Për të trajtuar këtë temë, paneli i moderuar nga Hana Bacaj, Alumna (Kosovo-American Education Fund), kishte të ftuar këta panelistë: Stela Shkodrani (Easy Pay Albania), Sonia Plaza (World Bank) dhe Holti Banka (World Bank).

Nga këndvështrimi i z.Banka, remitancat kanë pasur një vëmendje të veçantë, para dhe sidomos gjatë kohës së pandemisë COVID19. “Është mjaft e qartë që remitancat janë shumë të rëndësishme për jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri. Sa i përket kanaleve, shumica e remitancave janë të transferuar përmes agjecioneve bankare, bankat, por edhe transformimi kesh si p,sh nga diaspora e italisë në Shqipëri”, shtoi ai. Duke parë përdorimin e keshit ai shtoi se ka ardhur koha për digjatilizmin dhe strukturimin e remitancave. 

Sipas znj.Plaza shumica e remitancave në Shqipëri pranohen nga Greqia dhe Italia ku rreth 88% e të sjellave vijnë nga këto shtete, ku edhe janë vende të destinacionit për shqiptarët jashtë vendit. Sipas saj kostoja e dërgimit të remitancave është shumë e lartë krahasur me vendet e regjionit, apo edhe të botës. “Ne duhet të shohim pse kostot janë shumë të larta, si duhet të ndryshojmë trendet, barrierat”, tha ajo.

Nga këndvështrimi i znj. Shkodra nga EasyPay në vitin 2008 është mbërritur pika më e lartë d remitancave dhe më pas ato filluan të ulen, sidmos në vitin 2013, po përsëri u pa një ngritje të remitancave. Duke parë trendet, vlen të cektet që Easypay është njëri ndër faktorët kryesor sa i përket digjitalizimit të pagesave, por sfida kryesor vazhdon të mbetet pagesa kesh e remitancave dhe shoqëritë tona janë të prirura të përdorin më shumë keshin sesa pagesa online.

Por cila është e ardhmja e remitacave? Sipas znj.Plaza pritet që remitancat të zvogëlohen për 14% nga viti 2021 në Shqipëri, kurse në vitin 2020 ato janë zvogëluar për 7.2% dhe pritet të kenë një zbirjte prej 7.5% në 2021 në gjithë botën. P.sh në Europën Qendore dhe Azi pritet një zvogëlim prej 16.1% e remitancave. Por në Kosovë, remitancat janë ngritur në prej 9.8 deri në korrik të vitit 2020 dhe 47% prej tyre kanë ardhur përmes kanaleve formale, kurse një falt tjetër i paraqitur gjatë prezantimit ishte se në Shqipëri, remitancat përbënin 9% e GDP-së. Po ashtu p.sh siç tha ajo për 200 dollarë të dërguara nga Amerika është dashur 5 ditë kohë që dërgesa të mbërrijë në Shqipëri dhe është periudhë e gjatë. 

Në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali financiar i diasporës, Kosova dhe Shqipëria sipas panelistëve duhet të ndërmarrin disa veprime si: Të hartojnë politika që nxisin ridestinimin e remitencave drejt investimeve dhe kursimit, duke krijuar platforma investuese apo emituar obligacione qeveritare për diasporën; Të ulet kosto e transferit të remitencave; dhe të rriten programet mbi edukimin financiar të familjeve pranuese të remitencave; Qeveria e Kosovës duhet ta finalizojë regjistrin e diasporës i cili duhet të përmbajë fushat e tyre të punës, përvojën profesionale, dhe gatishmërinë për zhvendosje të përkohshme etj; Të  krijohen rrjete profesionale dhe plane me qëllime konkrete për inkuadrimin e diasporës në ekonomi; Të përmirësohet ambienti i biznesit me theks në forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe transparencës.

NGJARJA KRYESORE: BISEDë MES KINGSLEY AIKINS & MARTI RUSSELL

Se angazhimi i diasporës është i rëndësishëm për vendin amë e tha edhe bashkëbisedimi i përqëndruar në mes të Kingsley Aikins dhe Martin Russell nga Instituti i Rrjetëzimit nga Irlanda. Ngjarja kryesore e kësaj konference filloi marrjen shembull të Germin si një organizatë me shumë potencial për të lidhur Diasporën me Vendin Amë. 

Një bisedë e përqendruar për rreth 30 minuta shtjelloi shumë tema dhe fakte për Diasporën. Por çfarë është Diaspora dhe pse është e rëndësishme? Sipas z.Aikins të gjithë jemi pjesë e diasporës përshkak të ndryshimeve drastike nëpër botë ndër shekuj. Ai shpjegoi termniologjinë e fjalëa Diasporë e cola rrjedh nga gjuha greke që do të thotë “në mes vendesh “shpëndarje”. Edhe pse dikur kjo fjalë është lidhur me popullin hebrenj, sot rreth 500 milionë njerëz jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes. Siç tha z.Aikins nëse e kthejmë në numra do të thotë vendi i pestë (5) më i madhi në botë. Përshkak të rëndësisë të këtyre rrjeteve të njerëzve, shumë shtete kanë përpiluar strategji kombëtare për angazhimin e Diasporës 

Por pse migrimi ka një konotacion të keq dhe kaq të ndjeshëm, pyeti z.Russell. “Është e vërtetë migrimi është një ndër fjalët më toksike, dhe paraqet një imazh emocional dhe të keq”, u shpreh z.Aikins. Dallimi në mes te Migrimit dhe Diasporës sipas shpjegimit të z.Aikins është se migrim do të thotë njerëzitë nëpër botë të larguar nga vendi për arsyje të ndryshme kurse Diaspora e cila vjen si pasojë e migrimi ka një kuptim më pozitiv do të thotë kthimi mbrapa dhe lidhja me vendin e origjinës.

“Unë mendoj që diapsora mund të bëjë shumë per të përmirësuar kuptimin e fjalës migrim/imigrant. Një shembull është zbulimi i vaksinës kundër Covid19 nga dy emigrantë turk në Gjermani”, shtoi ai. 

Pandemia dhe kriza globale e shkaktuar nga Covid19 na ka bërë të kuptojmë që duhet të adaptojmë forma të reja për të komunikuar. Sipas panelistëve, diaspora ka qenë një ndër tregimet më pozitive në këtë periudhë duke i ndihmuar vendet amë në forma të ndryshme. 

“Por fuqia e diasporës mund të jetë që ti jeton diku larg por je i lidhun me vendin e origjinës. Gjerografia dhe lokacioni s’kanë rëndësi – por është e rëndësishem çfarë bën dhe për kë e bënë. Sot ti mund të jetosh diku dhe të punosh dikund tjetër, që do të thotë lokacioni nuk është më i rëndësishëm”, shtoi z.Aikins. Prandaj, ai ritheksoi idenë për kthimin e trurit dhe ndërtimi e urave të besimit mes kombit dhe diasporës. 

Sipas ekspertit ndërkombëtar në çështje të diasporës, Aikins, ndonjëherë vetëm 20 persona mund të kenë një impakt gjigant në lidhjen e diasporës me vendet e origjinës. Sipas tij, roli i shtetit me qytetarët jashtë vendit mund të jetë në dy forma: (2) Facilitator/Ndërmjetës i programeve për diasporën dhe (2) Implementues i programeve për angazhimin e diasporës. Z. Aikins rekomandoi që duhet të krijojmë dhe adaptojmë forma të reja për të komunikuar me diasporën – ngase sipas tij – shtetet e vogla edhe sikur Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për miq për zhvillim dhe në këtë rast miqtë tanë më të mirë janë ata jashtë vendit, pra diaspora.

FJALIME INSPIRUESE  

GIORGIO FUSCO

Giorgio Fusco është pjesë e një grupi të rinjësh i quajtur “The Daggs”. Ata janë nga Hora e Arbreshëvet (Piana degli Albanesi), qytezë siçiliane e themeluar nga mërgimtarë shqiptarë para pesë shekujsh, në të cilën ende sot është gjallë gjuha, kultura dhe identiteti arbëresh.

Ai gjatë fjalimit të tij ka folur rreth një video të përgatitur për konferencën Diaspora Flet 2020, e cila i përket traditës arbëreshe me titullin “Trëndafili i shkëmbit”. Ai ka njoftuar se këngët e grupit të tij mund të gjinden pothuajse në të gjitha platformat si p.sh në kanalet e Youtube, Spotify etj. Për momentin janë vetëm dy “Drita” dhe “Lumturi”. Ai ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të dal albumi i parë, në një shtëpi diskografike në Palermo. 

ARLINDA ÇAUSHOLLI

Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me më shumë se 20 vite përvojë profesionale. Ajo është themeluese e “Fit For Future”, një program komunikimi dhe zhvillimi personal i krijuar në vitin 2013, i cili përqendrohet në përmirësimin e aftësive të komunikimit të qytetarëve dhe qasjen pozitive ndaj vetes dhe shoqërisë. Nëpërmjet “Fit For Future”, pjesëmarrësit janë ndikuar dukshëm për një zhvillim profesional ,personal, si dhe rritje e fuqizim në lidership. Çausholli është një mentoruese e të rinjve dhe jo vetëm, dhe gjithashtu folëse në Tedx në Itali dhe Kosovë.

Në fjalimin e saj, ajo tregon se si ka filluar programin “Fit For Future” qysh para 7 viteve, i cili është një program komunikimi, zhvillimi, bashkëpunimi, qytetarie. Ajo tregon se ky program lindi si domosdoshmëri e komunikimit, si shoqëri që ndoshta i mungon komunikimi i mirë, i mungon komunikimi me vetën, pra lindi si një nevojë. Kjo kompani u zgjerua si në Shqipëri, e poashtu edhe në Kosovë, duke vizituar shumë qytete. Poashtu ajo shton se ky program i dedikohet të gjitha moshave dhe të gjitha profesioneve, dhe se ka një segment shumë të veqantë për edukimin sepse është e ardhmja e vendit, dhe përmbledhë trekëndëshin nxënës-mësues-prind. Ajo e shpjegon edhe rëndësinë e intelegjencës emocionale sidomos tek fëmijët, që në të ardhmen të kemi një gjeneratë të cilët janë të gatshëm të ngrejnë zërin aty ku duhet, duke mos pasur frikë. Më pas vijon video e përgatitur nga znj. Çausholli, e cila ka të bëjë me programin e cekur më lartë.

LOKSAN HARLEY

Loksan Harley është një ekspert i pavarur i migracionit, zhvillimit dhe mbrojtjes me përvojë të gjerë pune me Kombet e Bashkuara, qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse në kërkime, menaxhim projektesh, ndërtim kapacitetesh dhe asistencë teknike në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Azi-Paqësor. Ai ka një BA në ekonomi nga Universiteti McGill dhe një MSc në politikat publike dhe menaxhim nga Shkolla e Studimeve Orientale dhe Afrikane, Universiteti i Londrës, ku gjithashtu ka ligjëruar për politikën e migracionit.

Ainisi takimin me një prezantim të shkurtër për vetën e tij, se prej nga është dhe se me çfarë veprimtarie merret. Ai ka folur për fuqinë e emisioneve të radios, dhe potencialin që kanë për të ndikuar tek njerëzit. Në vazhdim ka prezantuar disa të dhëna dhe statistika rreth këtyre llojeve të emisioneve. Ai është shprehur se këto emisione iu ndihmojnë njerëzve që të krijojnë lidhje të reja në mes vete, dhe se angazhimi i diasporës ka të bëjë me krijimin e lidhjeve të forta. Gjithashtu tregon rreth emisionit të tij i cili është vazhdimisht në rritje, dhe i krijon mundësi për të zgjeruar lidhjet dhe i lejon atij që të ofroj një platformë për të tjerët, e poashtu që të tregoj storjen e tij. Ai shton se përveq kësaj, kjo ka qenë edhe një tub i biznesit, duke i lejuar klientët që ta gjejnë atë, apo edhe ekspertizën që ai ka, dhe shumë benefite të tjera. Më tej ka treguar edhe për mitet e emisioneve të radios si: çmimi i shtrenjtë për to, marrja e tepërt e kohës, të qenët folës profesionist, dhe se askush nuk ua dëgjon emisionin, për të cilat ka thënë se janë vetëm mite dhe nuk qëndrojnë. Dhe më tej ka treguar se si mund të filloni një emision të tillë dhe hapat të cilët duhet ti ndjekni.

JEREMY COATS

Jeremy Coats shërben si udhëheqësi i programit të fondacionit në Institutin e Edukimit Ndërkombëtar (IIE). Ai udhëheqë iniciativat e diasporës së IIE, duke përfshirë programin e bursave të diasporës afrikane të  financuara nga Carnegie Corporatio Neë York dhe programin e bursave të diasporës greke, të sponsorizuar nga Fondacioni Stavros Niarchos. Gjatë kohës së tij në IIE, ai ka menaxhuar programe të ndryshme të shkëmbimit të studiuesve dhe ka mbështetur portofoliot e studiuesve Fulbright të SHBA në Evropë dhe Afrikë sub-Sahariane.

Ai prezantoi punën të cilën e bëjnë në Institutin e Edukimit Ndërkomëtar (IIE), angazhimin e akademikëve të diasporës, të cilën kanë qenë duke e bërë për afër 8 vite në dy programe të ndryshme. Ai ka shtuar se IIE është një organizatë jo-profitabile që ka të bëjë me shkëmbimin arsimorë, janë të shpërndarë globalisht, dhe se kanë zyre në çdo kontinent, disa prej tyre në SHBA. Ai shton se ata janë të njohur për menagjimin dhe implementimin e programit “Fullbright” për qeverinë Amerikane. Më pas tregon se aj i takon një krahu tjetër të institucionit, ku udhëheqë fondacionet të mbështetura nga filantropi të ndryshmë në të gjithë botën. Në veçanti ka përmendur programin e bashkëpunimit të diasporës greke, i cili është përdorur për të angazhuar akademikët e diasporës greke. Qëllimi kryesorë i këtij programi ka qenë krijimi i lidhjeve në mes të institucioneve në Amerikë, Kanada, Afrikë e Jugut me universitetet greke, duke shpresuar që të ketë një qarkullim të trurit në mes të diasporës dhe vendit amë në këto institucionet e edukimit të lartë. Bërthama e këtyre aktiviteteve është zhvillimi i kurrikulës, mësmdhënja, mentorimi, dhe kërkimet bashkëpunuese. Ai më tej shton se kriza ekonomike në Greqi ka shkaktuar mungesë, apo zbrazëti në lidhje me njohuritë akademike përbrenda institucioneve, dhe se kjo është një mundësi për individët nga diaspora që të kthehen dhe ti mbushin ato pozita. Gjithashtu tregon se si kanë krijuar një hartë të akademikëve të diasporës greke dhe grekëve të Qipros, megjithëse ndoshta jo një numër i kënqashëm, mirëpo ka vazhdimësi të njerëzve të cilët regjistrohen. Poashtu ka përmendur edhe pandeminë COVID-19, e cila ka bërë që të ndërrohen disa plane, dhe në këtë mënyrë disa programe do të ofrohen virtualisht.

ANITA GJIDODA

Anita Gjidoda është një profesioniste me përvojë në e-tregtinë me një përvojë të pasur në industrinë e internetit me mbi 7 vite eksperiencë. Në videon e saj inspiruese ajo tregon se një udhëtim nga Kroacia për në Shqipëri e bëri të kutpojë sa e bukur dhe e vecantë është Shqipëria, por sa pak e promovuar.

Përvoja e saj për të pronotuar një dhomë në Dhërmi në vitin 2013 i solli shumë sfida. Prandaj, ajo ishte njëra nga personat e parë që hapi dhe transformoi tregun online të akomodimeve në Shqipër dhe kjo gjë i ka dhënë shumë mundësi në të qenurit pionere në industrinë online.

“Pasioni im për të udhëtuar u bë edhe mision i imi për të promovuar bukuritë shqiptare. Një mundësi e hapur për Booking për shqip folësitë më dha mundësinë që vizionin ta bëj realitet”, tha ajo.  Sipas saj janë pesë gjëra të rëndësishme të cilat të bëjnë të sukseshëm në punë dhe jetë e të cilat janë: 1. Edukimi, 2. Marrëdhënie njerëzore, 3. Dëgjim Aktiv, 4. Mirëkuptim dhe 5. Ndarje eksperience

Për të nuk ka krenari më të madhe sesa kur e sheh Shqipërinë dhe vendet shqiptare si një ndër destinacionet kyçe për t’u vizituar. “Gjithmonë ka pasur sterotipe për Shqipërinë por jam e lumtur që këto kanë filluar të thyhen dhe për mua është bekim që pata mundësinë të kontribuojë në këtë pikë”, u shpreh ajo.

FIKRET ZENDELI

Fikret Zendeli është themelues i Social Friday. Ai ka lindur në Gostivar të Maqedonisë Veriore, por që së bashku me familjen është shpërngulur në Zvicër në vitin 1992. Social Friday është një ide e cila ka  efekte pozitive të dyanshme. Përvec se ti duke bërë punë vullnetare me fëmijë, me kafshë apo dicka tjetër, do të nderosh ata, por mbi të gjitha do e largosh stresin e përditshëm të punës. E premtja është dita kur të gjithë njerëzit e lënë pak anash punën por qëllimi i Social Friday është që të shndrrohet në një ditë produktive dhe motivuese për ditët në vijim. Benefitet janë pikërisht për shëndetin mendor të të punësuarve por edhe të rritjes ekonomike në përgjithësi.

VALON ASANI

Valoni ka lindur në St. Gallen të Zvicrës dhe është rritur në Zürich ku ai punoi për HP (Hewlett Packard) si një menaxher i projektit IT- së. Në vitin 2011 zhvendoset në Kosovë, në mënyrë që të fillojë biznesin e tij. Ai po atë vit themeloi MIK Group GmbH 2011. Kjo agjensi, bën optimizimit të motorëve të kërkimit dhe një Partner zyrtar i Google.

Në prezantimin e tij ai prezentoi dua AG (dua.com, dega ne Kosovë) të cilën e themeloi në gusht të vitit 2019. Në prezentimin e tij, ai na prezanton projektin inovativ Dua.com, që qëllimi i kësaj platforme është që të bashkojë shqiptarët kudo që janë larg vendeve amë. Vizioni i Dua.com është shfrytëzimi i teknologjisë sidomos për njerëzit të cilët pa dëshirë, jetojnë larg vendlindjes. Dua.com është një aplikacion mobil i vitit 2020, por që mendimet dhe projektet rreth saj datojnë 10 vite më parë.
Kjo platformë  të jep mundësi të shumta, varësisht prej qëllimeve të përdoruesve. Dating apo takimet romantike me njerëz nga vendlindja, por po ashtu edhe për punë biznesi apo thjesht ndihmë ndaj njëri tjetrit. Me anë të aplikacionit, diaspora e ka më të lehtë të ndjek trendet dhe të investojë në biznese të duhura. Për sukseset e kësaj platforme, themeluesi Valon Asani na prezantoi të dhënat statistikore dhe numrin e lartë të përdoruesve të saj.

SHUK ORANI

Shku Orani është një artist nga Kosova i cili që nga viti 1993 jeton si një artist i pavarur në Hamburg, Gjermani. Në punën e tij ai fokusohet në kompleksitetin e qenies njerëzore dhe përmes stilit të tij abstrakt, pikturat e tija përcjellin një përshtypje unike. Në intervistën e tij 5 minutëshe ai tregon rrugëtimin e tij.

Një përzgjedhje e veprave të tij si piktura, skulptura, e fotografia mund të shihen në ekspozita anë e mbanë botës. Prej ekspozitave në vendlindjen e tij në Prishtinë, veprat e tija janë të përfaqësuara gjithashtu edhe në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Pekin, Muzeun e Luvrit në Paris, MOCA (Museum of Contemporary Art), koleksione private sikuse në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

Siç thotë ai, Shuki është një kritik i ç’orientimit të njeriut dhe mungesës së vullnetit, ndjenave dhe intuitës. Vetë Orani është i frymëzuar nga natyra dhe mjedisi shoqëror pozitiv si dhe nga aftësia krijuese e njeriut modern. Ai beson thellë në art. Orani poashtu reprezentohet nga fondacione prestigjioze të artit në botë.

Për momentin ai është në përfundim e sipër të një koncepti inovativ artistik që do të integrohet në një qytet të njohur evropian.

DONALD SUXHO

Donald Suxho u lind dhe u rrit në Korçë. Babai i tij, Peter është ish-trajneri i ekipit kombëtar të juniorëve shqiptarë si dhe trajneri i volejbollit për djem dhe vajza të shkollës së mesme të lartë, dhe nën udheheqjen e tij në SHBA dhe Shqipëri Donaldi mësoi lojën. Suxho luajti për ekipin kombëtar të juniorëve shqiptarë nga 1991 në 1996 dhe bëri ekipin kombëtar ndërsa ishte ende adoleshent në 1995–96. Në 1994 gjatë migrimit masiv të shqiptarëve, ai shkoi në Greqi për të provuar vetën në volejbollin profesional, por që hasi në refuzim. Në 2004 ai luajti për ekipin kombëtar të SHBA-së në Lojërat Olimpike, duke mposhtur Greqinë në gjysmëfinale, që ishte historia e lojës me rikthimin më të madh, si dhe një nga trajnerët e ekipit kundërshtar ishte ai i cili e kishte refuzuar 10 vjet më parë.

Ai në fillim ka përshkruar shkurtimisht jetën e tij dhe periudhat nëpër të cilat ka kaluar ai dhe familja e tij. Ai tregon se si në vitin 1995 ai kishe shkuar në Boston si një 18 vjeçarë, dhe se si kishte filluar të punonte në “Dunkin’ Donuts”, dhe gjithashtu si enëlarës. Mirëpo përveq që mbantë këto dy punë, ai gjente kohën që të merrej edhe me volejboll. Në vitin 1997 ai fitoi bursën për të luajtur volejboll në Universitetin Southern California, të cilën e konsideron si pikë kyqe në rrjedhën e jetës së tij. Më tej ka treguar për karrieren e tij sportive, dhe se si shqiptarëve iu duhet vetëm një mundësi në jetë për ta shfrytëzuar momentin, dhe se ndihet i bekuar që është shqiptarë, ku dominon shpirti, mendësia, fortësia, dhe dëshira për të sakrifikuar për një të ardhme më të mirë. Ai ka treguar edhe për ekipet për të cilat ka luajtur, dhe vendet në të cilat ka jetuar sa ka qenë volejbollist, për tu penzionuar më pas në vitin 2014. Ai kishte hapur një biznes për mësimin e gjuhës angleze, në mënyrë që të i ndihmojë emigrantët ta mësojnë atë, dhe të dijnë më shumë për kulturën dhe shoqërinë amerikane, ti ndihmojnë të zgjerojnë rrjetin dhe të gjejnë punë, të cilin e kishte humbur si pasojë e pandemisë COVID-19. Më pas iu është bashkuar shokut të tij në një biznes tjetër që quhet “Waste Medical Return”. 

DELINA KAMBO

Delina Kambo ka lindur në Korçë, Shqipëri dhe aktualisht jeton në San Diego, ku vazhdon studimet për inxhinieri biomjekësore në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Ajo ka përvojë në Genentech dhe aktualisht punon në Youthink Academy për të prezantuar arsimin teknologjik dhe kodimin në komunitetin shqiptar. Një patriote e pasionuar dhe e gjallë shqiptare, ëndrra e së cilës është të jetë në gjendje të ndihmojë vendin e saj dhe shqiptarët të ngjiten në shkallët e suksesit dhe të marrin vendin e tyre të ndershëm në skenën globale.

Në prezantimin e saj, ajo ka folur për kompaninë “Youthink Academy” me seli në Kalifornia, e cila ofron një edukim kulmorë në fushën e kodimit, sipërmarrjes dhe lidershipit, të cilat i konsiderojnë si fusha tejet të rëndësishme në zhvillimin e të rinjëve. Më tej ajo ka shtuar se fokusi qëndron në dy fusha të ndryshme siç është kodimi, si pjesë e të cilit ofrojnë kurse të ndryshme si zhvillimi softuerik, shkenca e të dhënave dhe siguria kibernetike. Ajo ka folur në veçanti për secilën nga kurset e lartëcekura, dhe për rëndësinë e tyre. Ndërsa fusha tjetër e fokusit është sipërmarrja, pasi që njerëzit të cilët përvetësojnë këto aftësi, duhet të kenë një platformë që ti përdorin idetë e tyre dhe ti bëjnë realitet, në mënyrë që edhe të investojnë në një vend apo të bëjnë hapa drejt zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Ajo ka listuar teknologjinë dhe sipërmarrjen si dy aftësitë kryesore që secili i ri duhet ti ketë për të pasur sukses, dhe se nuk është e domosdoshme që profesioni i tyre të jetë i lidhur me shkencat kompjuterike, por që mund të provohet pavarsishtë nga profesioni, dhe të kenë sukses.

Panel diskutues: Përfitimet e marrjes së një Edukimi dhe Diplomë Amerikane në Kosovë

Diaspora shqiptare shpesh ka qenë epiqendra e iniciativave që kanë pasur një ndikim të madh në zhvillimin e Kosovës. Flukset e kapitalit të Diasporës kanë qenë, dhe ka gjasa të mbesin, një faktor përcaktues, veçanërisht në lidhje me dërgesat e parave në familje për familjet për mirëqenien, investimet individuale dhe zhvillimin.

Por çfarë i kemi ofruar përsëri?

Në kuadër të konferecës u diskutua paneli diskutues me Dardan Hajrizi (i diplomuar në RIT Kosove – A.U. K), Lavon Bajrami (Dekan për regjistrim), Michael E. Hess (Anëtar i Bordit të RIT Kosovë), Dr.Kamal Shahrabi (President dhe Dekan i Fakultetit) dhe u moderua nga Visar Jasiqi (RIT Kosovë). 

Sipas panelistëve, për Diasporën shqiptare, studimi në RIT Kosovë (Universiteti Amerikan në Kosovë) jep rehati për të qenë pranë anëtarëve të familjes së tyre të gjerë në këtë pjesë të botës, të shijoni kulturën e paraardhësve, ushqimin e freskët, të mësoni ose të përforconi gjuhën dhe akoma marrin një diplomë amerikane të akredituar dhe të njohur botërisht, të dhënë nga Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT) nga New York. E gjithë kjo, për një pjesë të kostos që do të ndodhte ndryshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dardan Hajrizi lindi në New York në 1992, dhe së bashku me dy vëllezërit e tij kishin përvoja të ndryshme arsimore gjatë kohës si student. Për shkak të natyrës së punës së babait të tij, Dardani dhe familja e tij u desh të lëviznin shpesh nga New Jersey- Virginia, dhe në Kosovë – ku punoi në Bonstel si  financier i ushtrisë amerikane.  Për shkak të kësaj zhvendosjeje të vazhdueshme të vendndodhjeve, Dardani u ekspozua ndaj sistemeve të ndryshme të arsimit dhe stileve të mësimdhënies. Në fillim kishte probleme me gjuhën shqipe dhe shumë gjëra të tjera, sikurse një 17 vjeçar. Dardan ishte pjesë dhe u diplomua në RIT Kosova (Universiteti Amerikan në Kosovë) në 2014 ku iu dha mundësia të mentorojë  studentët që kishin pasur probleme me gjuhën angleze. Sipas tij AUK ishte një universitet me vlera dhe kualitet amerikanë. “Duke i analizuar të favorshmet dhe jo të favorshmet vendosa që të qëndroja në Kosovë. Fillimish doja të rrija vetëm 2 vjet në Kosovë dhe më pas të zhvendosesha në Amerikë për të vazhduar 2 vitet e studimit”, tha ai. Gjatë kësaj kohe Dardani zhvilloi një pasion për mësimdhënien dhe kuptoi se përpjekjet e tij mund të bënin një ndryshim. Në vitin 2018, Dardani bashkoi përpjekjet për të filluar Teach For Kosova si Bashkëthemelues së bashku me Egzon Gashi dhe Antigona Uka dhe aktualisht është menaxheri i organizatës për operacionet dhe marketingun.

Sipas z.Hess RIT Kosovë ka arritur që të sjellë në Kosovë studentë nga Australia, Irani, Iraki, e poashtu nga Europa. Sipas tij ajo që e veçon këtë Universitet është metoda e mësimdhënies. “Ne besojmë që zhvillimi i aftësive për të prezantuar janë kritike kur ju te largoheni nga univeristeti dhe për karrierën tuaj. Ne bëjm shumë punë ekipore, ushtrime dhe debat interaktiv gjatë ligjerimit në klasë”, tha ai. 

Nga këndvështrimi i z. Bajrami gjë të cilën pyetet vazhdimisht se çka e bën unik AUK sipas tij janë tre elemente: 1. Partnertiti me RIT është përparësia në regjiion por edhe në glob; Pas diplomimit, studentët pranojnë një diplomë amerikane nga RIT; 2. Programi është i fokusuar në ndëtimin e karrierës, ku shumë prej tyre para diplomimit gjejnë vende pune; 3.Programi i bursave të ndryshme që u ofrohet 55% studentëve të rinj.
Në fund Dr. Shahrabi tha një Këshilla për studentët: Kur ju bashkoheni me neve, në fillim do të na dashuroni, më pas do të na urreni, por pasi që të përfundoni studimet, punësoheni dhe keni një pagë mbi mestarare do të na duani më shumë dhe do të ktheheni tek ne. Ju nuk do të pendoheni fare për të kaluar kohë ne RIT – tha ai. 

Panel diskutues: Shfrytëzim i potencialit – promovim i zhvillimit

Në kuadër të ditës së 3-të u diskutua edhe tema për kthimin e trurit nga paneli diskutues me temën “Shfrytëzim i potencialit – promovim i zhvillimit” ku u mundësua  bashkëndarja e eksperiencave të angazhimit si Profesionistë të Kthyer dhe Ekspertë të Diasporës, përmes Programit Global të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Migracioni dhe Diaspora”, në institucionet publike, akademike dhe organizatat e shoqërise civile, duke kontribuar në zhvillimin social-ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë. Ky panel u mundësua nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në Shqipëri dhe Kosovë, moderuar nga gazetarja Ledja Liku, me panelistë: Suela Kalia – GIZ Albania, Xhelal Derguti – GIZ Kosovë, Lulzim Bauman –  Diaspora Organizations’ Project, Lulzim Veliu, Smart Home – “Digitalstrom”, Eriola Sovali, Eksperte e kthyer (avokat), Olsi Pajo – Ekspert i kthyer, Velime Qarri – Zyrtare për punë sociale në Munchen.

Diskutimi filloi me fjalën nga David Oberhuber nga GIZ. Sipas tij në dekadat e fundit roli i diapsorës nuk ka qenë i nënvlerësuar nga qeveria Gjermane por në 5 vitet e fundit shteti Gjerman është më i fokusuar në temën e diasporës përtej remitancave. Për këtë, siç tha ai qeveria gjermane dhe GIZ janë fokusuar në programe të cilat nxisin zhvillimin e vendeve në aspektin e organizuar shtetëror dhe jo individual. 

Disa nga eksperiecat e paraqitura:

Sipas Lulzim Veliut puna dhe vullneti i madh nga Diaspora në bashkëpunim me GIZ dhe institucionet kanë bërë ndryshime në kurrikulën e arsimit profesional ku është futur lënda për Smart Home. Kurse për Lulzim Bauman eksperienca më e bukur që e ka kaluar është kalimi i informatave tek studetët për të hartuar hulumtime shkencore, që sipas tij me vetëm pak trajnime ata janë bërë të aftë të shkruajnë punime shkencore. 

Për Olsi Pajo arsyeja pse është bërë pjesë e këtij programi është gërshetim arsyjesh personale dhe profesionale me arsyje për të kontribuar për vendin tim. “Shumica ndalen tek pjesa e kontributit të vendit unë besoj që përderisa jemi këtu besojmë fortë që Shqipëria dhe Kosova e kanë potencialin për t’u zhvilluar. Duhet të foksohemi në dy drejtime: 1.Promovimi i narativave të reja për zhvillimin e vendit dhe 2.Shpejetësia e zhvillimit varet nga kontributi jonë personal dhe koordinim i këtyre kontributeve”, tha ai. Sipas tij diaspora mund të kontribuojë për vendin në aspektin e mjedisit dhe zbutjen e varfërisë duke i mësuar të rinjtë si të dalin nga varfëria përmes edukimit. Kurse për Eriolën angazhimi në Atdhe ka qenë një ndër investimet më të vlefshme të saj. 

Velime Qarri e cila për 6 javë ka punuar në departamentin e Riatdhesimit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë tha se ky program i ka ndihmuar në zgjerimin e rrjetit dhe e ka bërë të kuptoj që disapora është shumë e pranuar.

Sipas pjesëmarrësve ky model i kthimit të trurit është rol model dhe duhet të adaptohet edhe nga shteti dhe të krijohet një mekanizëm i qëndrueshëm për të përfshirë diasporën në zhvillimin e vendit. Në fund, Xhelal Dërguti dhe Suela Kalia nga GIZ thanë që programi është i madantuar deri në qershor të vitit 2022, por nuk do të thotë që nuk ka mundësi vazhdimi sepse sipas tyre pas përfundimit të pandemisë ka shumë pjesëtarë nga diaspora të interesuar për këtë program. 

BISEDË KAMPIONËSH: ROBIN KRASNIQI & LORIK CANA

Një intervistë më ndryshe dhe shumë inspiruese u reallzua në mes dy kampionëve Robin Krasniqi – kampion i boksit dhe Lorik Cana – kampion në futboll. Intervistën e filloi Lorik Cana me pyetjen drejtuar Robinit: Cila ishte sfida më e vështirë në rrugëtimin tuaj në emigrim dhe pse keni vendosur me vazhdu ëndrrën tuaj si boksier? 

Për Robinin shkuarja në vitin 2004 në Gjermani i ka dhënë shumë mundësi për t’u bërë bokser. Siç tregon ai në vendin e tij të lindjes në Junik nuk kishte mundësi të ushtronte boks ngase mungonin kushtet elementare. Me kujtim për kohën e rinisë tregon momentet kur ushtronin karate në hapësirat jashtë ngase nuk kishte klub të sportit në Junik. Për të, boksi në fillim ka qenë hobi por duke i parë profesionistët që ushtronin në Gjermani në të njëtën hapësira e ka shtyrë ta ushtroj këtë sport si një profesion. Për të rol model ka qenë Luan Krasniqi që të vazhdojë të merret me boks. 

“Ka qenë një sakrificë që vetëm Zoti mundet me ditë sa zor ka qenë por edhe Gjermania edhe pse t’i jep kushtet asnjëherë nuk t’i jep mundësitë e barabarta sikurse të një gjermani”, tha ai. 

Rrugëtimi i Robinit është mjaft inspirues edhe për Lorikun. Siç tha ai, Robini është një storje e suksesit sepse nuk është marrë më boks qysh fëmijë por në moshë madhore. Edhe për Lorikun, për fat të keq, Kosova nuk i ofroi kushte të mira për t’u bërë futbollist i mirë ashtu siç i dha Zvicra. Por ai potencon përkrahjen dhe presionin e babait që të bëhej futbollist. “Babai kur e pa që kisha potencial nuk më la shumë zgjidhje dhe më tha ose do të bëhesh futbollist ose futbollist”, tha Loriku. 

Të dy shqiptarët e sukeshëm në fushën e sportit u shprehën që është shumë me rëndësi pasionin me pas punë. Për Lorik Canën si një djalë i rritur mes Kosovës dhe Zvicrës ka bërë të kuptoj dallimet dhe mundësitë që i ofron Kosova nga vendet europiane. “Ndonëse jemi një traditë dhe dashuri të madhe për sport, e cila vërehet nga sukseset në sportet individuale, janë tre pika që duhet plotësuar për të pasur sukses: 1. Infrastruktura e mirë; 2. Dëshira e fëmijëve për të vazhduar me sport; 3. Programi knoë-hoë për të transferuar përvojën e shqiptarëve të sukseshëm në sport”, tha ai. 

Se do të ishte shumë i lumtur që t’a ndante përvojën e tij me fëmijët në Kosovë e tha edhe Robini. Ai përçoi mesazhin që të rinjtë nuk duhet të humbasin shpresat sepse jetojnë ne Kosovë ngase sipas tij shqiptarët kanë shumë vlera sikurse mikëpritja, dashuria e respekti që shumë vende nuk i kanë. 

Në fund të dy kampionët u shprehën që angazhimet e tyre në sport mund të jenë një urë e cila mund të udhëzojë se si investohet edhe nga diaspora në vendin amë dhe i ftuan të tjerët të bashkohen në këtë rrugëtim. Sipas tyre përmes sportit mund të ngritet vetëbesimi, përmirësohet shëndeti dhe i thyen barrierat për shoqërim. 

KTHIMI I TRURIT DHE INVESTIMET DIREKTE TË HUAJA NË EPOKËN E DIGJITALIZIMIT

Si mund të lehtësojmë një „Brain Gain“ (transferimi i njohurive dhe shkathtësive) nga Diaspora në vendet amë? Cilat mundësi i ofron digjitalizimi për t’u angazhuar në gjithë botën? Ikja e trurit ose largimi i talentit nënkupton largimin e pjesshëm të kapitalit njerëzor të kualifikuar. Për të shtjelluar në detaje për talentin e pazbuluar të diasporës nga këndvështrime të ndryshme, në këtë panel të ftuar ishin: z. Lulzim Syla (Elen Group, Gjermani), znj. Besa Neziri (Dizajnere, BESË), z. Faton Limani (Harvard University, ShBA), z. Agon Kamberi (ekspert i kthyer, OASA – Gjermani), z. Dritan Mezini (Platforma Duapune.com). Paneli u moderua nga Fëllanza Podrimja (Këshilltare për komunikim në zyrën e Kryetarit të Komunës të Prizrenit).

Diskutimi filloi me pyetjen se çfarë potenciale ka diaspora për t’u angazhuar në Atdhe në epokën e digjitalizimit? Z.Limani morri si shembull  shtetin të Tajvanit për kthimin e trurit duke rekomanduar përpilimin e një politike shtetërore afatgjate duke nënvizuar vizionet dhe sektorët për të bërë vendin e origjinës më kompetitiv. Përmes digjitalizimit ai rekomandoi që vendet amë mund të rekrutojnë profesorë nga Diaspora për t’u angazhuar në mënyrë virtuale si ligjërues. “Përmes platformes Zoom në këtë kohë mund të kalojmë njohuritë dhe përvojat tona tek studentët”, u shpreh ai. Ai poashtu shprehu shqetësimin për mbajtjen e talentit brenda vendit që sipas tij personat e kualifikuar synojnë të largohen nga vendi.

Për z. Agon Kamberi, si një ekspert i kthyer nga Gjermania në Tiranë për të dhënë kontributin e tij në fushën e energjisë tha se shtetet tona shqiptare kanë ngecje në shumë fusha, dhe vërehet që politikisht diaspora nuk është e mirëpritur nga politikëbërja, duhet parë mundësitë se si të kthehet diaspora për të kontribuar. Fushat që ai i sheh si më të rëndësishme për t’u angazhuar diaspora janë ekonomia, dhe shkenca. “Pasi që diaspora ka një qasje emocionale me vendin amë kjo duhet të shihet si një mundësi për zhvillimin ekonomik, por duhet të shikohet përtej emocioneve dhe të fokusohemi në më pak fusha për të kontribuar, duke kuptuar trendet ndërkombëtare”, tha ai. Z.Kamberi poashtu rekomandon që sfida përballë nuhatjeve klimatike duhet kaluar duke parë potencialet në fotomontazhë dhe mullinjë të erës. Një tjetër fushë që ai beson që vendet mund të zhvillohen janë bimët medicinale dhe për këtë beson që me anë të digjitalizimit dhe “know – how “ mund të fuqizohen vendet amë. Në fund ai propozoi që të krijohet një katalog profesional dhe shkencor ku përmes një platforme digjitale mund të mblidhen punimet akademike të diasporës. 

Kthimi në vendlindje i znj. Besa Neziri, një dizajnere shumë e famshme për të ishte një miks i dëshirave dhe vështirësive. Ajo tha që ndonëse në vendet si India dhe Kina është më lirë prodhimi i veshjeve, diaspora zgjedh vendin amë për shkak të lidhjes emocionale pavarësisht që nuk hasin një mikëpritje. Ajo ceki që në Kosovë ka mungesë të informacioneve për të hapur një biznes, mungesa e fuqisë së punëtorëve të kulturës, etika e punës, etj. “Mendoj që diaspora ka ndikuar në këtë dembelizëm kolektiv sepse janë rahat përshkak të remitancave që dërgojnë në vazhdimësi” tha ajo. Si një sipërmarrëse e re ajo është përballur edhe siç e thotë me mentalitetin patriakal dhe seksizmin që ekziston në Kosovë. Ajo rekomandon që të themelohet një inkubator për marrjen e informacioneve dhe udhëzimeve për hapjen e biznesit apo edhe për çfarëdo angazhimi. “Fatkeqësisht ne po shihemi si konkurrentë”, tha ajo. Rrugëtimi i Besës lë të kuptohet që kthimi në vendlindje nuk bën të glorifikohet. 

Për z. Lulzim Syla i cili jeton në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si një ndërmarrës i sukseshëm tha se duhet t’i qasemi probleme në thelb, që nga shkolla fillore. Për të angazhuar ekspertët nga diaspora për të zhvilluar vendin ai tha se shtetet duhet të ndërhyjnë në reformimin e arsimit nga shkolla fillore, duhet krijuar qendra inovative sikurse Bone Vet për të punuar në ndërtimin dhe krjimin e talenteve të reja. Së dyti ai ceki ndërtimin e laboratorëve në shkollat profesionale për t’i përgatitur resurset e kualifikuara humane. Së treti ai theksoi nevojën e qendrave inovative për t’i adaptuar start-up të cilët duhet të lirohen nga taksat apo tatimi. Së katërti ai rekomandoi që të krijohet databaza e profesionistëve dhe që ekspertët seniorë të rikthehen për të kontribuar duke i’u larguar shpenzimet. Në fund ai mendon që krijimi i Akademisë së Shkencave për të rinjtë do të ofronte mundësi të jashtëzakonshme për të fuqizuar rininë e vendeve amë dhe nga diaspora. “Duke i krijuar këto mekanzima do të hapej rruga për të sjellur investime nga jashtë vendi, por edhe krjimin e potencialeve për bashkëpunim individual”, tha ai. 

Në fund të diskutimit z. Dritan Mezini i rikthyer nga Amerika në Shqipëri si një ekspert në fushën e IT-së u shpreh që ai krijoi platformën Dua Punë si nevojë për të lehtësuar gjetjen e një vendi të punës pasi që sipas eksperiencës së tij në fillim kur kishte hasur në sfida për të gjetur punë. Ai tha që biznesi që ai e udhëheq me kolegen e tij kanë angazhuar rreth 20-30% të ekspertëve të diasporës por gjithmonë duke i gjetur në bazë të përvojes individuale. Në mënyrë konstante përmes platformës Duapunë e cila përmbanë rreth 100 mijë punë-kërkues, pjesëtarët nga diaspora e kanë gjetur këtë platformë si derë të parë për angazhim. Poashtu si udhëheqës i organizatës së IT-ve në Shqipëri kanë organizuar DigiDiaspora duke identifikuar të gjithë ekspetët shqiptarë të kthyer në kohën e krishtlindjeve/pushimeve, por gjithmonë në baza personale. Në fund ai rekomandoi të krijohet një fond milionësh për diasporën i cili do të promovonte projekte konkrete.

 

Panel diskutues: Gjuha Shqipe dhe trashëgimia

Gjuha Shqipe ka luajtur nje rol shumë të rëndësishëm historikisht në mirëmbajtjen e identitetit kulturor dhe etnik të shqiptarëve në diasporë. Por, evoluimi i komuniteteve në diasporë ka bërë që mësimi i gjuhës shqipe të mos ketë vëmendjen e duhur, edhe si pasojë e ekspozimit ndaj kulturave të huaja të gjeneratave të dyta dhe të treta të shqiptarëve jashtë vendit. Ndërkohë, në vendet amë gjuha standarde shqipe është subjekt i ndryshimeve si pasojë e sistemeve të dobëta arsimore. Prandaj, është e rëndësishme të shihet trashëgimia gjuhësore dhe rëndesia e gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar në kohën kur globalizmi po shkrin identitete. 

Paneli për gjuhën konçidoi edhe me datat e zhvillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, 112 vjet më parë. Ky panel u moderua nga gazetarja e mirënjohur, Rudina Xhunga, me panelistë: Muhamet Idrizi nga ODA Hamburg e.v., Mimoza Hysa nga Qendra e Botimeve për Diasporën si dhe Gazmend Kapllani, drejtor i Katedrës së Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu” në Universitetin DePaul në Çikago dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës. Ky panel u mundësua nga organizata nga diaspora me bazë në Gjermani, ODA Hamburg e.V.

Aty u theksua se evoluimi i komuniteteve në diasporë ka bërë që mësimi i gjuhës shqipe të mos ketë vëmendjen e duhur. Ky panel kërkoi mbrojtjen e gjuhës shqipe, jo në aspektin folklorik por atë akademik dhe shkencor duke e bërë thirrje për bashkim të komunitetit dhe politikës në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.

Sipas znj.Hysa festa më e madhe e cila i paraprin çlirimit kombëtarë është çlirimi kulturor dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe. Ajo theksoi se ka ardhur koha që shqiptarët të bëhen bashkë duke lërë anash xhelozinë për të mbrojtur dhe promovur gjuhën shqipe. “Kjo është një detyrë për ata që e lartësojnë gjuhën shqipe – për shkrimtarët, akademikët e kritikët e gjuhës ta mbrojnë dhe promovojnë dhe ta kenë politikën për t’i mbështetur”, tha ajo. 

Kritikë ndaj rolit të vendit amë për të promovuar gjuhën shqipe në diasporë pati Muhamet Idrizi. Sipas tij, në Gjermani është shteti gjerman i cili e financon gjuhën shqipe mirëpo siç thotë ai realiteti për të investuar nga vendi amë për gjuhën shqipe nuk ekziston. Ai më punën e tij fisnike tregoi që shumë shpejt gjuha shqipe do të bëhet gjuha e dytë zyrtare në qytetin e Hamburgit. Poashtu, një program tjetër që promovohet nga kjo republikë gjermane është mësimi i gjuhës shqipe nga jo-shqiptarët e cila financohet nga Ministria e Edukimit. 

“Pse ndodhë kjo? Kur e shikoni skenën muzikore shqiptarët janë yje dhe për këtë nxënësitë duan të dijnë më shumë rreth tyre, pra kanë një rol model”, u shpreh z.Idrizi. 

A mund të zgjidhet çështja e krijimit të Instituteve Kulturore në mënyrë private nga diaspora, nëpërmjet fondacioneve të diasporës shqiptare?

Sipas z.Kapllani duhet menduar në mënyëe krijuse dhe ka shumë mënyra për ngritjen e këtyre institucioneve kulturore. Sipas tij, fëmijët që vijnë nga familjet e arsimuara nuk e pranojnë asimilimin e egër ngase e dijnë kulturën dhe vlerat e tyre.  Ai e theksoi rëndësinë e ngritjes së institucioneve të albanologjisë që sipas tij ka shumë pak në Europë. Ai tha se edhe ato pak qendra të cilat janë po luftojnë për mbijetesë por është nevoja që të fuqizohen ngae ka shumë profesionistë që bëjnë punë të jashtëzakonshme për gjuhën shqipe. 

Në fund u rekomandua që në diasporë të fillojnë të krijohen aktivitete kulturore që promovojnë gjuhën shqipe sikurse java e filmit shqiptar për shembull në Berlin, javën e librit, etj. U tha nga panelistët që në diasporë është një rini e cila prodhon, por komuniteti është i fragmatura dhe duhet qendra kulurore që të lidhen mes veti. 

Panel diskutues: Sistemet shëndetësore në vendet amë dhe profesionistët e shëndetësorë në diasporë

Sistemi shëndetësor ka nevojë për mbështetje dhe njohuri teknike, dhe përveç kësaj ka nevojë për fonde shtesë të investuara nëpër departamente. COVID-19 ka krijuar një pasqyrë më të mirë të asaj që duhet bërë në një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë. Në këtë kontekst, duke ditur që një numër i madh profesionistësh dhe praktikuesish të kujdesit shëndetësor po migrojnë nga vendet e origjinës. Për të diskutuar për këtë temë, panelistë në këtë diskutim ishin: Bashkim Kadriu (Drejtues Klinik, Mjekësia Eksperimentale e Neuroshkencës), Besa Bauta (Shefe Kryesore e të Dhënave dhe shefe Kryesore e Përputhshmërisë për MercyFirst), Arben Merkoci (Profesor i Kërkimit ICREA dhe udhëheqës i Grupit ICN2 Nanobioelektronikë dhe Biosensorë), Mentor Bilalli (shef i klinikes se Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë në Spitalin Oberaargau) , Marsela Ceno (doktoreshë në kliniken Universitare te Düsseldorf) dhe u moderua nga Arbnor Mjeku (Germin).

Diskutimi filloi me arsyjet e largimit nga vendi i origjinës, që sipas panelistëve ishin kryesisht për arsyje shkencore dhe akademike, pra për të vazhduar studimet e tyre jashtë vendit – përdallim nga z.Bilalli dhe znj.Bauta të cilët janë rritur në perëndim.

Për z.Merkoci sfidat e të gjithë atyre që e lënë vendin janë të ngjashme ngase nuk ështe e lehtë të adaptotesh në një vend tjetër – më pas sipas tij është vështirësia profesionale sepse duhet të konkurosh me profesionistët e vendit dhe konkurenca është e madhe. Edhe pse larg vendit, ai shumë herë ka organizuar punëtori në fushën e nanoteknologjisë për qëllim të ngritjes së kapaciteteve të kësaj fushe në Shqipëri. Sipas tij kjo fushë ka shumë nevojë për mbështetje financiare e cila mungon por ai thotë që ekziston motovimi shkencor – që për të është shumë vështirë në trojet shqiptare.

Bashkim Kadriu si mjeku i parë shqiptarë i cili bën pjesë në Institutin Kombëtar të Shëndetit në ShBA për fat të keq nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga institucionet e Kosovës për të prezantuar hulumtimet dhe përvojën e tij. “Profesionistët mjekësor në neuropsikiatri kanë shumë mundësi për të bashkëpunuar dhe unë si shqiptar nuk ndjej asnjë privilegj më të madh se me i shërby vendit tim. Jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme dhe cdo eksperiencë e një profesionisti jashtë vendit do t’i hynte në punë vendit tonë”, tha ai.

Numri i madh i mjekëve shqiptarë në Gjermani ka shtyrë disa profesionistë të ndërmarrin veprimet për të krijuar rrjetin e mjekëve shqiptarë. Sipas znj.Ceno, themeluese e këtij rrjeti ideja e krijimi u pa si nevojë e mjekëve të rinj që nga viti 2010 kanë ardhur në Gjermani për shkollim dhe specializim. Pas themelimit të shoqës në Berlin, rrjeti vendosi që të krijojë edhe në republikat të tjera të Gjermanisë grupe punuese të cilat janë specifike në kërkesat e vendi. Ajo poashtu ceki se kanë bashkëpunime edhe me rrjetet tjera në Britani të Madhe, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe pritet që të organizojnë një konferencë ndërkombëtare për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, por edhe për tema dhe shqetësime të tjera.

Për z.Bilalli synimi i tij nuk ka qenë të bëhet shef i klinikës por që të jetë një mjek i mirë në shërbim të pacientëve. Ai tha se Zvicra i ka ofruar shumë mundësi mjekëve shqiptarë, që sipas tij janë rreth 400 dhe për këtë është krijuar edhe rrjeti i mjekëve shqiptarë. “Fatkeqësisht unë nuk e kam një marrëdhënie të aq të mirë me vendlindjen dhe është kryesisht në formën individuale dhe mungon platforma institucionale për të bashkuar mjekët shqiptarë nëpër botë”, tha ai.

Se a ka ndonjë platformë të tillë bashkëpunimi të mjëkëve në ShBA, mjekja z.Batua tha që ka shumë shqiptarë të edukuar, por nuk ka një koordinim të strukturuar. Sipas saj GERMIN mund të jetë një platformë e mirë që mund të përdoret për të rrjetëzuar mjekët shqiptarë nëpër botë.

Si përfundim u konkludua se përtej organizimeve individuale apo edhe grupore, vërehet mungesa e përkrahjes institucionale në funksion të zhvillimit të sistemeve shëndetësore në vendet amë. Profesionistët shëndetësorë jashtë vendit kërkuan nga institucionet shtetërore të kërkojnë dhe gjurmojnë më shumë ekspertët jashtë vendit, ngase sipas tyre në kohë që po jetojmë çdo këshillë dhe përvoje e tyre do të ndihmonte zhvillimin e rajonit.

Panel diskutues: Rimendimi i aktiviteteve kulturore në diasporë

Aktivitetet kulturore në diasporë janë po aq të vjetra sa edhe vetë emigrimi dhe vendosja e bashkëkombasve tanë në vende të ndryshme të botës. Derisa në shumë sfera diaspora ka bërë një transformim dhe zhvillim të dukshëm, aktivitetet kulturore duket se nuk e kanë mbajtur këtë hap. Edhe në vitin e 20-të të Shekullit 21, shumica e aktiviteteve kulturore sillen rreth festave kombëtare, në regji të shoqatave kulturore e me protagonistë kryesisht të estradës shqiptare. A është me të vërtetë kjo e gjitha çka mund t’i ofrojmë bashkëatdhetarëve në diasporë? Për të diskutuar për këtë temë, u prezantuan platformat sikurse Marrja Zezë (Jehonë Jahaj), Brezi Ynë (Linda Arifi), organizata K (Ermal Vejsa), UraCult e.v. (Ali Salihu) dhe kantautorja, Vjollca Mripa.

Znj. Jaha themeluse e “Marrja Zezë” filloi diskutimi duke treguar që platforma që ajo prezanton është një lëvizje për lirinë e të qenit, e iniciuar nga diaspora shqipfolëse në Berlin, bazuar në qëllimin e prishjes së fuqisë së turpit në diasporën shqiptare, Ballkanin dhe botën përmes tregimit, artit dhe shfaqjes në mënyrë që të krijojë një hapësirë dhe rrjet i sigurt për shkëmbim për të dhënë impulse për shërimin e komunitetit, pajtimin dhe rekreacionin krijues. Sipas saj, kjo platformë ka organizuar cdo muaj një shfaqje që mbledh disa artistë të diasporës, Kosovës apo edh ndërkombëtar për të krijuar energjii dhe një rrjet të sigurt të përbashkët – ku pjesëmarrësit mund të ndjejnë vetën dhe të shkëmbejmë se cfarë kanë përjetuar si trauma kulturore.

Ermal Vejsa themelues dhe një nismëtar i shumë aktiviteteve kulturore në Austri tha se në vitin 2012 pasi që shkoi për studime në Vjenë e kuptoi që është nevoja që të strukutrohen aktivitetet kulturore në një vend. Në vitin 2015, si shenjë proteste ndaj disa zërave nga komuniteti që në Austri nuk ka organizime dhe festivale, krijuar platformën për aktivitete kulturore me emrin KA. “Javët e kulturës shqiptarë jane një shëmbuj tipik ku 15 shoqata bëjnë organizime kulturore dhe bashkarisht kanë arritur me i themilu javët e kulturës shqiptare. Ka zëra që thojnë që Vjena është shembuj se si komuniteti është aktiv në të gjitha format”, tha ai.

Nevojë për të ofruar dicka më ndryshe për gjeneratat e reja e pa edhe Linda Arifi, themeluese e organizatës BREZI YNë. “E kam vrejt që është një mungesë e lartë që të kemi një skenë alternative jo që e len folklorin anash por e jemi një cilësi të lartë të kulturës tonë”, tha ajo.

Artisjta Vjollca Mripa tha se kultura dhe artistët janë diplomatët më të mirë dhe Aktivitet kulturore dhe artistët i thyejnë paragjykimet tek të tjerët përmes krijmtarisë së tyre.

Një tjetër temë e diskutuar ishte edhe ajo se cka është në fakt kultura shqiptare? Sipas z.Hulaj ka disa kultura të ndryshme shqiptare dhe nuk ekziston një kulturë e njejtë e diasporës sepse ka shumë dallime. Ajo rekomandoi që të organizohet java e aktiviteteve kulturore dhe secili shtet përfaqësohet aty – pra diaspora shqiptare nga Zvicra, Gjermania, Austria, etj. “Në këto javë kulturore të kemi edhe vendas nga vendi i origjinës dhe kështu i thyejmë barrierat dhe dallimet që mendojmë që i kemi”, tha ajo.

Sipas panelistëve u theksua se gjeneratat e reja nuk kanë shumë alternativa kulturore në diasporë si dhe mungon një qendër e përbahkët e të gjitha organizatave kulturore dhe sportive jashtë vendit. Ky panel u mundësua nga organizata në diasporë me bazë në Gjermani, URA Cult e.V.

Panel diskutues: Lidhja e të rinjve nga diaspora dhe vendet amë

Përvoja e Germin tregon se anëtarët e komunitetit të diasporës priren të jenë më entuziastë dhe të kenë një botëkuptim kryesisht optimist. Për më tepër, ata tentojnë ta shohin Kosovën dhe Shqipërinë si një “tokë mundësish” – sipas mendimit të tyre, mungesa e shërbimeve dhe kapaciteteve ekzistuese do të thotë se ka vend për individët për të krijuar zgjidhje nga e para. Mundësi të tilla mund të jenë më pak të përhapura në komunitetet e tyre, për shkak të një niveli të caktuar të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Nga ana tjetër, të rinjtë në komunitetet e prekshme në Kosovë dhe Shqipëri, shpesh përqafojnë një pamje më pesimiste të botës përreth tyre dhe janë skeptikë për potencialin e tyre për të ndryshuar gjërat për të mirë. Prandaj, sjellja e tyre në një udhëtim bashkë-krijimi mund të jetë e dobishme në drejtim të rimendimit të atdheut dhe mënyrave në të cilat ne ushqejmë dhe krijojmë një hapësirë ku të gjithë lulëzojnë.

Ky panel u moderua nga Çlirim Sherremeti (Themelues i 4H), dhe panelistë ishin: Mentor Dida (ekspert i inovacionit shoqëor), Ilira Aliaj (eksperte në edukim dhe shkëmbim rinor), Emir Tahiri (Diaspora për Shqipërinë e Lirë), Daniela Muhaj dhe Enxhi Popa (Google).

Për të shtjelluar më shumë këtë temë dhe për format konkrete të angazhimit të daisporës duhet të pranojmë që eksizon një mungesë e lidhjeve emocionale e cila është sfiduese për të forcuar identitetin e tyre kombëtarë e njëkohësisht ju mbron qëndrimet e vendit ku jetojnë. Pra si mund të krijohet një ndjenjë e përkatësisë për vendin amë por e cila nuk cënon qëndrimet në vendin ku jetojnë?

Sipas këndvështrimit të znj.Aliaj, diaspora nuk është një e vetme dhe është e pamundur të krijohet një strategji për të punuar me të gjithë njëlloj, ngase janë të ndryshme. Për të krijuar ndjenën e përkatësisë ajo mendon që duhet të zhduken paragjykimet. “Ndryshe është marrëdhënia e shqiptarëve në Gjermani me vendin amë dhe një ndjenjë ndryshe është e shqiptarëve në Greqi me vendin amë”, u shpreh ajo duke pasqyruar dallimet mes diasporave. Marrëdhënia mes vendit të prejardhjes dhe vendit ku jetojnë pasqyrohet edhe tek të rinjtë dhe marrin sterotipet se ku rriten si në rastin e Greqisë – ku ajo thotë që shumë të rinj nuk flasin shqip ngase etiketohen që janë shqiptarë dhe frikësohen. Mendimet dhe këndvështrimet e saja pasqyrohen nga eksperienca e saj personale si vajzë shqiptare e rritur në Athinë. Ajo rekomadoi që duhet t’i kushtohet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe si një element i cili mund të kontribuojë në ngjalljen e dashurisë ndaj vendit. Një tjetër rekomandim nga ajo ishin vizitat studimore në vendlindje të cilat ajo mendon që mund të riparojnë lidhjen me vendin, siç ka ndodhur në rastin e saj.

Se cilat janë format për të rritur mundësitë për të ngjallur ndjenën e përkatësisë, z.Dida mendon që është një temë shumë komplekse dhe e thellë. Sipas tij është më rëndësi tregimi i shembujve të mirë për vendin e origjinës. Sipas tij ka ardhur koha që të konceptojmë dhe rimendojmë brandingun e emrit “Shqiptar”, duke mos e ulur vetën poshtë. “Kur themi shqiptari me tregu shembuj të mirë me qenë paralel me suksesin e rinisë, energjisë. Kolektivisht duhet me qenë të kujdesshëm si po e brandojmë fjalën shqiptar”, tha ai.

Se është në rregull të jesh një fëmijë i dy kulturave e tha znj. Popa. Sipas saj kriza identitare e bëri të kuptoj që është në rregull të jetë shqiptaro-amerikane dhe kaloi mesazhin që edhe të rinjët e tjerë nga diaspora duhet të pranojnë që janë të 2 apo 3 kulturave të ndryshme. “Në ShBA nuk e ke atë frikën që je shqiptarë sepse janë krenarë dhe në New York ka shumë organizime të komunitetit të cilat ndihmojnë të forcosh më shumë ndjenjën prandaj them që rëndësia e institucioneve kulturore, rinonre e artistike është shumë e nevojshme”, u shpreh ajo.

Por çfarë duhet bërë për të forcuar lidhjet me vendin amë? Znj. Muhaj rekomandon të ndërrmiren incentiva që e ndërtojnë këtë lidhje që sipas saj ndjenja e përkatësisë është shumë e veçantë dhe nuk lidhet me idealizimi. Pasi që rrjetet e të rinjve shqiptarë nëpër botë janë të fragmentuara dhe ka një mos-koordinim me gjeneratat më të vjetra, ajo mendon që është detyrë e të rinjve në diasporë të shërbejnë si katalizator për rininë në vendet amë duke ju ofruar mundësi ngase potencialet ekzistojnë.

Nga një studim i bërë nga Germin me temën rreth angazhimit të rinisë shqiptare nga 285 të përgjigjur 69% nuk janë pjesë e ndonjë grupi formal apo informal shqiptar, jashtë vendit por 76% kanë thënë që janë të gatshëm të bashkohen në ndonjë organizim qoftë virtual apo fizik. Në lidhje me këtë z.Tahiri vendos një tjetër këndvështrim se 71% e të rinjve në shqipëri duan të largohen – pavarësisht që të rinjtë nga diaspora kan një vullnet për të ndryshuar vendin, në anën tjetër është një pesimizëm i të rinjve në Shqipëri për të jetuar atje. “Ndryshe nga diasporat tjera, diaspora shqiptare është duke u shtuar shumë viteve të fundit dhe kuptojmë që nuk ka një përmirësim për të ndryshuar pesimizmin. Një bashkëpunim mes të rinjve në diasporë dhe atyre në Shqipëri ofron shumë të mira si ndërgjegjësimi për vendin dhe pasqyrimi i një prespektive ndryshe për atdheun”, tha ai.

Në fund nga panelistët u potencua se janë të dy palët si institucionet ashtu edhe komuniteti përgjegjës, sepse është nevojë të organizojmë aktivitete për të riparuar marrëdhëniet me vendin amë.

 

Intervistë suprizë: Rita Ora në bashkëbisedim me Erion Veliajn

Konferenca Diaspora Flet 20 20 u përmbyll me një intervistë ekskluzive të artistes Rita Ora së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj. Të njëjtit kanë diskutuar për shumë gjëra, nisur nga pandemia në Tiranë e Londër, e po ashtu për karrierën e yllit shqiptar si dhe të arriturat gjatë kësaj kohe. Rita gjithashtu ka folur edhe për rrënjet dhe origjinën e saj, ushqimet tradicionale shqiptare si dhe thekson se çdo gje që ka bërë në jetë vjen nga familja dhe nga mënyra se si ajo është rritur.

Intervista u realizua më ndryshe me pyetje dhe përgjigje nga të dy protagonistët, dhe i pari që filloi ishte z.Veliaj. Pyetja e parë që ai ja drejtoi Ritës ishte: Cfarë do të thotë të jesh mega yll? Për Ritën të jesh një grua shqiptare në një botë artistike të dominuar nga meshkujt duhet shumë vendosmëri, etikë të punës, besim në vete, shumë punë dhe përkrahje nga familja.
“Para se gjithash, të jesh një grua shqiptare në një industri kaq të çmendur, të dominuar nga burrat, e cila është në të vërtetë e tillë ka të bëjë me vendosmërinë, etkën e punës, besimin në vetvete, por për mua që kam parë prindërit e mi të punojnë shumë bazohet në sa shumë dëshiron të bësh diçka, dhe me të vërtetë besoj se udhëtimi drejt suksesit është familja që keni përreth jush dhe të jesh nga vendi nga unë vij dhe ku të gjithë i kanë sytë nga ti”, u shpreh ajo.

Rita në rrëfimin e saj shprehu falënderime dhe përulje ndaj komunitetit të diasporës për përkrahjen ndaj saj në fillimet e karrierës. “Unë fillova shumë e re dhe të kisha mbështetjen nga vendi im dhe nga komuniteti shqiptar, roli që ka luajtur për mua është i papërshkrueshëm dhe nuk kam asnjë fjalë për të përshkruar rëndësinë e rolit të atij komuniteti për të më mbështetur vërtetë në udhëtimin tim të çmendur”.

Por si është një ditë e zakonshme e artistes Rita? Ajo u shpreh që me shfaqjen e pandemisë globale edhe rituali i saj ditor ka ndryshuar, dhe po i kushton shumë rëndësi shëndetit mendor, meditimit dhe ushqimit. Mëngjesi është pjesa e saj e preferuar ngase sic thotë ajo nëna e saj gjithmonë ka gatuar ushqime shumë të shijshme.
“Nuk tallem po të them që të preferuarat e mia janë, speca me djathë, vezë në hajvar dhe nuk e di nëse e them gabim, gjithashtu llokumet që i bën mamaja me reçel dhe mjaltë. Nuk po them që është i shëndetshëm,por shumë i shijshëm dhe më pas vazhdoj me gjërat e tjera”, tha Rita.

Më pas erdhi një pyetje tjetër e drejtuar nga Erioni tek Rita: Si e menaxhon famën dhe popullaritetin, sepse disa njerëz i merr për keq, bëhen arrogantë, ndërsa njerëz si ty e përdorin famën si një vegël, për të bërë mirë, si e përballon gjithë famën?
Përvoja e saj 10 vjecare e ka bërë të kuptojë që jetëgjatësia e karrierës është vërtetë e bazuar në sjelljen dhe respektin që iu tregon të tjerëve, por vlen gjithashtu edhe fakti që duhet të jesh emocionalisht i fortë për të kuptuar se nganjëherë gjërat nuk funksionojnë. Edhe pse një yll botëror, ajo gjatë intervistës së saj e potencoi që gjithmonë është e pasionur të flasë për origjinën dhe Kosovën. “Kam qenë gjithmonë entuziaste e të folurit kaq hapur e të pasurit titullin Ambasador Nderi i Kosovës sepse ishte një nga momentet më të mira të jetës sime, sepse jam shumë krenare nga vij dhe prindërit e mi më kanë rritur duke folur shqip në shtëpi dhe me frymën e kulturës trashëgimisë dhe me këtë vjen krenaria, vendosmëria, disiplina dhe ti thjesht bëhesh më i vendosur nga ç’je, ndihem kaq e gëzuar që shoh artistë të famshëm që vijnë nga vendi im”, tha ajo.

Rita foli dhe për punën, famën apo të qenurit një grua shqiptare në biznes duke theksuar se dëshiron të jetë frymëzim për të tjerët. Kur u pyet për këngën “Shine your light” video-spoti i së cilës është realizuar në Prishtinë, Rita tha se ajo ndihet e obliguar për të kontribuar për vendin dhe njerëzit e saj, dhe se gjithmonë vjen në Prishtinë dhe angazhohet që ta bëj atë pjesë të hartës botërore për gjëra pozitive.

Pas përfundimit të pyetjeve nga Kryebashkiaku Veliaj, ishte koha e Ritës t’i drejtonte disa pyetje. Pyetjes së Rita Orës, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj se përzgjedhja e Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022” do të shfrytëzohet si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare.

“Ne duam që njerëzit të na kushtojnë vëmendje dhe do të përdorim mundësinë që Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i rinisë për 2022”. E para, shpresojmë, që do të jetë viti i parë pas pandemisë. Nëse 2021 do të jetë një vit vaksinimi, 2022 do të jetë një vit ku njerëzit do mund të udhëtojnë, të ketë sërish koncerte. Kështu që, ne të duam ty prapë këtu, edhe disa artistë të tjerë shqiptarë, por një gjë që është e rëndësishme është se duam që ta përdorim si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare, për të treguar se ne jemi kombi më i ri në Evropë, por askush nuk flet për këtë, në një Evropë të moshuar, një Evropë që po plaket, ne po sjellim gjak të ri, energji të re dhe gjithashtu shumë talent”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se koha ka treguar se sa herë që shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ai nënvizoi se një nga sfidat më të mëdha është ndryshimi i mentalitetit. “Projekti më i vështirë infrastrukturor, është vetëm 10 centimetër. Është ndryshimi i mentalitetit. Çfarë bën ti, sigurisht që prodhon muzikë të mirë, por shumicën e kohës ti mundohesh të ndryshosh mentalitetin, të thyesh barrierat”, tha në fund.