Fadil Berisha

Anëtar Bordi

Fadil Berisha ka lindur në Kosovë, por në moshë të re emigroi fillimisht në Itali dhe më pas në Amerikë. Megjithëse jetën e tij e ka kaluar në kontinentin amerikan, lidhja me shqiptarët nuk është shkëputur kurrë. Përkundrazi, ai mbetet një adresë kryesore për shumë shqiptarë që emigrojnë në Amerikë. Përmes artit të tij, Berisha përpiqet të paraqesë shqiptarët nga një kënd tjetër – duke treguar se shqiptarët kanë një traditë, kulturë dhe histori të pasur.

Por Berisha nuk njihet vetëm nga komuniteti shqiptar. Ai e nisi karrierën e tij profesionale duke fotografuar gra të famshme, si Denise Richards, ish-bashkëshortja e aktorit Charlie Sheen. Pas saj, Berisha fotografoi personalitete të njohura botërore si Donald Trump, Russell Simmons, Bill Clinton, Halle Berry, Snoop Dogg, Roger Federer, Fergie, Patti LaBelle, Harry Belafonte, Jennifer Beals, Beverly Johnson, Robert Evans, Kim Kardashian, Tyra Banks dhe të tjerë.

Bordi i Drejtorëve të GERMIN-it ka pasur gjithmonë një rol aktiv në vendimet dhe misionin e organizatës sonë. Si rezultat, ekipi i GERMIN-it është i lumtur që një personalitet i njohur si Berisha do të kontribuojë tashmë në misionin tonë të përhershëm, lidhjen e diasporës shqiptare me vendlindjen.

Nxitja e angazhimit të diasporës

BORDI I DREJTORËVE

Angazhimi global për ndryshim shoqëror