fbpx
Shkurt 7, 2022

SHQIPTARËT E TURQISË

Nga Germin-2149 Shikime-Asnjë koment

Transmetuesi publik i lajmeve në Turqi, TRT, në nëntor të vitit të kaluar ka realizuar një artikull lidhur me shqiptarët që jetojnë në pjesën lindore të këtij shteti.

Sipas këtij shkrimi, shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të Turqisë janë kryesisht pasardhës të ish-zyrtarëve osmanë dhe viktimave të pushtetit serb.

TRT shkruan që Turqia përgjatë historisë ka pasur flukse të ndryshme të migracionit, kjo edhe për shkak që është konsideruar rrugë tranzit nga Evropa në Lindjen e Mesme.

“Anadolli ka përjetuar migrim nga rajonet e afërta dhe të largëta. Kanë migruar arabë, spanjollë, grekë, sllavë.

Sipas këtij shkrimi, komuniteti më i madh i diasporës shqiptare është në Evropë, SHBA dhe në Turqi.

“Ndonëse nuk dihet numri i saktë, të dhënat thonë që rreth një milion qytetarë turq me prejardhje shqiptare, jetojnë në Turqi”.

Numri më i madh i shqiptarëve që kanë migruar në Turqi përgjatë historisë, ka filluar që nga shekulli i XVI-të deri në shekullin XX-të. Migrim i lartë i popullsisë shqiptare ka ndodhur gjatë kohës Osmane dhe vazhdoi gjatë viteve 1920-të si shkak i largimit nga persekutimi i regjimit jugosllav.

“Kjo është një arsye pse pothuajse në secilën pjesë të Turqisë, ka shqiptarë. Diaspora kryesisht është e koncentruar në Turqinë perëndimore, por për më shumë se 200 vjet ka familje me origjinë shqiptare që jetojnë në lindje: sidomos në Bingöl, Diyarbakır, Doğubayazıt dhe Hakkari”

Koordinatori i Përgjithshëm për Qendrën Kulturore Kosovare në Turqi, Kamil Bitis ka udhëtuar në lindje të Turqisë, vetëm për të gjetur familje me prejardhje shqiptare. Për këtë arsye ai shkroi librin të quajtur “Forgotten Albanians of Turkey” ose përkthyer në shqip “Shqiptarët e harruar të Turqisë”, ku tregohen detajet e historive të këtyre familjeve.

“Tani, pothuajse asnjë familje shqiptare nuk di asnjë fjalë shqip, gjuhë të cilën e flisnin paraardhësit e tyre. Ata kryesisht flasin gjuhën turke dhe kurde. Nuk dinë asnjë gjë as për historinë dhe kulturën shqiptare. Janë martuar me gratë e atyre qyteteve ku janë vendosur paraardhësit e tyre. Dhe, kjo gjë po vazhdon për shekuj”, thotë Bitis për TRT.

Bitis ka intervistuar Divane Ozbey, një burrë me prejardhje shqiptare që jeton në Dougubauazit, një rajon turk në kufi me Iranin. Gjatë intervistës Ozbey, tregon që ai nuk e di saktë nga cili vend shqiptarë ka prejardhjen.

Divane Ozbey

Divane Ozbey knows that he is an Albanian but he doesn't know from which country in the Balkans he is from.

 

“Me origjinë jam shqiptar por nuk e di saktë se nga cili vend i Ballkanit. Nuk di të flasë shqip por njerëzit e fshatit ku jetoj e dinë që unë kam prejardhje shqiptare. Gjyshërit e mi erdhën në këtë vend, pothuajse 200 vjet më parë ”.

TRT shkruan që janë 10 deri në 15 familje me prejardhje shqiptare që jetojnë në Dogubayazit. Për shkak të sfidave ekonomike dhe sociale, sipas TRT shumë familje nga ky rajon, përfshirë edhe ata me orgjinë shqiptare, largohen për në qytete të mëdha.

Sipas burimeve lokale, një numër i madh i popullsisë me prejardhje shqiptare jeton në Bingol.

TRT shkruan që për shkak të përshtatjes ky grup me prejardhje shqiptare tani identifikohen me kurdët dhe flasin të dy gjuhët: atë turke dhe kurde.

Këto familje kanë prejardhje nga Peja dhe janë larguar nga Kosova gjatë periudhës Osmane.

“Është interesante lidhja e fortë emocionale që kanë me vendin e paraardhësve, ndonëse ata dinë shumë pak gjëra për origjinën e tyre shqiptare. Ata janë emocionalisht të lidhur me Turqinë por nëse i pyet për origjinën, ata thonë që janë shqiptarë, pavarësisht që nuk e dinë gjuhën apo zhvillimet politike”, shkruhet në artikull.

Mustafa Ugur Gonulal, është një tjetër person me prejardhje shqiptare që jeton në qytetin Mataya. Gjyshi i tij ka qenë nga Ferizaj dhe u largua nga Kosova për t’i shpëtuar persekutimit serb.

“Me ndihmën e shtetit turk që i siguroi punë dhe strehë ai erdhi në Malatya në vitin 1934. Në fillim nuk u pranua nga vendasit, pasi ai nuk fliste gjuhë tjetër përpos shqipes. Ai nuk u martua me ndonjë grua vendase por në vitin 1941, u martua me një shqiptare tjetër të quajtur Hanife”, thotë Gongulal për TRT.

Mustafa Ugur Gonulal

After leaving Albania, Mustafa Ugur’s grandfather and grandmother settled in Malatya, Turkey.

Një familje tjetër me prejardhje shqiptare jeton në Elazig, një qytet në lindje të Turqisë. TRT shkruan që kjo familje emigroi në vitet 1920. Tani, ata identifikohen si turq dhe nuk flasin gjuhën shqipe.