Në dhjetor të vitit 2019 mediumi ukrainas i quajtur “Ukrainer” realizoi një artikull për shqiptarët. “Shqiptarët e Ukrainës: Kush janë ata?” quhej artikulli dhe aty tregohet në detaje lidhur me shqiptarët që jetojnë kryesisht në dy rajone në: Karakurt dhe Besarabi. Artikullin në gjuhën angleze mund ta lexoni këtu.
Videon e stories mund ta shihni këtu.
Komuniteti shqiptar në Ukrainë ka jetuar atje që nga fundi i shekullit XVII-të dhe fillimi i shekullit XIX-të. Shqiptarët ortodoks së pari migruan për në Bullgari dhe më pas u larguan nga pushteti i Perandorisë Osmane për në Ukrainë.
Sipas një artikull të quajtur “Shqiptarët e Ukrainës: Kush janë ata?” nga media në Ukrainë me emrin “Ukrainier” tash e disa vjet në këtë rajon mbahet Festivali i Verës.
Festivali i Verës
Ky festival veçohet për shkak që bashkon të gjithë personat që përgatisin verë nga gjithë Ukraina. Në ktëë festival gjithashtu shfaqet kultura shqiptare.
“Cdo 6 maj, shqiptarët e Besarbabisë festojnë ditëlindjen e heroit të tyre kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Fakt interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët vendas festojnë versionin ortodoks të festës së Kurban Bajramit – Ditën e Shën Gjergjit. Prandaj, si shqiptarët ashtu edhe gagauzët gatuajnë kurban – një pjatë e bërë nga mishi i qengjit – dhe më pas mblidhen të gjithë fqinjët dhe festojnë”, shkruhet në këtë artikull.
Karakurti
Fshati Caracurt (shqip: Karakurti) ndodhet afër Bogradit në Besarabia. Në kohën sovjetike, ky fshat u emërua me emrin Zhovtnece dhe këtë emër e kishte deri në vitin 2016 kur më pas iu rikthy emrit të vjetër. Fjala “caracurt” ka origjinë turke dhe nëse përkthehet fjalë për fjalë do të thotë “tmerr i zi”. Arsyeja se pse migrantët shqiptarë, bullgarë dhe gagauzianë që u shpërngulën këtu, e vendosën këtë emër mbetet mister.
Në ditët e sotme në Karakurt fliten pesë gjuhë: Shqipe, bullgare, gagauziane, ukrainase dhe ruse.
Sipas regjistrimit të bërë në vitin 2011 në Ukrainë, Karakurti ka 3 mijë banorë, 1 mijë e 725 prej të cilëve janë shqiptarë (pra flasin dhe e quajnë vetën shqiptarë).
Gjatë viteve 1860, disa shqiptarë nga Besarabia u zhvendosën në pjesën veriore të Pryazovia, duke krijuar kështu tre vendbanime atje: Tyuushki (Heorhiivka moderne), Jandran (Hamivka moderne) dhe Taz (Divnyske moderne), të cilat ende ekzistojnë. Numri i banorëve të këtyre fshatrave është shumë më i vogël se popullësia e Karakurtit. Megjithatë, në këto vende ekzistojnë ende muze lokalë ku ruhen artefakte të veçanta të kulturës shqiptare, të mbledhura nga entuziastët vendas të fshatrave.
Shqiptarët e Ukrainës
Në këtë artikull përshkruhet se si në trojet shqiptare janë dy dialekte: toskë dhe gegë. Sipas tyre toskët shqiptarë migruan në territorin modern të Ukrainës nga mesi i shekullit XVIII-të, kur Ukraina ishte nën pushtimin e Mbretërisë Ruse. Gjatë asaj kohe sipas këtij artikulli shqiptarët ishin vullnetarë të ushtrisë ruse gjatë luftërave ruso-turke.
Sipas këtij artikulli një prej arsyeve që shqiptarët u larguan gjatë viteve 1806-1812 për në Besarabia, ishte intensitifkimi i shtypjes kombëtarë që bëhej nga Perandoria Osmane.
Disa mijëra familje shqiptare ortodokse refuzuan konvertimin në islam dhe u larguan për vende të tjera. Për shkak që kishte shumë toka të pabanuara në Besarabi dhe Pryazovia gjatë asaj kohe, shqiptarët u vendosën atyre.
Sipas burimeve të ndryshme, janë nga 5 mijë deri në 10 mijë ukrainas me prejardhje shqiptare dhe vetëm disa prej tyre flasin gjuhën shqipe. Përvec fshatrave në Besabarai dhe Pryazovia, shqiptarët jetojnë edhe në qytete të tjera të mëdha si: Odesa, Izmail, Doestks, Luhanks, Kiev, Kharkiv e Lviv.
Asociacionet e Shqiptarëve
Organizimi i parë shqiptar ishte Asociacioni i Shqiptarëve të Odesa, që u themelua në vitin 1993 por që tani nuk ekziston. Ky Asociacion kishte për qëllim kishte për qëllim bashkimin e komunitetit shqiptar. Në Besarabia janë shfaqur me kalimin e kohës disa organizata si: Shoqata Kulturore dhe Arsimore Shqiptare “Rilindja” dhe Qendra Caracurt për Kulturën Shqiptare, e cila u hap në vitin 2016. Aktualisht, Shoqëria Kulturore dhe Arsimore Shqiptare “Dardania” vepron në rajonin e Pryazovia.
Kryetari i Asociacionit “Rilindja” është shqiptari, Rodion Pandarm që ka lindur në Krakurt. Ai ka punuar në Stamboll dhe Odesa për disa vite por në kohën kur ky artikull u publikua në vitin 2019-të, ai ishte kthyer në Besarabi.
“Sipas traditës shqiptare, djali më i ri (e unë jam djali i vetëm dhe kam një motër), duhet të qëndrojë në shtëpinë ku ka lindur. Pasi punova në Stamboll nga viti 1994 deri më 1996, prindërit e mi më thanë: Djali im, a je duke menduar për tu kthyer në vendlindje? Unë ju thash: Baba, e kam një biznes që po shkon mirë në Turqi. Ai ma ktheu: Nëse je shqiptar, duhet të kthehesh”.
Radion është shprehur që shumë-gjuhësia në fshatrat e Krakurtit dhe Besarabisë është një fenomen i njohur. Sidoqoftë, gjuha ukrainase filloi të mësohej, jo shumë kohë më parë. Deri në vitin 1991 procesi mësimor në shkollat lokale bëhej në gjuhën ruse.
“Fshati jonë është më i vjetër se 200 vjet. Tani cdo gjë është e përzier, nuk ka dallim se kush je. Shumica e banorëve flasin tre gjuhë. Ne tani flasim gjuhën ukrainase, por dikur nuk kishim asnjë shkollë ukrainase. Këtë gjuhë e mësova vet”.