fbpx
Mars 11, 2022

We are hiring: Project Coordinator

Nga Germin-2290 Shikime-Asnjë koment

Organizata: OJQ Germin (www.germin.org)

Pozita: Koordinator Projekti

Afati i Aplikimit: 20 Mars, 2022

Data e preferuar e fillimit: 31 Mars, 2022

Prapavija: Ne po kërkojmë dikë me përvojë të dëshmuar në menaxhimin e projektit, të menduarit kritik, aftësi analitike dhe përvojë në përdorimin e teknologjisë për zhvillim. Përvoja me diasporën dhe komunitetet e migrantëve do të vlerësohej shumë. Kjo pozitë do të zgjasë një vit, me mundësi vazhdimi.

GERMIN është organizatë joqeveritare, parimet dhe idealet thelbësore të së cilës bazohen në besimin se diaspora shqiptare duhet të luajë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve të Ballkanit ku jetojnë shqiptarët. Vizioni i GERMIN është të udhëheqë inovacionin social që fuqizon komunitetet jashtë dhe brenda vendit për të bashkë-krijuar të ardhmen e vendlindjeve tona. GERMIN parashikohet si një qendër e diasporës, ku sipërmarrësit, inovatorët, donatorët, filantropët dhe lidhësit gjejnë vendin dhe mënyrat e tyre për të punuar së bashku.

Detyrat dhe Përgjegjësitë: Koordinatori i Projektit do të punojë drejtpërdrejt në aktivitetet e mëposhtme gjatë gjithë mandatit të tij/saj në GERMIN:

  • Koordinimi i burimeve të brendshme dhe palëve të treta për ekzekutimin e përsosur të projektit Aksioni Komunal për Riintegrim dhe Diasporë (AKRD), angazhimin e diasporës në veçanti;
  • Sigurimi i angazhimit të duhur të komuniteteve të diasporës në të gjithë komponentët e projektit;
  • Koordinimi me donatorin, partnerët dhe palët e tjera të interesuara, gjatë periudhës së projektit për të monitoruar dhe menaxhuar zhvillimin e zbatimit të projektit;
  • Punon me llogaritarin e projektit për të monitoruar fondet e projektit, duke siguruar që fondet të përdoren për qëllimet dhe aktivitetet e duhura, efikasitetin dhe transparencën;
  • Zhvillon një planprojekt të detajuar për të ndjekur zhvillimin;
  • Përdor teknika të duhura për të menaxhuar ndryshime në fushëveprimin e projektit, orarin, dhe shpenzimet;
  • Matë performancën e projektit duke përdorur sistemet e duhura, mjetet, dhe teknikat;
  • Raporton dhe përshkallëzon tek menaxhmenti sipas nevojave;
  • Menaxhon lidhjen me të gjitha palët;
  • Kryen menaxhimin e rrezikut për të minimizuar rreziqet e projektit;
  • Vendos dhe mban lidhjet me palët e treta;
  • Krijon dhe mirëmban dokumentacion gjithëpërfshirës të projektit;

Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar: 

  • Diplomë universitare në shkenca sociale, ose një fushë që lidhet me punën tonë organizative, mundësisht ekonomi dhe/ose menaxhim.
  • Aftësi të shkëlqyera të të shkruarit dhe komunikimit në shqip dhe anglisht; gjuha gjermane do të ishte e preferueshme.
  • Eksperiencë pune si menaxher projekti për të paktën tre (3) vjet.
  • Të jetë i/e motivuar dhe të ketë aftësi të mira të punës në grup.

Projekti AKRD (Aksioni Komunal për Riintegrim dhe Diasporë) synon të adresojë sfidat e përkeqësuara nga pandemia COVID-19 për personat e riatdhesuar. Projekti synon të përmirësojë koordinimin ndërmjet palëve të shumta për të adresuar nevojat themelore dhe afatgjata të njerëzve që kthehen dhe integrohen. Në të njëjtën kohë, dhe nën thjerrëzën e diasporës, projekti AKRD synon të shfrytëzojë potencialin e pashfrytëzuar të diasporës për ta parë emigracionin si diçka pozitive, që mund të kombinohet me investime dhe zhvillim ekonomik në komunitete gjithnjë e më tërheqëse në Kosovë.Projekti zbatohet nga Zyra e Caritas-it Zvicër - Kosovë, ndërsa GERMIN është partner implementues për angazhimin e diasporës.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese ne email tek [email protected] më së voni deri më 20 mars 2022. Gjatë dërgimit të aplikimit, ju lutemi cekni pozitën KOORDINATOR I PROJEKTIT tek ‘subject’. Gratë dhe burrat inkurajohen njëlloj të aplikojnë për këtë pozicion. Ju lutemi vini re se vetëm aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të njoftohen për një intervistë.