Menaxhere e Projekteve
Leonora Çerreti ka përfunduar studimet universitare në Rochester Institute of Technology në Prishtinë (A.U.K.) me fokus në Ekonomi, Menaxhim dhe një minor në Politikë Publike. Aktualisht është e regjistruar në programin Executive MBA në Central European University (CEU) në Vjenë. Ajo është gjithashtu e certifikuar në Lidership Menaxherial dhe Menaxhim Projektesh nga Instituti për Trajnim dhe Zhvillim i A.U.K.-së. Leonora ka mbi 7 vjet përvojë pune në pozita administrative dhe menaxheriale. Nga qershori 2020 deri në dhjetor 2021, ajo ka drejtuar Departamentin e Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit.
Her career started immediately after graduation as an operational manager at “Ҫuni” in Prizren.
Më pas, për dy vjet punoi në Institutin për Trajnim dhe Zhvillim të A.U.K.-së, fillimisht si Asistente për Programin e Lidershipit dhe Transformimit të USAID-it, konkretisht për komponentët PPDL dhe AUPP, dhe më vonë si Menaxhere Projekti për projektin RED-T të mbështetur nga USAID EMPOWER Private Sector dhe projektin TECHUP të mbështetur nga GIZ CETEP.
Ajo është bashkëthemeluese e biznesit Go Clean Auto Detailing në Prizren, në fushën e pastrimit profesional të automjeteve.
Bashke-krijojmë të ardhmen.
Njëherë GERMIN – gjithmonë GERMINALS.
Germin është një organizatë joqeveritare, e cila bazohet në parime dhe ideale që besojnë se diaspora shqiptare duhet të ketë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara – Germin 2014-2025