Zyrtare e Komunikimit
Donika Gashi përfundoi studimet bachelor në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës në vitin 2014. Karrierën e nisi në janar 2015 si gazetare, producente dhe bashkëprezantuese në Klan Kosova. Gjatë kohës në Klan Kosova, ajo ka realizuar më shumë se 400 emisione me tema të ndryshme shoqërore. Gjatë viteve si gazetare, ka përfituar nga shumë bursë brenda dhe jashtë Kosovës.
Nga janari deri në korrik 2021, Donika ishte një nga dy gazetarët e përzgjedhur nga Ballkani Perëndimor për bursën “Jiri Dienstbier Fellowship” në Radio Evropa e Lirë në Pragë.
Ajo vazhdon të ushtrojë profesionin e gazetares për disa media në Kosovë dhe së fundmi është përqendruar në shkrimin e temave që lidhen me barazinë gjinore. Në nëntor 2022, nisi një videocast/podcast me emrin TOK në Nacionale. Donika iu bashkua ekipit të GERMIN në janar 2022 në pozicionin e Zyrtares së Komunikimit.
Bashke-krijojmë të ardhmen.
Njëherë GERMIN – gjithmonë GERMINALS.
Germin është një organizatë joqeveritare, e cila bazohet në parime dhe ideale që besojnë se diaspora shqiptare duhet të ketë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara – Germin 2014-2025