fbpx
Maj 30, 2022

Të shtunën u mbyll Forumi i Bizneseve të Diasporës 2022

Nga Donika Gashi-1795 Shikime-Asnjë koment

Të shtunën u mbyllë Forumi i Bizneseve të Diasporës. Dyta e dytë e këtij forumi, ishte e dedikuar për vizita nëpër bizneset e Kosovës.

Dhjetëra përfaqësues nga bizneset e diasporës, vizituan biznese në Ferizaj, Gjakovë e Prizren.

Ndalesa e parë ishte në Ferizaj në kompaninë Daakon. Në këtë vizitë përfaqësuesit e bizneseve të diasporës, u pritën nga krerët e kësaj kompanie, të cilët treguan detaje nga projekti 20 milionësh. Kompania Daakon ka filluar të ndërtoj dy ndërtesa të mëdha në qendër të Ferizajt, ndërtim për të cilin u informuan në detaje, pjesëmarrësit e forumit.

Pas Ferizajt, përfaqësuesit e bizneseve të diasporës udhëtuan për në Gjakovë tek kompania Rronifer. Në rastin e vizitës është nënshkruar edhe një marrëveshje në mes të kësaj kompanie dhe kompanisë MTI me seli në Vjenë. Nga e shtuna Rronifer do të ketë mundësi që të eksportoj prodhimet edhe në Austri. Pronarët e Rronifer pritën përfaqësuesit e bizneseve me drekë me ushqime tradicionale nën shoqërimin e violinës.

Pas vizitës tek Rronifer, përfaqësuesit e bizneseve vizituan kompaninë Kobe në Gjakovë. Aty ata u informuan në detaje për procesin e prodhimit të drurit.

 

Përfaqësuesit e bizneseve më pas udhëtuan për në Prizren, tek kompania Vatër 1954. Edhe në këtë kompani u pritën nga përfaqësuesit kryesor ku kuptuan më hollësisht për prodhimin e dyerve dhe dritareve.

 

Ceremonia mbyllëse u organizua në Prizren, meqë rast përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi dhe bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, patën nga një fjalë rasti.

Ky forum u organizua nga GERMIN, USAID Kosovo – Compete Activity dhe Degët Evropiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.