fbpx
Nëntor 9, 2022

GERMIN organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën “Energjia, Ambienti dhe Diaspora e Kosovës”

Nga Germin-856 Shikime-Asnjë koment

GERMIN të mërkurën organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën “Energjia, Ambienti dhe Diaspora e Kosovës”. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm rreth 30 persona përfaqësues të organizatave joqeveritare, institucioneve dhe të diasporës të cilët ndanë ekspertizat/mendimet e tyre në lidhje me këto tema.

Bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, diskutoi për rekomandimet që profesionistët e diasporës i kanë bërë gjatë dy takimeve virtuale të realizuara javët e kaluara.

Blin Berdoniqi, Analist i Projektit për Tranzicionin e Gjelbër nga UNDP Kosovo, shpalosi detaje në lidhje me këtë projekt.
Paneli i parë për “Sfidat e Furnizimit me Energji të Kosovës” u moderua nga Dukagjin Bakija, Këshilltar për Infrastrukturë e Transport në GIZ. Në këtë panel folës kryesor ishin: Lulzim Syla – CEO, Elen Energy, Pranvera Dobruna – Profesioniste e Energjisë, Zanfina Kabashi – Agjente e shitjes në JAHA Solar si dhe Kreshnik Rama – Ekspert i Diasporës i angazhuar në Sustainable Leadership Kosova.

Thelbi i diskutimit në panelin e parë lidhej me kursimin e energjisë dhe energjinë e ripërtrishme, duke u potencuar që Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me rrjetin e bizneseve në diasporë, në mënyrë që të përfitohet me shumeprej tyre.

“Sfidat mjedisore: trajtimi i ndotësve përmes një agjende të gjelbër?” ishte tema e dytë që u moderua nga Fiona Bakija, Hulumtuese në INDEP. Folës të këtij paneli ishin: Lulzim Baumann – Ekspert i kthyer i diasporës për Ekonomi Qarkore, Fitore Pacolli – Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kuvendin e Kosovës si dhe Pëllumb Gjinolli, Profesionist Mjedisor dhe Social.

Në këtë panel u diskutua më në detaje se çfarë mund të bëjnë institucionet gjegjëse, organizatat joqeveritare dhe pjesëtarët e diasporës për një mjedis më të pastër. Folësit u shprehën që ligjet ekzistojnë por problemi qëndron tek implementimi i tyre.


Në fund, pjesëmarrësit patën mundësi që të diskutojnë dhe të bëjnë pyetje drejtuar ndaj panelistëve për temat përkatëse.