Gusht 9, 2024
Vend i lirë pune: Menaxher/e i Financave
Nga Germin-311 Shikime-Asnjë koment
OJQ: GERMIN
Pozita: Menaxher/e i/e Financave
Afati për aplikim: 18 Gusht 2024
Data e preferuar e fillimit: 02 Shtator 2024
Orari i punës në javë: 40
Vendi i punës: Prishtinë
Rreth GERMIN
GERMIN është një organizatë joqeveritare, parimet dhe idealet thelbësore të së cilës bazohen në bindjen se diaspora shqiptare duhet të luajë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve të Ballkanit ku jetojnë shqiptarët. Si një organizatë në rritje, menaxhimi i financave është një nga shtyllat kyçe për zbatimin e projekteve dhe programeve tona.
Përgjegjësitë dhe detyrat e Menaxherit/es së Financave
- Punon ngushtë me Drejtorin Ekzekutiv dhe Menaxherët e Projekteve për të siguruar menaxhimin efektiv financiar të përditshëm të projekteve dhe aktiviteteve.
- Zhvillon dhe menaxhon buxhetin vjetor të organizatës, parashikimet financiare dhe rrjedhën e parasë.
- Përgatit raporte të detajuara financiare për projektet përkatëse, duke përfshirë pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve, bilancet dhe pasqyrat e rrjedhës së parasë.
- Siguron përditësime të rregullta financiare për ekipin drejtues të organizatës dhe bordin e drejtorëve.
- Deklaron dhe kryen të gjitha pagesat dhe obligimet tatimore, përfshirë pagat dhe kompensimet për të gjithë të angazhuarit në GERMIN.
- Përgatit dhe merr pjesë në auditimet vjetore, duke siguruar që organizata të jetë në përputhje me të gjitha rregulloret dhe kërkesat financiare.
- Monitoron pajtueshmërinë me kërkesat e donatorëve, duke siguruar që të gjitha ofertat dhe afatet janë përmbushur.
- Siguron përditësime dhe raporte të rregullta për donatorët dhe partnerët sipas kontratave dhe marrëveshjeve.
- Siguron që të gjitha aktivitetet operacionale të kryhen sipas politikave organizative të GERMIN, rregulloreve financiare, dhe, në rastet e duhura, edhe sipas rregulloreve të donatorëve.
- Kujdeset për zbatimin e procedurave administrative dhe të prokurimit sipas standardeve ISO 9001:2000.
- Mirëmban dokumentet e rëndësishme të organizatës.
Kualifikimet dhe njohuritë:
- Diplomë Bachelor në Menaxhim Financiar, Kontabilitet, Administrim Biznesi Ndërkombëtar ose në një fushë të ngjashme. Preferohet Diplomë Master.
- Minimumi 7 vjet përvojë profesionale përkatëse në menaxhimin financiar. Preferohet përvojë në menaxhimin e aspekteve financiare të projekteve ndërkombëtare ose programeve të financuara nga organizatat ndërkombëtare.
- Aftësi në nivel eksperti në QuickBooks.
- Përvojë në analizimin e tendencave të buxhetit, monitorimin e niveleve të financimit nëpër llogari të shumta dhe ofrimin e analizave financiare të detajuara.
- Njohuri profesionale të gjuhës angleze, të folur dhe të shkruar.
- Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve, me një qasje proaktive për identifikimin dhe adresimin e çështjeve financiare.
- Preferohet të ketë njohuri të avancuara edhe në proceset administrative dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
- Aftësi të mira organizative dhe të punës në grup.
Çka ofrojmë ne:
- Mundësi për Rritje Profesionale: Ne ofrojmë mundësi të shumta për zhvillim dhe rritje profesionale, duke mbështetur të gjithë punonjësit të zgjerojnë aftësitë e tyre përmes programeve të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale, si dhe avancimit brenda organizatës.
- Mjedis Pune Përfshirës: Ne promovojmë një kulturë pune përfshirëse që vlerëson diversitetin, nxit mundësitë e barabarta dhe inkurajon bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të ekipit.
- Ndikim i Rëndësishëm: Koleget tanë kanë mundësinë të kontribuojnë në projekte dhe iniciativa të rëndësishme që synojnë të kenë një ndikim pozitiv në komunitetet tona.
- Paketa Konkurruese e Përfitimeve: Ne ofrojmë një paketë përfitimesh konkurruese, duke përfshirë sigurim shëndetësor, pagë konkurruese në sektor dhe përfitime të tjera për të mbështetur mirëqenien e punonjësve tanë.
SI TË APLIKONI
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, një letër motivimi dhe referenca nga puna e kaluar me email në [email protected] më së voni deri më 18 gusht 2024 (23:59).
Gratë dhe burrat inkurajohen njëlloj të aplikojnë për këtë pozicion. Kur të dërgoni aplikacionin, ju lutemi shënoni në subjekt pozitën: MENAXHER/E FINANCIAR/E.
Ju lutemi vini re se vetëm aplikantët që janë në listën e ngushtë do të njoftohen për një intervistë.