fbpx
Gusht 9, 2024

Mundësi Punësimi: Zyrtar/e për Komunikim

Nga Germin-360 Shikime-Asnjë koment

Pozita: Zyrtar/e për Komunikim
Afati i fundit për aplikim është 20 Gusht 2024
Data e preferuar e fillimit: 02 Shtator 2024 02 September 2024
Orari i Punës 40 orë në jave4
Lokacioni Prishtinë

Konteksti

GERMIN është një organizatë joqeveritare, parimet dhe idealet thelbësore të së cilës bazohen në besimin se diaspora shqiptare duhet të luajë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve të Ballkanit ku jetojnë shqiptarët. Ne kemi dhjetë vjet që përdorim teknologjinë dhe kanalet virtuale për të komunikuar dhe punuar me diasporën. Në këtë drejtim, kultivimi dhe ruajtja e kanaleve të komunikimit dhe përmirësimi i mëtejshëm i tyre.

Përgjegjësitë

Zyrtari/ja për Komunikim është përgjegjës/e për ekzekutimin e detyrave të ndryshme të komunikimit dhe marketingut. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Krijimi i përmbjatjes: Zhvilloni, shkruani dhe modifikoni materiale komunikimi me cilësi të lartë, të tilla si njoftimet për shtyp, postimet në blog, përmbledhjet e ngjarjeve, ftesat e ngjarjeve dhe përmbajtjet e mediave sociale.
  • Menaxhim i Rrjeteve Sociale Mbikëqyr dhe menaxhon kanalet e mediave sociale të GERMIN, duke siguruar përmbajtje tërheqëse dhe të qëndrueshme.
  • Planifikim Strategjik Kontribuoni në përmirësimin e strategjive të komunikimit dhe marketingut në organizatë, duke siguruar përafrim me vizionin dhe misionin e GERMIN.
  • Zhvillim i Fushatave: Ndihmoni në krijimin dhe menaxhimin e kampanjave të komunikimit, duke përfshirë mbledhjen e fondeve dhe iniciativat ndërgjegjësuese, duke u fokusuar në kreativitetin dhe ndikimin.
  • Menaxhim i Buletineve: Shkruani buletine mujore duke theksuar projektet dhe arritjet e vazhdueshme të GERMIN.
  • Përmbatje kreative për GAF: Krijoni përmbajtje tërheqëse për të mbështetur përpjekjet për mbledhjen e fondeve për Fondacionin Global Shqiptar (GAF).
  • Përmirësimi i markës/brendit: Ofroni ide të reja për të përmirësuar prezantimin e GERMIN, GAF dhe programit OriginAL.
  • Matja dhe vlerësimi: Ndjekt indikatorët e performancës dhe rezultateve, komunikimeve dhe përmbajtjes së mediave sociale për të analizuar ndikimin dhe efektivitetin e tyre.
  • Arkiva Digjitale: Ruan arkivat e mediave dixhitale, duke përfshirë foto dhe video, për të mbështetur përpjekjet e komunikimit.
  • Detyra Shtesë: Kryen detyra të tjera sipas nevojës, duke kontribuar në suksesin e përgjithshëm të organizatës.

Raportimi

Zyrtari/ja për Komunikim do t'i raportojë Bashkëdrejtorëve Ekzekutivë të GERMIN dhe Kryetarit të Fondacionit Global Shqiptar (GAF).

Kualifikimet dhe njohuritë:

  • Diplomë Bachelor në Komunikim, Gazetari ose një fushë të ngjashme (Master është një plus).
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi verbale dhe të shkruara në anglisht dhe shqip.
  • 5+ vite përvojë në fushën e komunikimit.
  • 2+ vite përvojë në role komunikimi me organizatat e shoqërisë civile.
  • Aftësi të avancuara kompjuterike, duke përfshirë aftësinë me Google Workspace dhe Microsoft Office.
  • Aftësia dhe përvoja për të zhvilluar dhe zbatuar fushata efektive të mediave sociale në përputhje me objektivat organizative.
  • Aftësi të larta pune në grup dhe aftësi komunikimi ndërpersonale.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe aftësi për të prioritizuar detyrat për të përmbushur afatet.
  • Njohja e Adobe Photoshop, InDesign, Canva dhe Illustrator është avantazh.

Çka ofrojmë ne

  • Mundësi për Rritje Profesionale: Ne ofrojmë mundësi të shumta për zhvillim dhe rritje profesionale, duke mbështetur të gjithë punonjësit të zgjerojnë aftësitë e tyre përmes programeve të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe pozitës së tyre brenda organizatës.
  • Mjedis Pune Përfshirës: Ne promovojmë një kulturë pune përfshirëse që vlerëson diversitetin, nxit mundësitë e barabarta dhe inkurajon bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të ekipit.
  • Ndikim i Rëndësishëm: Koleget tanë kanë mundësinë të kontribuojnë në projekte dhe iniciativa të rëndësishme që synojnë të kenë një ndikim pozitiv në komunitetet tona.
  • Paketa Konkurruese e Përfitimeve: Ne ofrojmë një paketë përfitimesh konkurruese, duke përfshirë sigurim shëndetësor, pagë konkurruese në sektor dhe përfitime të tjera për të mbështetur mirëqenien e punonjësve tanë.

Procesi i Aplikimit:
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-të dhe Letrat e tyre të Motivimit në adresën [email protected] deri më 20 gusht 2024. Ju lutemi përdorni rreshtin e temës "ZYRTAR/E PËR KOMUNIKIM".

Gratë dhe burrat inkurajohen njëlloj të aplikojnë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.