TREGIMI YNË
GERMIN fuqizon dhe bashkon shqiptarët globalisht duke shfrytëzuar burimet tona të përbashkëta për të mbështetur demokratizimin dhe zhvillimin e vendeve tona të amë. Qëllimi ynë është të shfrytëzojmë inovacionin, teknologjinë, rrjetet sociale dhe trashëgiminë e pasur kulturore të shqiptarëve për të frymëzuar dhe realizuar ndryshime të rëndësishme, si në atdheun tonë, ashtu edhe në mbarë botën. Fjala ‘Germin’ ka origjine latine dhe do te thote ‘të rritet, të lulëzojë’. Duke shfrytëzuar këtë kuptim, organizata jonë synon të vendosë një bazë të fortë mbi të cilën shqiptarët do të ndërtojnë muret e duhur për përmirësimin e atdheut të tyre.
MISSION & VISION
Misioni ynë është të shërbejmë si një urë e gjallë, dinamike që lidh shqiptarët anembanë botës për të frymëzuar lidership dhe inovacion, për të rritur përfshirjen dhe sipërmarrjen dhe për të lehtësuar dhe ndërtuar lidhje strategjike. Vizioni ynë është të krijojmë një diasporë shqiptare globalisht të lidhur dhe të fuqizuar, që kontribuon aktivisht në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe demokratik të vendeve të tyre të origjinës. Synojmë të ndërtojmë lidhje të forta dhe të qëndrueshme midis diasporës dhe komuniteteve lokale, duke nxitur përparim të qëndrueshëm dhe ndikim të rëndësishëm.
më shumë rreth Germin
Rrjeti jonë është vlerë e shtuar!
Bashke-krijojmë të ardhmen.
Ekipi ynë është i përbërë nga individë të angazhuar që punojnë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.
Nxitja e angazhimit të diasporës
Angazhimi global për ndryshim shoqëror
Bashke-krijojmë të ardhmen.
Rishikojmë së bashku të ardhmen tonë
Bashke-krijojmë të ardhmen.
Njëherë GERMIN – gjithmonë GERMINALS.