Avokimi & Diplomacia
Tryezë Diskutimi – Avokimi dhe Diplomacia Publike e Diasporës
Date: 24/12/2024
0 Views

GERMIN organizoi një tryezë diskutimi mbi “Avokimin dhe Diplomacinë Publike të Diasporës.”Panelistët ndanë se si përpjekjet e tyre kanë ngritur profilin ndërkombëtar të Kosovës, përmirësuar marrëdhëniet diplomatike dhe kontribuar në zhvillimin e iniciativave sociale dhe ekonomike.

 

Diskutimi shqyrtoi kontributet në diplomacinë digjiitale, avokimin në nivelin e bazës dhe promovimin e kulturës, duke theksuar rolin e rëndësishëm të profesionistëve të diasporës në krijimin e lidhjeve dhe forcimin e marrëdhënieve globale.

 

 

Behar Xharra, Bashkëthemelues i GERMIN, filloi fjalën e tij të hapjes duke ndarë frymëzimin pas krijimit të GERMIN. Ai e përshkroi atë si një farë që fillimisht shfrytëzoi internetin si një platformë për diplomacinë digjitale.

 

Blerinë Ukshini, Menaxhere e Projekteve në GERMIN, prezantoi arritjet dhe rezultatet e projektit “Diaspora për Zhvillimin e Politikave,” mbështetur nga projekti rajonal Smart Balkans. Ajo theksoi se të gjitha aktivitetet kishin si qëllim kryesor përmirësimin e proceseve të hartimit të politikave në Kosovë duke optimizuar kontributet e diasporës.

 

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndau përvojat e saj brenda Federatës, duke u fokusuar te kompeticionet ndërkombëtare, zhvillimin e diplomacisë sportive dhe balancën gjinore në Federatë.

 

Vartan Marashlyan, Drejtor Ekzekutiv i Repat Armenia, ndau shembuj nga diaspora armenase, duke adresuar sfidat e ndryshme që përballen vendet si Armenia dhe Kosova. Ai theksoi rëndësinë e vendosjes së objektivave ambicioze me synime praktike.

 

Ariana Krasniqi, nga Programi i Diplomacisë Civile, një vajze e lindur në Gjermani dhe e rritur në Danimarkë, ndau përvojën e saj dhe qëllimin për t’u kthyer në vendin e saj të origjinës dhe për të kontribuar në diplomacinë civile.

 

Bahri Cani, Moderator nga Deutsche Welle, Gjermani, ndau perspektivën e tij për kategorizimin e diasporës në tre aspekte: vala e parë, që migroi për arsye ekonomike; vala e dytë, që migroi për arsye politike; dhe vala e tretë, që migroi për arsye arsimore.

 

Avni Mustafaj, Bashkëkryetar i Bordit të GERMIN, SHBA, theksoi rëndësinë e diplomacisë civile, duke filluar nga niveli individual dhe duke u zgjeruar në komunitete më të mëdha për të arritur qëllime të përbashkëta. Ai ndau disa shembuj avokimi, duke përfshirë përpjekjet për të takuar liderë dhe për të komunikuar mesazhe të qarta mbi objektivat. Ai theksoi aftësinë për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë që të tjerët të dëgjojnë kërkesat tona.

 

 

Tryeza e diskutimit theksoi rëndësinë e përpjekjeve të organizuara të avokimit, angazhimit dixhital dhe iniciativave kulturore në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe ndikimin e saj global.

 

Ky diskutim u realizua me mbështetje nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor,” zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), me mbështetje financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA). Diskutimet gjatë kësaj tryeze janë përgjegjësi e vetme e GERMIN si zbatues i projektit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Latest, Avokimi & Diplomacia
Përfshirja dhe fuqizimi i Grave të Diasporës: Prioritete dhe Mundësi
Germin publikon analizën e re të politikave, e cila trajton rolin dhe kontributin e grave shqiptare në diasporë, sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë për fuqizimin e tyre. Kjo analizë ofron rekomandime për përmirësimin e politikave dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të grave në zhvillimin ekonomik, social dhe politik, si në vendet ku jetojnë, ashtu edhe në vendet e origjinës.   Për të lexuar dhe shkarkuar analizën e plotë, kliko KËTU
Date: 29/01/2025
0 Views