fbpx
Nëntor 2, 2023

Thirrje për shprehje të interesit: Ekspert/e për angazhim të diasporës

Nga Germin-563 Shikime-Asnjë koment

GERMIN është duke implementuar projektin “Angazhimi i Diasporës për Avancimin e Politikbërjes në Kosovë” me mbështetje të Smart Ballkans. Qëllimi parësor i këtij projekti është përmirësimi i proceseve politikë-bërëse në Kosovë, përmes optimizimit të kontributeve të diasporës. Një nga aktivitetet e planifikuara është angazhimi i ekspertëve për angazhimin e diasporës për përmirësimin e kapacitetit të institucioneve politikëbërëse në Kosovë për të krijuar dhe zbatuar politika efektive në funksion të qytetarëve.

Eksperti/ja për angazhim të diasporës do të ofrojë njohuri dhe udhëzime të vlefshme gjatë gjithë fazave të zbatimit të projektit, duke siguruar që projekti të angazhojë në mënyrë efektive komunitetin e diasporës dhe të adresojë nevojat dhe interesat e tyre.

Germin u bën thirrje të gjithë individëve të interesuar që të paraqesin propozimet e tyre për shprehje të interesit si ekspert/e për angazhim të diasporës.

Terms of Reference, dokumentet e kërkuara dhe procedurën e aplikimit mund t’i gjeni KËTU.

Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në [email protected] - me titullin: "Shprehje të interesit: Ekspert/e për angazhim të diasporës"dhe afati i fundit për aplikim është 17 dhjetor 2023, ora 23:59 (CET).).

Kjo thirrje është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e kësaj thirrje është përgjegjësi vetëm e GERMIN si zbatues i projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

#SMARTBalkansProject #SupportedbyNorway