fbpx

Data e fillimit: Gusht 2021
Data e mbarimit: Korrik 2023

Donator: USAID Kosovo Compete Activity

GERMIN synon të arrijë dhe të ngrisë komunitetet dhe kategoritë më të pafavorizuara të shoqërisë përmes projekteve të ndryshme. Përkundër progresit në vitet e fundit në Kosovë, gratë ende kanë nevojë për mbështetje në punësim, biznes dhe avancim në karrierë, sepse ato shpesh mbeten prapa homologëve të tyre burra pavarësisht aftësive. GERMIN zbaton projektin “Diaspora për Gratë Sipërmarrëse” për të adresuar këtë çështje, duke fuqizuar kapacitetet e grave ndërmarrëse në Kosovë për të bërë biznes.

Për të adresuar këtë problematikë, GERMIN është duke e zbatuar projektin “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”. Me mbështetjen e USAID Kosovo Compete Activity, ky projekt u ofron grave ndërmarrëse në Kosovë të kenë trajnime dhe mentorime nga mentorë të diasporës. Këto mundësi ndihmojnë që të fuqizohen më shumë gratë për avancim në karrierë.

Objektivi i projektit është përmirësimi i pozitës së grave në biznes, që kanë në fokus eksportin. Strategjitë si mentorimi dhe mentorimi nga profesionistë me përvojë nga diaspora, mundësitë e rrjetëzimit përmes takimeve B2B si dhe pjesëmarrja në konferenca, ndihmon që të arrihet ky objektiv. Rezultati do të jetë aksesi më i madh në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare për këto biznese.

Në kohortën e parë të projektit kanë qenë 20 gra ndërmarrëse nga Kosova që janë mentoruar nga 10 mentorë nga diaspora. Në kohortën e dytë 22 gra ndërmarrëse janë duke u mentoruar nga 10 mentorë të tjerë nga diaspora.