Në përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve dhe duke theksuar rolin e Diasporës Shqiptare në SH.B.A., në 18 Dhjetor, GERMIN në bashkëpunim me Bankën Botërore Shqipëri organizuan takimin virtual: Remitancat - një faktor për zhvillim. Kjo ngjarje bashkoi anëtarët e diasporës shqiptaro-amerikane dhe aktorët kryesore të cilët kanë të lidhje me remitancat në Shqipëri.
Z. Mahesh Uttamchandani, Menaxheri i Praktikës për Përfshirjen Financiare, Infrastrukturën & Aksesin në Financë, Konkurrencën dhe Praktikën Globale të Inovacionit në Grupin e Bankës Botërore hapi diskutimin duke theksuar rolin e diasporës në ndikimin socio-ekonomik dhe promovimin të mundësive dhe njohurive për vendet e origjinës. Z. Uttamchandani theksoi rëndësinë e dërgesave të parave në Shqipëri, të cilat vlerësohet të jenë rreth $ 1.4 miliardë dollarë, duke llogaritur afër 10% të PBB-së që përbën hyrjen më të madhe në ekonominë shqiptare, duke lënë pas investimet e huaja direkte dhe eksportet. Për më tepër, ai theksoi rëndësinë e remitancave gjatë pandemisë, ndërsa përmendi se remitancat pritet të bien me 7.5% të tjera në 2021, krahas uljes prej 7.2% në 2020.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko, i cili theksoi që "Ministria e Diasporës do të punojë në tre përparësi kryesore, duke identifikuar praktikat më të mira për të kanalizuar remitancat përmes kanaleve zyrtare, duke zgjeruar mundësitë për të dërguar dhe marrë remitanca për të ulur kostot dhe për t'i bërë transaksionet më efikase, dhe duke lehtësuar remitancat si një hyrje në përfshirjen financiare"
Sihana Bejtullahu, Bashkë-Drejtore e Germin mirëpriti të gjithë të pranishmit duke nënvizuar rëndësinë dhe sfondin historik të Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve. “Sot është një ditë e rëndësishme veçanërisht për ne, duke marrë parasysh numrin e madh dhe në rritje të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në diasporë. Pavarësisht se larg vendlindjes ose vendit të origjinës, Diaspora shqiptare vazhdon të ketë lidhje të ngushta me atdheun. Një aspekt i rëndësishëm në këtë drejtim është numri i dërgesave që ata dërgojnë në shtëpi çdo ditë. ”- tha zonja Bejtullahu.
Anëtarët e diasporës shqiptaro-amerikane patën një mundësi për të bashkëbiseduar me Z. Enio Jaço, President, President i Dhomës Amerikane e Tregtisë në Shqipëri; Znj. Argita Frashëri, Drejtore e Departamentit të Statistikave, Banka e Shqipërisë; Z. Mark Kosmo, Kryetar, Fondacioni Global Shqiptar & Germin dhe përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për Diasporën.
GERMIN në bashkëpunim me Bankën Botërore po organizon një seri eventesh me Diasporën Shqiptare në të gjithë botën dhe ekspertë të sektorit financiar në Shqipëri për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në lidhje me remitancat, si një katalizator i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.
Eventi është zhvilluar në kontekstin e Project Greenback, përbërësi i edukimit financiar të Programit të Remitancave dhe Pagesave (RPP), financuar nga Sekretariati Zviceran i Çështjeve Ekonomike (SECO) dhe implementuar nga Banka Botërore në partneritet me Bankën e Shqipërisë.